">Këshilla për diabetikët në dimër<IMG border=0 align=absMiddle src=" /mmsource/images/2004/06/29/litsen1.gif">
Këshilla për diabetikët në dimër
  2015-03-06 17:00:55

Kur vjen dimri dhe temperaturat bien, diabetikët mund të provojnë luhatje më të shpeshta të shëndetit të tyre, ndaj gjatë kësaj stine të ftohtë ata duhet të jenë më të kujdesshëm.

Përse dimri është një stinë e vështirë për diabetikët? Çfarë masash duhet të marrin personat që vuajnë nga diabeti në dimër?

Ja disa këshilla praktike për përballimin e diabetit gjatë dimrit

A. Kontroll më i shpeshtë i nivelit të sheqerit në gjak

Në dimër, veçanërisht gjatë festave të ndryshme të kësaj periudhe të vitit, njerëzit në përgjithësi konsumojnë ushqime të pasura në yndyrna dhe kalori të shumta. Për shkak të temperaturës së ulët, aktivitetet në natyrë pakësohen në mënyrë të dukshme. Si rezultat, niveli i sheqerit në gjak te diabetikët mund të ngrihet me ritëm të shpejtë. Prandaj, ata duhet të kujdesen shpesh për nivelin e sheqerit në gjak. Diabetikët me simptoma të lehta të sëmundjes duhet të matin nivelin e sheqerit në gjak çdo dy javë. Ata me simptoma relativisht të rënda, duhet të matin nivelin e sheqerit në gjak çdo 3-5 ditë. Diabetikët me simptoma të rënda duhet të bëjnë matje çdo ditë të nivelit të sheqerit në gjak për të marrë masa në trajtimin e tij.

B. Parandalimi i infeksioneve

Gjatë dimrit mjekët interesohen shpesh nëse personat e prekur nga diabeti kanë infeksione në rrugët e frymëmarrjes, në lëkurë, etj.

Nëse nuk u kushtohet vëmendja e mjaftueshme këtyre infeksioneve, ato mund të sjellin rreziqe ndaj jetës. Prandaj, diabetikët duhet t'i kushtojnë vëmendje të madhe pastërsisë së lëkurës. Nëse vërejnë plagë, shenja të lëkurës duhet të marrin masa të menjëhershme për trajtime mjekësore. Përveç kësaj, duhet t'i kushtohet vëmendje e madhe higjenës orale, pa harruar kujdesin ndaj faringut, sinuseve , bronkeve etj.

C. Ruajtja e qëndrueshmërisë së humorit

Ndryshimi i nivelit të sheqerit në gjak ndikon dhe në ndryshimin e gjendjes së humorit të diabetikëve. Emocionet e forta shkaktojnë ngacmime nervore, duke lëshuar glycogen të mëlcisë në gjak. Prandaj, gjatë festave të ndryshme, diabetikët duhet të ruajnë qëndrueshmërinë psikologjike, duke shmangur emocionet e forta në raste gëzimesh ose pikëllimesh.

D. Shmangia e tensionit arterial

Diabetikët mund të sulmohen më shpesh se të tjerët nga sëmundjet kardiovaskulare. Temperaturat e ulta mund të nxitin rritjen e tensionit të gjakut, spazëm të koronareve dhe rritjen e riskut të sëmundjeve kardiovaskulare. Prandaj, diabetikët duhet të marrin masat e nevojshme për të qëndruar në një ambjent të ngrohtë gjatë stinës së ftohtë të dimrit .

