"> "Një brez, një rrugë", shanse të reja bashkëpunimi Kinë-Shqipëri<IMG border=0 align=absMiddle src=" /mmsource/images/2004/06/29/litsen1.gif">
"Një brez, një rrugë", shanse të reja bashkëpunimi Kinë-Shqipëri
  2015-03-11 17:06:04

Përparimi i nismës "Një brez, një rrugë" do të jetë fokusi i diplamacisë së Pekinit për vitin 2015, sipas ministrit të Jashtëm të Kinës, Wang Yi. Nisma është një propozim i presidentit Xi Jinping bërë në shtator dhe tetor të vitit 2013. Emërtimi i plotë i nismës është "Brez ekonomik i Rrugës së Mëndafshit" dhe "Rruga Detare e Mëndafshit e shekullit të 21-të". Kjo strategji thekson se vendet që preken nga gjurma e këtij projekti, duhet të krijojnë një "trup të përbashkët interesash" me përfitime të ndërsjella me qëllim zhvillimin e përbashkët.

Strategjia i referohet Rrugës së Lashtë të Mëndafshit. Para mbi 2000 vjetësh, popujt e vendeve të ndryshme filluan të zhvillojnë shkëmbime ekonomiko tregtare nëpërmjet dy rrugëve të mëndafshit, asaj tokësore dhe detare. Këto dy rrugë u sollën vendeve që prekeshin nga rruga, jo vetëm mëndafsh, çaj, porcelan etj., nga Kina, por shërbyen për përhapjen e qytetërimeve e miqësisë midis popujve të vendeve të ndryshme.

Ndërtimi i "Një brezi e një rruge" ka treguar se fuqizimi i Kinës nuk dëmton interesat e vendeve të tjera, por përkundrazi Kina ka aftësi t'i ndihmojë vendet e tjera të zhvillohen bashkërisht.

Propozimet e Kinës morën një përgjigje pozitive nga Shqipëria, vendi i cili ka një dalje strategjike në Detin Mesdhe dhe është pjesë e brezit të rrugës së mëndafshit.

Ish-zv-ministri i Jashtëm i Shqipërisë Alqi Puli, u shpreh në Pekin në konferencën e tretë të bashkërendimit të bashkëpunimit midis Kinës dhe vendeve të Europës Qendrore e Lindore, se Shqipëria dëshiron të zhvillojë bashkëpunimin me Kinën dhe të luajë rol pozitiv në kuadër të nismës "një brez, një rrugë".

"Shqipëria ishte një pjesë e Rrugës së Lashtë të Mëndafshit. Për Kinën, Europa Qendrore e Lindore dhe Europë Jugore, mendoj së se kjo strategji ka rëndë për bashkëpunimin eonomiko-tregtare."

Edhe para strategjisë "një brez, një rrugë", sistemi i bashkëpunimit midis Kinës dhe Europës Qendrore e Lindore ka luajtur një rol të rëndësishëm.

Në prillin e vitit 2012, Takimi i parë i udhëheqësve të Kinës dhe të vendeve të Europës Qendre e Lindore u zhvillua në Varshavë. Takimi parashtroi një perspektivë të re për të ardhmen e bashkëpunimit midis Kinës dhe 16 vendeve.

Kryeministri i atëkohshëm kinez Wen Jiabao paraqiti 12 masa mbi nxitjen e bashkëpunimit dhe katër propozime për përparimin e marrëdhënieve midis Kinës këtyre vendeve të Europës Qendrore e Lindore.

Në nëntorin e vitin 2013, u zhvillua në Bukuresht takimi i dytë i udhëheqësve të Kinës dhe të vendeve të Evropës Qendrore e Lindore, ku mori pjesë dhe kryeministri kinez Li Keqiang. Pas takimit u publikua "Programi i Bukureshtit" mbi bashkëpunimi midis Kinës dhe vendeve të Europës Qendrore e Lindore".

