">Kinezi që ëndërron Planetin Mars<IMG border=0 align=absMiddle src=" /mmsource/images/2004/06/29/litsen1.gif">
Kinezi që ëndërron Planetin Mars
  2015-03-09 16:03:36

"Babi të lutem mos shko në Mars! ", me këtë lutje i drejtohej Li Dapengut djali i tij 5 vjeçar. Vogëlushi e mësoi nga e ëma se babi i tij Li ishte përzgjedhur ndër 100 finalistët nga 200 mijë aplikues nga e gjithë bota për të marrë pjesë në një mission në planetin Mars.

Projekti "Mars One" është ideuar nga një fondacion jofitimprurës hollandez, i cili synon krijimin e jetës në planetin e kuq. Në prill të vitit 2013, Programi i përzgjedhjes së astronautëve publikoi online formularin e aplikimit, ku mund të merrnin pjesë qytetarë nga të gjitha vendet e botës, ndërsa procesi i përzgjedhjes së tyre do të zgjaste 2 vjet. Sipas projektit grupi i pare i vizitorëve të planetit Mars do të nisej në mars të vitit 2024. Kinezi 33 vjeçar Li është me profesion teknik pyjesh dhe punon në një zyrë pyjore në qytetin Handan, të provincës Hebei . Atij ju duk sikur fitoi llotarinë kur mësoi se ai dhe Lin Xiaoxia, një grua nga Shantou, i provincës Guangdong ishin të vetmit kandidatë të përzgjedhur nga Kina për projektin e Marsit.

Kur u mësua lajmi shumë njerëz u interesuan për Liun dhe reporterët nisën ta kërkonin me këmbëngulje tu jepte intervista. Pavarësisht zërave dyshues dhe pakënaqësisë së anëtarëve të familjes, Liu është i vendosur të realizojë qëllimin e tij pasi mendon se "fati i njeriut është të sundojë oqeanet dhe yjet."

Liu mendon se qytetet e sotme janë të ndotura dhe kjo e vështirëson jetën në planetin Tokë. Për këtë arsye ai dëshiron të largohet dhe të gjejë diku në hapësirë qetësi për shpirtin e tij. Madje kinezi Liu e quan këtë nismë të tij si një heroizëm romantic.

Ëndrra për Planetin e Kuq

Kush është Liu që pa asnjë mëdyshje ka shprehur dëshirën për të marrë pjesë në këtë program hapësinor ?

Ai e ka kaluar fëmijërinë në fshatin Xingtai, të provincës Hebei, ku ndoshta netëve duke soditur yjet në qiell ka ëndërruar që kur të rritej të jetonte diku në hapësirën kozmike. Ai ka paguar 11 dollarë për regjistrimin në këtë program si dhe i është dorëzuar një video dhe një artikull aplikimi. Ai e lidh anëtarësimin e tij në listen e të përzgjedhurve për të udhëtuar drejt Planetit Mars entuziazmit të tij si njeri dhe përkushtimit.

Për realizimin e intervistës 10 minutëshe online Liu printoi një material prej 40 faqesh që e përgatiti në anglisht, gjuhë të cilën ai nuk e flet rrjedhshëm. Pas nënshkrimit të aplikimit për projektin e Marsit, Liu ka lexuar në kinezisht dhe anglisht 33 libra akademikësh por dhe artistikë lidhur me Planetin e Kuq.

Pas diplomimit në Universitetin Bujqësor të Kinës në vitin 2005, Liu nisi karrierën e tij në fushën e promovimit teknologjik, që përfshinte dhe asistencën e kurset e trajnimit të fermerëve vendës.

Me një punë me kohë të plotë dhe një apartament banimi prej 100 metra katrorë dhe makinë si dhe një familje të bukur, jeta e Liut duket mjaft e realizuar. Në përditshmërinë e Liut është orari i punës në ndërmarrje, kthimi në shtëpi dhe marrja e djalit nga kopshti.

Por Liu sheh në ëndrrat e tij më të bukura Planetin e Kuq dhe një pjesë të madhe të kohës së lirë e kalon duke ndjekur online informacione mbi të. Si shumë të tjerë ai është shumë i pasionuar pas filmave fantastiko-shkencorë madje dhe i "The Three-Body Problem", i nominuar së fundmi për Çmimin Nebula. Li mendon se një nga arsyet e tërheqjes së tij nga historia e udhëtimit në Mars është ajo e "etheve astronomike" që kanë zaptuar kohët e fundit kinezët.

