">Femrat kineze që mbështesin gjysmën e qiellit<IMG border=0 align=absMiddle src=" /mmsource/images/2004/06/29/litsen1.gif">
Femrat kineze që mbështesin gjysmën e qiellit
  2014-12-29 16:48:26

Sipas raportit që u publikua në fund të nëntorit nga firma e njohur botërore për këshillat e menaxhimit "Bain&Company", Kina është një ndër vendet me punësimin më të lartë të femrave. Sipas raportit, mbi 73% e femrave kineze(në moshë pune) po shfaqin vlerën e tyre profesionale në poste të ndryshme. Përqindja e lartë e punësimit të femrave kineze ka kaluar edhe vendet e zhvilluara si Australia(66%), Britania e Madhe (67%) , ShBA-ja (62%) etj.

Ndërkohë, Hurun Report, lista që publikohet çdo vit nga Instituti i Hurun-it për renditjen e më të pasurve në botë thotë se ndër 20 miliarderet në botë, 11 vijnë nga Kina. Tri vendet e para të listës zihen edhe nga biznesmenet kineze që përkatësisht janë znj. Zhang Ying(53 vjeçare me 6.1 mld $), znj. Wu Yajun(46 vjeçare me 4.5 mld$) dhe znj. Chen Lihua(69 vjeçare me 4.3 mld$).


Foto: 杨峥 / 东方IC

Nga përqindja e punësimit dhe sukseset që femrat kinze kanë arritur, mund të citojmë liderin e ndjerë Mao Cedun, sipas të cilit femrat po mbështesin gjysmën e qiellit të familjes nga ana ekonomike dhe sociale.

Por jo vetëm kaq. Shumë perëndimorë që vijnë për here të parë në Kinë, mbase do të habiten kur nga emri të mos dallojnë dot mbiemrin e bashkëshortit të një gruaje kineze , pasi femrat e martuara në Kinë vazhdojnë të përdorin mbiemrin e familjes së tyre. Ja një shembull domethënës.

Li Hong është emri i saj "origjinal", kurse bashkëshorti i saj mund të ketë mbiemrin Zhang ose Wang. Faktikisht, përdorimi i mbiemrit të bashkëshortit ekzistonte vetëm para shpalljes së Republikës Popullore të Kinës.

Barazia e rrallë gjinore që gjendet sot në Kinë, një vend ende në zhvillim e sipër dhe me histori të lashtë të diskriminimit gjinor lidhet ngushtë me themeluesin e saj, udhëheqësin e ndjerë Mao Cedun. Pavarësisht çfarë vlerësimesh nga aspekte të ndryshme pasardhësit mund të bëjnë për të, një fakt që nuk mund të mohohet është që politikat konkrete të atëhershme që favorizuan nxitjen e barazisë gjinore u hartuan dhe u zbatuan nën kujdesin e plotë të tij.

Në vitin 1928, kur Mao krijoi bazën ushtarake në zonën Jinggangshan, si meshkujt edhe femrat vendëse u autorizuan të kenë tokën e vet, ose në një kuptim tjetër, që nga ajo kohë, ato u bënë edhe të pavarura ekonomikisht. Pas shpalljes së Republikës, qeveria e Mao-s nxorri edhe një sërë masash të reja për tu dhënë femrave statusin e barabartë politik, shoqëror etj.

Gjatë zbatimit të politikës shtetërore të "barazisë gjinore", femrat kineze po luajnë një rol gjithnjë e më të rëndësishëm në Kinën e sotme. Raporti i Bain-it tregon se mbi 47% e të diplomuarve nga shkollat e larta janë studente, kurse mbi 46% e të punësuarve janë femra.

Në sondazhin e zhvilluar për 850 punonjëset, mbi 72% e të intervistuara kineze shprehën ambicie për tu ngritur në një pozitë më të lartë, sa niveli i pritshmërisë së meshkujve për punë. Për sa u përket cilësimeve për ambientin e punës, femrat kineze mbajnë edhe qëndrim më akiv se ato pjesëmarrëse të sondazhit në vende të tjera.

Ndërkohë, meshkujt kinezë janë edhe më të hapur ndaj promocionit të kolegeve: 69% e të intervistuarve janë dakord se realizimi i barazisë gjinore duhet të jetë një ndër preokupimet e kompanisë. Shumica prej tyre mbajnë një qëndrim të qartë se me të njëjtat kushte, femrat duhet të kenë shans të barabartë për tu ngritur në një pozitë të lartë.

Megjithatë, shifrat tregojnë se përqindja e drejtueseve të nivelit të lartë të kompanive ende nuk është e lartë. Sipas të dhënave statistikore, një punonjës mashkull ka 15 herë më shumë shans se koleget e tij të emërohet si CEO(drejtor ekzekutiv).

Por, në krahasim me meshkuj, karakteri i femrave favorizon paraqitjen e tyre më të mirë në karierë.


Foto: 张向华 / 东方IC

Së pari, femrat tentojnë ti dedikohen më shumë punës afatgjatë. Në krahasim me meshkuj, femrat kanë më shumë nevojë për një marredhënie të qendrueshme pavarësisht, në dashuri apo karrierë. Ato punojnë me me shumë përpjekje për të ruajtur postin aktual. Së dyti, femrat janë më të ndjeshme, ndaj ato mund të mësojnë shpejt nga ndryshimet në te gjitha aspektet dhe marrin në konsideratë në mënyrë të gjithanshme zgjidhjen e problemit. Së treti, femrat janë më të afta në shprehjen e mendimeve dhe kanë shumë përvojë në bashkëpunimin kolektiv. Prandaj, ato janë më mirënjohese dhe shprehin më shumë respekt për kolegët e tjerë.

Sipas sondazhit, konflikti midis jetës familjare dhe karierës është faktori kryesor që ndikon ngritjen profesionale të femrave kineze. Për shumë femra, i ashtuquajturi "balancim midis familjes dhe punës" është jo vetëm I vështirë për të gjetur, por edhe kur realizohet shoqërohet gjithmonë me sakrifica dhe kompromise të hidhura.

Vështirësia e gjetjes së balancimit të jetës familjare dhe karrierës pasqyron një fenomen që quhet "simptomat e 27 vjeçares". Për femrat kineze që kalojnë 27 vjeçët, nis dilema për jetë familjare apo punë.

Trysnia e tyre mund të shfaqet në tre forma.

1 27 vjeçaret beqare nuk kanë kohë për të gjetur gjysmën e tyre më të mirë. Por, kur afrohet më shpejtësi mosha 30 vjeç prindërit dhe të afërmit i nxisin më shumë për të lidhur kurorë.

2, Për të martuarat, femrat 27 vjeçare që kanë përvojë 5 vjeçare në punë ndodhen në një fazë kyce të promovimit profesional. Por, të lindin apo jo fëmijë bëhet një problem shqetësues për to.

3, Të martuarat që kanë bashkëshortë të suksesshëm u kërkohet të ndërpresin punën dhe të kujdesen plotësisht për fëmijët.

Siç thamë më sipër të gjitha këto probleme kanë të bëjnë me

konfliktin e roleve të ndryshme që femrat mbajnë mbi shpinë. Ndoshta para daljes se politikave më të favorshme dhe uljes së kërkesave shoqërore, femrat mund të gjejnë liri të plotë për të realizuar karrierën e tyre profesionale.