">Me balerinët kinezë flisnim me zemër-Intervistë me baletmaestrin Luan Shtino<IMG border=0 src=" /mmsource/images/2004/06/29/litsen1.gif">
Me balerinët kinezë flisnim me zemër-Intervistë me baletmaestrin Luan Shtino
  2015-01-14 10:34:17

Një ditë pune në seksionin e shqipes në Radion e Jashtme të Kinës në fotot e trupës së baletit të njohur "Detashmenti i kuq i grave" njoha baletmaestrin Luan Shtino. Kolegët e mi u nteresuan të realizonim një intervistë me të, pasi dhe një balerinë kineze e kishte kujtuar me nostalgji. U premtova se gjatë qëndrimit në Tiranë do të intervistoja zotin Shtino.

Përmes emocionesh të shumta kur pa fotot e afro 40 viteve më parë baletmaestri më rrëfeu lidhjen e tij me Kinën. Një lidhje jo vetëm në skenën e baletit, por dhe mes kolegësh, respekti i ndërsjelltë dhe kujtimet e pashlyera nga turnetë në Kinë. Ndër të tjera ai më tha se ndonëse nuk e flisnin gjuhën e njeri-tjetrit balerinët shqiptarë e kinezë kuptoheshin me zemër. Ju ftojmë të ndiqni intervistën dhënë gazetares së "Radio Ejani" Eda Merepeza nga baletmaestri Luan Shtino.