"> Kujtojmë për të mos harruar, Hou Shuting<IMG border=0 src=" /mmsource/images/2004/06/29/litsen1.gif">
Kujtojmë për të mos harruar, Hou Shuting
  2015-02-11 16:03:00

Sot do të vazhdojmë dëgjimin e historive të specialistëve kinezë që punuan në Shqipëri. Ndihmat e Kinës për Shqipërinë në vitet 60 dhe 70 të shekullit të kaluar kanë qenë në fusha të ndryshme. Numri i projekteve arriti në mbi 140, nga të cilat Ndërmarrja e përbashkët e Çelikut e Elbasanit është një nga projektet më të mëdha. Pala kineze jo vetëm ofroi fonde, materiale, por edhe dërgoi shumë specialist.

Sot do të dëgjomë Hou Shuting, drejtori i Fabrikës së 5-të të Çelikut të Shangait dhe përgjegjësi i dytë i palës kineze në Kombinatin e Çelikut të Elbasanit.

Gazetarja: Si e kujtoni ndihmën për ndërtimin e Kombinatit të Çelikut të Elbasanit?

Hou Shuting: Tani kujtoj ngjarjet e para 40 viteve, ndoshta viti i saktë jo, por ngjarjet më kujtohen mirë. Në vitet '60 të shekullit të kaluar, Kina filloi Revolucionin Kulturor. Shqipëria mori pjesë në Komitetin e Ndihmës Reciproke Ekonomike. Më pas Shqipëria u largua nga ky komitet për arsye politike. Në atë kohë të dyja vendet kishin drejtimin e njëjtë politik dhe ishin vende mike. Shqipëria e gjeti Kinën dhe shpresonte se Kina do ta ndihmonte. Komiteti i Ndihmës Reciproke Ekonomike i drejtuar nga ish-Bashkimi Sovjetik kishte një plan për ndërtimin e një fabrike çeliku në Shqipëri dhe në Çeki kishte një fabrikë ku zhvilloheshin provat industriale. Për shkak të largimit nga komiteti, kjo punë u ndërpre. Prandaj Shqipëria i kërkoi Kinës që të ndërtohet një fabrikë çeliku dhe Kina e pranoi këtë kërkesë. Por Kina ishte në vështirësi. Nga problemet e lindura nga Revolucioni Kulturor, sasia e prodhimit të çelikut u ul ndjeshëm. Në kushtet e vështira, për këtë projekt, Kina ofroi fonde, materiale dhe burime njerëzore, ndërsa mobilizoi shumë fabrika kinezë të marrin pjesë në këtë projekt, duke përfshirë Fabrikën e 5-të të Çelikut të Shangait.

Gazetarja: Çfarë lloj fabrike synonit të ndërtonit në Shqipëri?

Hou Shuting: Në atë kohë, parimi ynë ishte që Shqipëria të mbështetej tek forcat e veta. Dëshironim të përdornim lëndën e saj të parë. Kështu më shumë njerëz mund të punësoheshin dhe ekonomia e saj të zhvillohej. Çeliku është baza e zhvillimit të ekonomisë. Nëse nuk ka çelik, zhvillimi në fusha të ndryshme do të ketë vështirësi. Atë kohë Shqipëria s'kishte shumë valutë të huaj për ta importuar çelikun, prandaj ne përdorëm kryesisht lëndë të parë shqiptare për ta prodhuar. 'Mbështetja në forcat e tona' ishte një parullë që theksohej herë pas here në Shqipëri."

Gazetarja: Për të arritur këtë qellim kinezët shpenzuan shumë forcë dhe kaluan shumë vështirësi. Si e kujtoni?

Hou Shuting: Minerali shqiptar i hekurit është i jashtëzakonshëm, prandaj hartuam shumë plane. Në fillim, vazhduam të përdorim metodën e Komitetit të Ndihmës Reciproke Ekonomike dhe arritëm disa rezultate. Por menduam se me këtë metodë të prodhimit kostoja do të ishte e lartë, prandaj ne kërkonim metoda të tjera. Mësonim metodën e zhvilluar në botë të hidrometalurgjisë. Ndërtuam pajisjet e hidrometalurgjisë në Shangai dhe arritëm sukses. Në fund pastruam mineralin nga nikeli dhe kobalti. Ishim krenar sepse nëpërmjet lëndës së parë të siguruar në Shqipëri siguruam nikel dhe kobalt nga minerali shqiptar. Pastaj skoriet e hekurit u rafinuan dhe me hekurin e pastër prodhohej çelik. Kjo rrugë e prodhimit të çelikut harxhoi afro 10 vite. Sipas eksperiencave, rezultateve të arritura nga këto prova, planifikuam ndërtimin e dy fabrikave, një për nikelin dhe tjera për çelikun. Kombinatin Metalurgjik të Elbasanit.

Gazetarja: Kinezët nuk e mbaruan ndërtimin e kombinatit sipas parashikimit për shkak të ideologjisë.

Ndërmarrjet e përbashkëta u konsideruan shumë të mira për Shqipërinë dhe në botë s'mund të gjeje një fabrikë të këtij lloji që tregonte miqësinë e Kinës për Shqipërinë. Ish-udhëheqësi i Shqipërisë Enver Hoxha tha se ndërtimi i Kombinatit të Çelikut i Elbasanit është "çlirimi i dytë" i Shqipërisë. Prandaj specialistët kinezë ishin shumë punëtorë që nga planifikimi deri në prodhimin e pajisjeve. Në fund kombinati i çelikut u ndërtua. Kur fabrika e nikelit po zhvillonte provat, të dyja vendet kishin divergjenca dhe specialistë kinezë u kthyen në Kinë. Më vjen shumë keq.

Gazetarja: Kur mësuat se do të shkonit në Shqipëri për të punuar, si u ndjetë?

Hou Shuting: Kishte disa përgatitje lidhur vajtjen në Shqipëri. Mësova se kush do të shkonte si dhe kohën e nisjes sepse punoja në grupin e ndihmës jashtë vendit dhe isha një nga krijuesit. Prandaj mendova se drejtuesit mund të më dërgonin në Shqipëri. Prandaj nuk u çudita, ndërsa ndjeja presion të madh. Brenda Kinës po zhvillohej Revolucioni Kulturor dhe industria e çelikut në Shqipëri nuk kishte bazë. Punëtorët shqiptarë që do të punonin në fabrikë më përpara ndoshta ishin fshatarë, prandaj ndryshimet e tyre nuk ishin të vogla. Vështirësia ishte e madhe, prandaj kisha presion të madh kur u dërgova në Shqipëri për ndërtimin e fabrikës.

Gazetarja: A kishit përkrahjen e familjes?

Hou Shuting: Kishte vështirësi në familje. Bashkëshortja ime ishte një teknike të shkëlqyer në fabrikën tonë, por situata shëndetësore nuk ishte e mirë. Kishim dy djem, në atë kohë një 10 vjeç, një tjetër 8 vjeç që kërkonin kujdesin e prindërve. Në atë kohë u largova nga familja dhe kur kryefamiljari largohet me siguri ka shumë vështirësi. Por në atë kohë mendimet tonë ishin revolucionare. Për çlirimin e dytë në Shqipëri dhe rrugën diplomatike të kryetarit Mao, vështirësia jonë s'mund të merrej parasysh. Në fund, nuk fola asnjë fjalë dhe shkova në Shqipëri.

Ky ishte program i sotëm, 'Kujtojmë për të mos harruar. Edhe në programin e radhës do të dëgjoni përsëri historinë e Hou Shuting-ut, që kujton eksperiencën e tij në Shqipëri. (Çang Çuo)