">Kujtojmë për të mos harruar, Liu Jinming<IMG border=0 src=" /mmsource/images/2004/06/29/litsen1.gif">
Kujtojmë për të mos harruar, Liu Jinming
  2015-01-21 10:18:03

Në programin e sotëm një i moshuar kinez do të tregojë lidhjen e tij me Shqipërinë. Liu Jinming, tani sot i moshuar dhe dalë në pension, ka punuar si inxhinier i Kompanisë së Industrisë Kimike i Nanjing-ut. Kjo kompani ka ndihmuar kompani të tjera në vende të ndryshme të botës dhe ka një histori 80-vjeçare. Shumë punonjës kinezë të saj kanë lidhje të ngushta me Shqipërinë. Kur tregoi për punën dhe jetën e tij në Shqipëri, inxhinieri Liu Jinming, sot mbi 70 vjeç, shpesh foli në gjuhën shqipe në rrëfimin e tij për të shprehur mallin për Shqipërinë.


Liu Jinming

Gazetarja: Kur e filluat punët tuaj në Shqipëri?

Liu Jinming: Në korrikun e vitit 1966 shkova në Shqipëri dhe në gushtin e vitit 1967 u ktheva në Kinë. Isha përgjegjës i prodhimit të superfosfatit në fabrikën e Laçit. Më vonë mësova pak shqip, dhe kur nuk kisha punë jepja mësim mbi prodhimin për shqiptarët që nuk kishin qenë në Kinë dhe mbaja shënime në fushën e sigurimit.

Kur punuam në Shqipëri, specialistët kinezë ishin shumë të zellshëm. Për shembull gjatë rritjes së temperaturës së pajisjeve, ne punonim vazhdimisht mbi 40 orë, sepse pas mbi 30 orë pajisjet do të ishin në rregull. Në atë kohë, isha dezhurn, prandaj s'mund të kthehesha në konvikt. Punoja vazhdimisht mbi 30 orë dhe shefi im, Guo Keli, punonte gjithashtu vazhdimisht mbi 40 orë. Të gjithë punonjësit e fabrikës së superfosfatit e dinë që kinezë ishin shumë punëtorë dhe me fuqi për të realizuar prodhim në Shqipëri.

Përveç respektimit të punëtorëve të fabrikës së superfosfatit, banorët lokalë na respektoni edhe ne. Gjatë prodhimit, ka një proces që quhet heqja e pluhurit, ku duhet të hynim në një vend të veçantë dhe me veshjet hermetike. Në atë kohë një mësuese e një shkolle në Laç, e mori vesh këtë gjë dhe shkoi në fabrikë dhe shprehu dëshirën e saj që me specialistët kinezë të hynte në vendin e posaçëm të heqjes së pluhurit. Por i thamë se ajo ishte një femër dhe ishte e përshtatshme për atë punë. Ajo kishte qenë tre herë te hyrja e fabrikës, por puna kishte rrezikshmëri dhe ajo s'mund të lejohej.

Gazetarja: Çfarë ngjarje mbeten të paharruara për ju gjatë punës e jetës në Shqipëri?

Liu Jinming: Gjatë mbi një viti në Shqipëri kaluam shumë mirë. Në atë kohë brenda Kinës u vendosën kuota për ushqimin dhe ai ishte i kufizuar, por në Shqipëri mund të haje pa kufizim. Para se të shkoja në Shqipëri, pesha ime ishte 60 kg, por kur u ktheva në Kinë pesha ime ishte afro 85kg. Kjo gjë tregon miqësinë e shqiptarëve për kinezët. Shqiptarët kujdeseshin shumë mirë për jetën tonë. Ishim mësuar mirë me jetën atje. Çdo javë na ftonin të takonim banorë të lokalë. Në atë kohë në fabrikën tonë kishte një trupë ushtarake dhe komandanti i tyre na kërkoi që të luanim basketboll. Guo Keli shefi ynë ishte drejtori i skuadrës së basketbollit të kompanisë së industrisë kimike të Nanjing-ut. Kështu ne dhe ushtarët kishin marrëdhëniet miqësore. Komandanti na ftonte shpesh të vizitonim shtëpinë e tij.

Gazetarja: Ju mësuat pak shqip gjë që pati një rol të rëndësishëm gjatë punës. Si e mësuat gjuhën shqipe dhe kush ju ndihmoi?