Sipas këtij programi, çdo vit do të zhvillohet një takim midis udhëheqësve, ku dp të rishikohen rezultatet e arritura dhe planifikohet drejtimi i bashkëpunimit. Në dhjetorin e vitit 2014, kryeministri Li mori pjesë në Takimin e tretë të udhëheqësve dhe paraqiti pesë propozime mbi thellimin dhe nxitjen e bashkëpunimit. Pas takimit u publikua "Programi i Beogradit".

Që nga takimi i parë, vëllimi tregtar midis Kinës e 16 vendeve u rrit dhe aktivitetet e shkëmbimeve në fusha të ndryshme u shpeshtuan.

Në vitin 2014, kur mori pjesë në panairin e e investimeve dhe të tregtisë, ministri i Ekonomisë i Shqipërisë Arben Ahmandaj u shpreh se vitet e fundit, tregtia midis Kinës e Shqipëri ka ruajtur një rritje të qëndrueshme. Sipas prirjes së tanishme, tregtia dypalëshe ka ende hapësirë të madhe zhvillimi.

"Metoda e zhvillimit ekonomik është interesante, mund të marrim eksperienca nga shumë fusha, si ajo e krijimit të risive dhe shkencës."

Në këtë fushë, Shqipëria brenda sistemit të bashkëpunimit midis Kinës dhe vendeve të Europës Qendror e Lindore arriti disa marrëveshje me palën kineze në fusha të ndryshme.

Ish-zv-ministri i Jashtëm i Shqipërisë që përgjigjej për marrëdhëniet me Kinën, Alqi Puli:

"Shqipëria nënshkroi marrëveshje strategjike të bashkëpunimit me Kinën në fushën e krijimit të të risive, shkencës, kulturës, arsimit të lartë dhe ekonomike."

Shqipëria që laget nga Deti Mesdhe dhe është pjesë e brezit të Rrugës së Mëndafshit, ka mundësi të ketë një zhvillim të qëndrueshëm.

Kryeministri shqiptar Edi Rama tha se mirëprit investuesit e huaj të vijnë në Shqipëri. Nëse investuesi do të hapë 500 vende pune, do të përfitojë nga politikat e favorshme të qeverisë shqiptare.

Analisti shqiptar Artan Hoxha thekson se Shqipëria ka pasur zhvillim të dukshëm pasi investimet e huaja janë cilësore, nëdër të cilat investimet kineze kanë tërhequr shqiptarët.

Hoxha thotë se nisma strategjike e Kinës "Një brez, një rrugë" është e madhe. Shqipëria, sipas tij, duhet të lidhë këtë strategji me karakteristikat e veta dhe të zhvillohet në bashkëpunim me Kinën duke ofruar një platformë të suksesshme përfitimi.

"Kjo do të thotë që, krahas forcave natyrore të tregut, pra të interesit tregtar dhe sipërmarrës, ka mbrapa edhe një program qeveritar, i cili do të lehtësojë kostot e transaksionit dhe do të financojë nxitjen e rritjes së raporteve tregtare dhe të partneritetit biznes me biznes ndërmjet sipërmarrjeve dhe sipërmarrjeve të të gjitha këtyre vendeve, përfshi edhe Shqipërinë. Unë e quaj këtë një program me interes, pozitiv dhe me përfitime të ndërsjella për të gjitha palët."

Projekti i Rrugës së Arbrit është pika më tërheqëse e bashkëpunimit dypalësh. Kjo rrugë nga porti i Durrës deri në Maqedoni që është kanali i shpejtë i transportit nga deti në tokë. Ndërtimi i rrugës do të nxitë zhvillimin ekonomik të zonave malore të Shqipërisë dhe luan rol të rëndësishëm për Shqipërinë.

Dhënia me koncesion e ndërtimit të kësaj arterieje rrugore të Shqipërisë, pritet të miratohet në parlamentin e Shqipërisë. Ky projekt zhvillohet sipas kornizës së bashkëpunimit strategjik "Një brez, një rrugë".

Raporti i punës i qeverisë kineze i paraqitur nga kryeministri Li Keqiang inkurajon kompanitë të marrin pjesë në ndërtimin e infrastrukturës jashtë vendit.

Ndërtimi sa më shpejt i Rrugës së Arbrit do të japë frytet e parë të nismës "një brez, një rrugë". (Çang Çuo)