">Bisedimet e vështira të Lima-s arrijnë një marrëveshje për ndryshimin e klimës<IMG border=0 align=absMiddle src=" /mmsource/images/2004/06/29/litsen1.gif">
Bisedimet e vështira të Lima-s arrijnë një marrëveshje për ndryshimin e klimës
  2014-12-17 17:02:20

Bisedimet e vështira të Lima-s arrijnë një marrëveshje për ndryshimin e klimës

Bisedimet vjetore klimatike të Kombeve të Bashkuara përfunduan me një marrëveshje pozitive në Lima, kryeqytetin e Perusë, ku delegatë nga më shumë se 190 vende arritën një marrëveshje kompromisi që hedh bazat për një marrëveshje më të gjerë globale të klimës në Paris vitin e ardhshëm.

Sipas marrëveshjes, qeveritë do të paraqesin planet kombëtare për reduktimin e shkarkimit të gazrave serrë brenda 31 marsit 2015 për t'i dhënë jetë më pas një marrëveshjeje globale në samitin e Parisit.

Më pas njësia e OKB-së për ndryshimin e klimës do të raportojnë përsëri mbi zotimet e vendeve të ndryshme në nëntor 2015.


Foto: 东方IC

Marrëveshja përfshin përgjegjësinë e përbashkët, dhe për secilin individ, grup ose komb.

Ajo gjithashtu rikthen një premtim për vendet më të varfra për përcaktimin e një skeme "për humbjet dhe dëmet" financiare me të cilat ata përballen për shkak të rritjes së temperaturave.

Dallimet mbi projektmarrëveshjen shkaktuan zgjatjen me dy ditë të takimit dyjavore. Dallimet kryesisht ishin midis vendeve të pasura dhe atyre të varfra shpërndarjen e barrës së zotimeve për të ulur shkarkimet e karbonit.


Foto: COP20 HANDOUT / 东方IC

I dërguari i posaçëm amerikan mbi ndryshimet e klimës, Todd Stern, tha se marrëveshja midis Kinës dhe ShBA-së muajin e kaluar për reduktimin e shkarkimeve solli vendosjen e urave të reja midis vendeve të pasura dhe atyre të varfra.

"Mënyra se si ne arritëm një marrëveshje, atë midis ShBA-së dhe Kinës, me daljen me një qëndrim të përbashkët u përcoll edhe këtu ku unë dhe zoti Xie, ishim në gjendje për të përcjellë gjuhën e mirëkuptimit edhe këtu, dhe gjetëm gjithashtu rrugën për të shkuar drejt një dokumenti të përbashkët duke kaluar midis vështirësish."

Christiana Figueres, shefja e kombeve të Bashkura për klimën, e konsideroi gjithashtu marrëveshjen e Lima-s si një fillim të mabrë.

" Unë besoj se ne kemi parë gjatë pesë viteve të fundit se politikat janë duke arritur hapin e shkencës. Padyshim duke shkuar përpara dhe mbetet ende shumë punë për të bërë në Paris vitin e ardhshëm, por unë mendoj se një hap shumë i rëndësishëm në të gjitha çështjet është afrimi i politikave me hapin e shkencës. "

Kreu i delegacionit kinez, Xie Zhenhua, thotë konferenca e Limas ka shtruar rrugën për takimin e Parisit të vitit të ardhshëm, por ai pret që takimi i Parisit të jetë më i vështirë.

Konferenca e Organizatës së Kombeve të Bashkuara për klimën miratoi më në fund dokumentin për ndryshimet klimatike, dokument që kishte hasur pengesa për shkak të përmbajtjes së tij. Ky dokument duhet të nënshkruhet më pas në samitin e Parisit, që do të zhvillohet vitin e ardhshëm.

Miratimin e dokumentit e bëri publik Manuel Pulgar Vidal, ministri peruan i Mjedisit si edhe president i kësaj konference para seancës plenare.

"Do të ishte shumë mirë që teksti i këtij dokumenti të quhej "Apeli i Limës për aksionin për klimën", deklaroi ministri peruan i Mjedisit, Manuel Pulgar Vidal.

Personazhet që shënuan vitin 2014


Foto: Alexei Nikolsky / 东方IC

Vladimir Putin u rendit në krye të klasifikimit të personaliteteve më të njohura apo me më shumë influencë të vitit 2014, një vit me ngjarje ndërkombëtare të rënda dhe dramatike gjatë të cilit dhuna ka arritur nivele të pazakonta prej shumë kohësh. Shpërthimi i dhunës në Lindjen e Mesme dhe në Afrikë, veçanërisht në Nigeri, nënkuptohet nga prania në këtë përzgjedhje e shefit të grupit 'Shtetit Islamik', Abou Bakr Al-Baghdadi dhe gjimnazisteve nigerianë të Chibokut rrëmbyer nga Boko Haram, organizata këto që simbolizojnë mizorinë.