Liu Jinming: Mësova me nxënësit shqiptarë në kompaninë tonë në Kinë. Ne punuam dhe jetuam së bashku, prandaj mësova shumë fjalë lidhur me punën dhe jetën e përditshme. Në vitin 1963, Shqipëria dërgoi një grup punëtorësh që të mësonin në Kompaninë e Industrisë Kimike të Nanjing-ut. Dy prej tyre mësuan nga unë. Përsëritja pas tyre kështu mësova pak shqip dhe ata mësuan gjuhën kineze. Isha shumë aktiv, prandaj mësova shpejt. Një nxënësi i im që quhet Skënder, nuk ishte aktiv të mësonte, por ishte i ri, prandaj pak kinezisht. Mund të flas shqip, por s'mund të shkruaj. Në atë kohë, shefi im tha se përkthyesit e dërguar nuk ishin të mjaftueshëm dhe mendova se mësimi i gjuhës shqipe ishte kërkesë e punës. Nëse do të mësoja mirë, mund të komunikoja dhe të shkëmbeja mirë me shqiptarët. Prandaj u përpoqa të mësoja mirë shqip. Jo vetëm mësova fjalë të jetës së përditshme, por edhe fjalë pune.

Gazetarja: Si i kishte marrëdhëniet me nxënësit tuaj?

Liu Jinming: Unë me ta kalova një vjet në Kinë dhe një vjet në Shqipëri. Kur ishim në Kinë, nxënësit punuan dhe jetuan në kompaninë tonë. Prandaj unë i shoqëroja gjithë ditën, jo vetëm në kohën e punës, por edhe në kohë e lirë. Kur mbaronim punë, u shpjegoja materialet teknike dhe metodat e prodhimit. Ata ishin të rinj dhe me siguri dëshironin të argëtoheshin. Në fillim, ata nuk dëshironin të mësonin vazhdimisht por të argëtoheshin. Në këtë kohë, shoqëroja shëtisnin jashtë kompanisë. Marrëdhënia jonë ishte shumë të këndshme.

Gazetarja: Në vitin 1967 kur u larguam nga Shqipëria, si e pritën shokët shqiptarë?

Liu Jinming: Ata erdhën të na shoqëronin deri në aeroport. Para largimit, ata e dinin se kishte mundësi të largohesha pasi detyra ime kishte mbaruar dhe prodhimi ishte në rregull. Ata ishin ngurrues dhe nuk dëshironin të përballeshin me largimin. Jo vetëm nxënësit e mi, por edhe banorët lokalë.

Gazetarja: A mbani kontakte me shokun tuaj Skënderin?

Liu Jinming: Ai kishte mall për mua dhe unë sigurisht për atë. Më kishte dërguar një letër ku shprehte malli i tij për mua dhe përshëndetje të ndryshme. Në atë kohë, ishte në Revolucioni Kulturor, nuk lejohej shkëmbimi i letrave midis kinezëve dhe të huajve. Në fund, letra e Skënderit iu dorëzua drejtorit. Shkrimi i letrës së tij tregon se respektin e ndërsjellë pas bashkëpunimit tonë dyvjeçar.

Gazetarja: Çfarë mendoni sot për Shqipërinë?

Liu Jinming: Kam dashuri për Shqipërinë. Vjet kur në Nanjing u organizuan Lojërat Olimpike të të Rinjve, shikoja transmetimin e drejtpërdrejtë të ceremonisë së hapjes për të parë nëse kishte delegacionin nga Shqipëria apo jo. Kur e pasha që delegacioni i Shqipërisë hyri në stadium në vendin e tretë, u ngrita në këmbë dhe isha shumë i gëzuar. Sot kam mall për shqiptarët e Laçit sidomos nxënësin tim Skënderin.

Gazetarja: Mësova se doni të takoni delegacionin e sportistëve që erdhi në Nanjing.

Liu Jinming: Po. Mendova se nëse Shqipëria dërgon delegacion në lojëra, do shkoj të takohem me ata. Dëshiroja t'i pyesja nga ishin, nga Tirana apo nga Korça? Por në fund nuk munda sepse sigurimi i sportistëve ishte shumë i lartë kështu ishte e pamundur t'i takoje. Sot nëse takoj banorë të Laçit, me siguri gjyshërit e tyre më njohin me të. Në Laç njoh shumë njerëz. Sot kam shumë mall për shqiptarët. (Çang Çuo)