">Qyteti i Ndaluar shfaq ambjente të tjera për publikun<IMG border=0 align=absMiddle src=" /mmsource/images/2004/06/29/litsen1.gif">
Qyteti i Ndaluar shfaq ambjente të tjera për publikun
  2015-03-12 15:45:44

Pallati i Muzeut në Pekin, i njohur si Qyteti Ndaluar, do të hapë më shumë ambjente për turistët gjatë këtij viti, përfshirë dhe 18 ekspozita të reja, në përvjetorin e 90-të të tij.Sipas kuratorit të muzeut Shan Jixiang më shumë se 80% e relikteve do të ekspozohen për herë të parë për publikun. Mësohet se do të vendoset një ekran i përhershëm në muret e jashtme të mzeut i cili do të shfaqë pamje të brendëshme të tij edhe kur ambjetet do të jenë të mbyllura. Ekrani, që do të vendoset në kullën lindore të godinës madhështore të muzeut do të përurohet në tetor.

Ekspozita të përhershme apo të përkohëshme do të hapen në fushën e pikturës, kaligrafisë, punimeve prej bronxi, jade, porcelani, në arkitekturë dhe dizenjim, i fotove të vjetra të muzeut, të gjitha të ruajtura si relikte kulturore.

I ndodhur në zemër të kryeqytetit kinez, Pekin, Qyteti i ndaluar ka qenë qendra më e rëndësishme rezidenciale e perandorëve të Kinës nga viti 1420 deri më 1911 dhe vizitohet çdo vit nga mbi 15 milion njerëz.

Mbi 180 milionë relikte kulturore janë të rregjistruara në koleksionin e muzeut.

Sipas kuratorit të muzeut Shan, 65 % e ambjenteve të pallatit do të hapen këtë vit për publikun, ndërkohë që deri tani vizitorët mund të shihnin vetëm 52 % të tij. Ambjentet e reja përfshijnë seksionin perëndimor, ku banonin konkubinat gjatë sundimit perandorak.Pikërisht këto ambjente do të hapen për herë të parë këtë vit për publikun. Kopshti i Pallatit të Mëshirës dhe Qetësisë , ku jetonin perandoreshat është një nga 4 kopshtet e mëdha të Pallatit të Muzeut dhe do të hapet për vizitorët që në muajin gusht.

Anëtarë të stafit të muzeut kanë deklaruar për agjencinë kineze të lajmeve se rreth 400 relikte kulturore do të ekspozohen në Pallatin e Mëshirës dhe të Qetësisë. Tashmë janë marrë të gjitha masat për monitorimin e temperaturës dhe të lagështisë në ambjentet e brendshme të muzeut për të siguruar mbrojtjen sa më cilësore të tyre.

Me synim tërheqjen e një numri sa më të madh vizitorësh në Qytetin e Ndaluar që nda dhjetori i vitit të kaluar janë ulur çmimet e disa biletave hyrëse dhe kjo do të vazhdojë deri në prill të këtij viti.

Ndërkohë është parashikuar hyrja e lirë për rreth 5 mijë mësues, studentë, ushtarë dhe policë, ndërsa më 4 mars muzeun mund ta vizitonin pa pagesë mjekët dhe infermierët. Bileta për të rriturit kushton 60 yuan (9.78 USD) në pikun e sezonit që është nga prilli deri në nëntor dhe 40 yuan në periudhën jashtë sezonit. Në shkurt të këtij viti Pallati i Muzeut publikoi një aplikim në iphone ku ekspozoheshin disa nga koleksionet e lashta të tij.

Të gjitha këto promovime të njërit prej muzeve më të famshëm dhe më të mëdhenj të botës kryhen për njohjen e mëtejshme të tij nga publiku i gjerë vendës dhe i huaj. Mirëadministrimi i Pallatit të Muzeut por dhe përdorimi i teknologjisë së avancuar e ka bërë atë mjaft të njohur jo vetëm gjatë vizitave në ambjentet e shumta dhe të jashtëzakonëshme, por edhe virtualisht, nëpërmjet aplikimit online. Ekrani i madh në muret e jashtme të tij është një tjetër gjetje për të tërhequr sa më shumë vizitorë. (Eda Merepeza)