Madje Liut i pëlqen të krahasohet me Spock-un, qënien gjysmënjeri dhe gjysmëvullkan që është oficer i pare i filmit të tij të preferuar hollivudian Star Trek. Sipas Liut ky personazh i fantazisë shkencore është jashtëzakonisht intelektual dhe racional dhe i pëlqen të ketë diçka të përbashkët me të.

Biletë me një drejtim

Sipas projektit "Mars One", ekipi që do të shkojë në planetin Mars nuk do të kthehet më në Tokë. Liu është përballur me pyetjet e të tjerëve se çfarë do të ndodhë nëse anija kozmike do të shpërthejë, apo përse ka zgjedhur të vdesë në një planet tjetër. Në pikpamjen e Liut zbulimii të fshehtave të hapësirës ka rëndësi të veçantë. Ai është shprehur për mediet se duke qenë një ateist ai është i bindur se herët a vonë do të vdesë.Eksplorimi i hapësirës kozmike bart rreziqe, por edhe jeta reale në Tokë bart rreziqe që nuk mund të shmangen. Li ndodhet në dilemën midis nisjes për në Mars apo jo. Dëshira e tij e madhe është të vizitojë Marsin dhe nuk do ta humbasë një shans të tillë, pork ur mendon se familja e tij është kundër ai mund të ndryshojë qëndrim.

Nëna 63 vjeçare e Liut kur mësoi për këtë ide të djalit të saj dhe nën presionin e opinionit të përgjithshëm, u shqetësua pa masë. Ajo mendoi se nëse Li do të shkonte në Mars ajo nuk do ta shihte më kurrë dhe do të humbte birin e saj. Bashkëshortja e Liut, mësuese matematike në një shkollë të mesme ka deklaruar për mediet vendëse se ajo e mbështet punën kërkimore të të shoqit por kurrë nuk do të pranonte që ai të shkonte përgjithmonë në planetin mars. I vetmi person që mbështet Liun në këtë nismë të rrallë është xhaxhai i tij i cili i ka thënë shko dhe përpiqu të bësh më të mirën. Dëshira e Liut për të vizituar planetin Mars përballet me kundështimin e njerëzve të tij më të afërt dhe më të dashur.

I lindur në vitin 1980 Liu është një njeri me shpirt të lire por ai e vlerëson shumë Konfucin dhe veprën e tij. Shpesh Liu kujton një nga citatet e filozofit të madh kinez, sipas të cilit " Kur ke prindër nuk mund të largohesh shumë prej tyre." Kjo thënie e Konfucit bie në kundërshtim me dëshirën e Liut për të udhëtuar 55 milion kilometra larg familjes së tij.

Fantazia dhe realiteti

Projekti holandez për udhëtimin drejt Planetit mars është bërë i njohur në Kinë që në vitin 2013. Ky projekt synon dërgimin e njerëzve nga Toka në planetin e kuq në vitin 2024, më herët se sa plani i NASA-s për dërgimin e mundshëm të njerëzve në këtë planet. Në përgjigje të dyshimeve Li thotë se është shumë e vështirë, gati e pamundur. Duket sikur po shkruan nje skenë fantastiko shkencore me veprime konkrete. Të duket si një reality show." Li ka mësuar se këtë vit 100 kandidatët e përzgjedhur do të reduktohen në 24, por ai nuk është njoftuar për kriteret e seleksionimit të kandidatëve për të fluturuar drejt Marsit.

Li dëshiron të jetë i përgatitur edhe fizikisht. Ai ka shtuar leximin e artikujve për planetin e kuq dhe gjithçka ndodh gjatë njo udhëtimi dhe qëndrimi atje. Por përgatitja e Liut nuk mbetet me kaq, pasi është mjaft aktiv në mediat sociale duke komentuar dhe duke shprehur mendimet e tij lidhur me udhëtimin në Mars. Liu thote se Toka është djepi ynë, por nuk mund të qëndrojmë këtu përjetësisht. (Eda Merepeza)