E. Higjena e këmbëve dhe ndërrimi i shpeshtë i çorapeve

Këmbët janë pjesa më e ndjeshme e diabetikëve. Diabetikët mund të sfidohen nga funksionimi jo i mirë i arterieve dhe pandjeshmëria e nervave. Prandaj, këmbët e tyre mund të plagosen më shpesh. Përveç kësaj, në stinën e ftohtë, qarkullimi i gjakut në këmbë pakësohet dukshëm, duke u shfaqur me mungesën e oksigjenit dhe duke rritur shancet për plagët e ndryshme në këmbë. Në të njëjtën kohë, përdorimi i disa lloj çorapesh dhe këpucësh mund të nxitë djersitjen e këmbëve, duke ofruar mjedis të mirë për rritjen e baktereve. Këto elemente të sipërmendura mund të nxitin përqindjen e sëmundjeve të këmbëve për diabetikët.

Prandaj, gjatë dimrit të ftohtë, diabetikët duhet të veshin çorape dhe këpucë, që lejojnë një ajrosje sa më të mirë të këmbëve dhe duhet të kenë shumë kujdes për higjenën e këmbëve, ndërrimin e çorapeve dhe mbajtjen thatë të këmbëve. Është një zakon i mirë që të pastrohen këmbët për 15 minuta në ujë të temperaturës 45 gradë, për të parandaluar ftohtësinë dhe për të nxitur qarkullimin e gjakut në këmbë.

Në kohët e sotme, diabeti është bërë një ndër sëmundjet kronike. Ushqimet e përditshme luajnë rol kyç për kontrollin e gjendjes shëndetësore të diabetikëve. Ushqimet shkencore dhe të përshtatshme janë shumë të rëndësishme për jetën e diabetikëve. Por shumë pacientë të prekur nga diabeti gabojnë lidhur me ushqimet që u përshtaten.

Ja disa gabime të diabetikëve.

1. Gabimi i parë: Uria favorizon diabetikët.

Disa diabetikë frikësohen shumë nga rritja e nivelit të sheqerit në gjak dhe e kufizojnë dietën e përditëshme ushqimore, duke shmangur të gjitha ushqimet me nivel të lartë sheqeri . Por kjo masë shkakton mungesën e materialeve ushqyese në trup, duke sjellë dobësim të përditshëm, lodhje, ulje të imunitetit. Në fakt, kufizimi drastik i ushqimeve nuk favorizon rinormalizimin e insulinës.

2. Gabimi i dytë: Duhen konsumuar ushqime jo të ëmbla

Shija e ëmbël vjen nga glukoza, fruktoza, saharoza etj që gjendet në ushqime të ndryshme. Konsumi i këtyre ushqimeve të tepërta mund të shkaktojë ngritjen e sheqerit të gjakut. Por disa ushqime si niseshteja, që nuk ka shije të ëmbël, mund të shndërrohet në fruktozë pas tretjes. Këto ushqime mund të shkaktojnë rritjen e sheqerit të gjakut. Prandaj, duhet të kontrollojmë vëllimin e përgjithshëm të karbohidrateve të konsumuara, jo vetëm për vëllimin e ëmbësisë. Në fakt, mund të konsumohen pak ushqime të ëmbla, nëse është kontrolluar sasia e përgjithshme e konsumit të karbohidrateve.

3. Gabimi i 3-të: diabetikët nuk mund të konsumojnë fruta

Frutat kanë përmbajtje shumë të lartë vitaminash por edhe kripërash minerale si mangan, hekur etj, të cilat mund të ndihmojnë në rritjen e aktiviteteve të insulinës së trupit. Frutat përfshijnë dhe karbohidrate ndaj konsumi i frutave të përshtatshme mund të pakësojë ngarkesën e pankreasit.

4. Gabimi i 4-të: kufizimi i pirjes së ujit

Disa diabetikë kufizojnë pirjen e ujit, për shkak të urinimit të shpeshtë dhe shtimit të etjes, që i përkasin fazës fillestare të diabetit. Por kjo është e padrejtë. Urina e shpeshtë është për ta metabolizuar fruktozën nga trupi. Prandaj, duhet të pini ujë kur keni etje . Mos kufizoni konsumin e ujit se përndryshe do të shkaktoni dehidratim dhe viskozitet të lartë të gjakut. (Xu Guang)