">Kina kërkon një dimension të ri të Kartës së OKB-së<IMG border=0 src=" /mmsource/images/2004/06/29/litsen1.gif">
Kina kërkon një dimension të ri të Kartës së OKB-së
  2015-02-25 16:07:51

Këshilli i Sigurimit i OKB-së zhvilloi një debat të hapur me temë ruajtjen e paqes dhe sigurisë ndërkombëtare.

Duke drejtuar seancën, ministri i Jashtëm kinez Wang Yi, vendi i të cilit mban dhe presidencën e radhës së Këshillit të Sigurimit këtë muaj, bëri thirrje për të zbatuar më mirë kartën e OKB-së dhe ndërtimin marrëdhënieve të reja ndërkombëtare.

Korrespondenti CRI-së Su Yi raporton nga Kombet e Bashkuara.

Diplomatë dhe ministra të Jashtëm nga mbi 70 vende dhe organizata morën pjesë në takimin e së hënës të Këshillit të Sigurimit.

Ministri i Jashtëm i Kinës Wang Yi i bëri thirrje bashkësisë ndërkombëtare që t'i përmbahen qëllimit dhe parimeve të Kartës së OKB-së.

"Këto norma themelore u shërbejë interesave themelore dhe kolektive të të gjitha vendeve dhe popujve. Edhe pse Karta e OKB-së është shkruar 70 vjet më parë, ajo ka ende lidhje me të sotmen dhe vazhdon të luajë një rol të domosdoshëm në ruajtjen e stabilitetit dhe qetësisë botërore."

Karta e OKB-së u miratua më 25 qershor të vitit 1945, në prag të përfundimit të Luftës së Dytë Botërore. Wang Yi thotë se Karta afirmon dëshirën e njerëzimit për paqe të qëndrueshme, përcakton normat themelore të marrëdhënieve ndërkombëtare, dhe ka krijuar mekanizma për të parandaluar luftën.

Por Ministri i Jashtëm kinez thotë Karta ka tani nevojë për dimensione të reja.

"Sot, 70 vjet pas krijimit të saj, Karta e OKB-së mbetet e vlefshme si kurrë më parë. Jo vetëm që duhet t'i qëndrojmë frymës së vërtetë të saj, por ne gjithashtu duhet të veprojmë sipas prirjes së kohës dhe në përputhje me nevojat praktike për të shtuar dimensione të reja në Kartën OKB-së duke sjellë dinamizëm dhe vitalitet të ri."

Wang Yi parashtroi gjithashtu katër parime të marrëdhënieve ndërkombëtare, të cilat përfshijnë ruajtjen e paqen dhe parandalimin e konflikteve, bashkëpunim jo konfrontimin, duke siguruar mbizotërimin e drejtësisë në botë në vend të hegjemonisë, dhe duke kërkuar zgjidhje optimale të problemeve.

"Në botën e sotme, vendet janë më të ndërvarura se kurrë dhe interesat e tyre ndërthuren vazhdimisht. Mendimi i vjetruar i kohës së Luftës së Ftohtë dhe loja shuma zero, duhet të ishin hedhur me kohë në koshin e plehrave të historisë."

Sekretari i Përgjithshëm Ban Ki-moon nënvizoi ndryshimet e mëdha që janë duke u zhvilluar që nga lindja e Kartës së OKB-së, por nënvizoi se Karta është ende "e vlefshme dhe ka rëndësi jetike".


[foto nga Niu Xiaolei/XINHUA]

"Bota është krejt e kundërt nga koha kur u hartua Karta e OKB-së në San Francisko në vitin 1945. Anëtarësimet në Kombet e Bashkuara janë thuajse katërfishuar. Tani kanë dalë kompetenca të reja. Globalizimi, urbanizimi, migracioni, ndryshimet demokratike, përparimet teknologjike, ndryshimet klimatike dhe zhvillime të tjera vazhdojnë të transformojnë shoqëritë tona dhe marrëdhëniet ndërkombëtare. Megjithatë, shprehja 'ne popujt' mishëruar në Kartën mbetet po aq e vlefshme, me vlerë dhe rëndësi jetike."

Shefi i OKB i bën thirrje komunitetit ndërkombëtar që me rastin e përvjetorit të 70 të OKB-së të marrë pak kohë dhe të kthejë kokën pas.

"Ne duhet të përdorin respektimin e këtij përvjetori të 70 të Kombeve të Bashkuara për të reflektuar seriozisht mbi veprimet tona të përbashkëta për ndërtimin e paqes, fuqizimin e grave, uljen e rrezikut nga fatkeqësitë dhe shumë të tjetra. Ne duhet gjithashtu të kapin shansin e këtij viti për të ndërmarrë veprime transformuese për zhvillimin e qëndrueshëm dhe ndryshimet klimatike."

Delegatët e pranishëm në debatin e hapur të hënën prekën gjithashtu një sërë çështjesh globale të cilat mbeten larg nga misionet e OKB-së.

Debati i hapur i Këshilli i Sigurimit shihet gjerësisht si çelja e veprimtarive përkujtimore të këtij viti me rastin e përvjetorit të 70-të fundin të Luftës së Dytë Botërore dhe të themelimit të OKB-së.