Dinjiteti mahnitës i Diane dhe John Foley ka lënë gjurmë në vitin 2014. Djali i tyre, gazetari amerikan, James Foley ishte pengu i parë perëndimor që u ekzekutua nga grupi i Shtetit Islamik. Ata bëjnë pjesë gjithashtu në listën prej 10 personalitetesh, që u realizua në bashkëpunim me redaksinë e AFP-së në mbarë botën dhe për hartimin e të cilës morën pjesë rreth 380 gazetarë.

Më poshtë vijojnë 10 personalitet e vitit 2014. Malala dhe Papa Françesku, të cilët bënin pjesë në listën e vitit 2013, janë të pranishëm edhe këtë vit.

VLADIMIR PUTIN: Me konfliktin ukrainas dhe aneksimin e Krimesë, marrëdhëniet Lindje-Perëndim kaluan krizën më të rëndë që prej një çerek shekulli dhe rrëzimit të Murit të Berlinit. Në moshën 62-vjeçare, presidenti rus, Vladimir Putin, deri tani aleat i vështirë i perëndimorëve është aktori kryesor i këtij konfrontimi që kërcënon në çdo moment të shkaktojë një tjetër "Luftë të Ftohtë".

ABOU BAKR AL-BAGHDADI: Ky irakian i lindur në vitin 1971 drejton grupin e Shtetit Islamik, origjinë gjatë këtij viti e një kaosi të madh në gjeopolitikën e Lindjes së Mesme. Ai shpalli një kalifat në pjesë të mëdha të territoreve siriane dhe irakiane duke hequr kufirin mes dy vendeve dhe duke mbretëruar aty me një terror të pamëshirshëm. Një koalicion nën drejtimin e SHBA-së u krijua për t'i luftuar.


Foto: REX / 东方IC

GJIMNAZISTET E CHIBOK: Ato u rrëmbyen nga grupi islamik Boko Haram në mes të muajit prill dhe fati i tyre shkaktoi irritim në mbarë botën. Një fushatë "bringbackourgirls" u ndërmor në rrjetet sociale dhe ato u bënë simbole të dhunës së pamëshirshme të kryer nga kjo organizatë që shpalli mbështetjen për grupin xhihadist të Shtetit Islamik.

PAPA FRANÇESKU: Zgjedhur papë në vitin 2013, Jorge Bergoglio ishte sigurisht një papë me një stil të ri. Ai e konfirmoi këtë gjatë këtij vit duke bërë disa hapje, për momentin të pakonkretizuara, kundrejt divorceve në Kishë. Ai gjithashtu mbështeti të krishterët e Lindjes dhe u kërkoi liderëve dhe intelektualëve myslimanë të dënojnë dhunën e xhihadistëve.

MALALA YOUSAFZAI: Ikona botërore e arsimimit të vajzave, pakistanezja u bë në moshën 17-vjeçare, fituesja më e re e çmimit Nobel për Paqe në histori. Ajo premtoi se do të vazhdonte luftën për arsimimin e të gjithë fëmijëve. Ajo e ndau çmimin me indianin, Kailash Satyarthi.

DIANE ET JOHN FOLEY – Djali i tyre, James Foley, gazetari amerikan i pavarur, i rrëmbyer në Siri në nëntor të vitit 2012, ishte i pari prej perëndimorëve në duart e Shtetit Islamik që u ekzekutua. Dinjiteti i Diane dhe John Foley la gjurmë në vitin 2014. James Foley kishte kontribuar me mbulimin për AFP-në të konfliktit sirian.

OSCAR PISTORIUS – Ylli i handisportit u bë personazhi kryesor i procesit gjyqësor dhe kriminal të vitit, ndjekur në Afrikën e Jugut dhe në pjesën tjetër të botës. Nata tragjike e Shën-Valentinit në vitin 2013 kur ai vrau të dashurën e tij, Reeva Steenkamp dhe më pas një proces i gjatë gjyqësor i transmetuar nga televizione të shumta dhe një dënim me pesë vjet burg që u kontestua menjëherë.

THOMAS PIKETTY – Libri i tij "Kapitali në shekullin e të XX" ishte i përbërë prej 970 faqesh. Qindra mijëra kopje u shitën në Francë, por gjithashtu në SHBA dhe në Britaninë e MAdhe ku shpjegimet e tij për thellimin e pabarazive patën një jehonë të konsiderueshme. Me Jean Tirole, fituesi i çmimit Nobel në ekonomik këtë vit, ai dëshmon vitalitetin e shkencës ekonomike në Francë, në një kohë që vendi në mënyrë paradoksale po lufton me krizën.


Foto: COP20 HANDOUT / 东方IC

JACK MA – Ai është figura më e njohur e një kapitalizmi kinez gjithnjë e më shumë të fuqishëm, themelues i gjigantit në internet "Alibaba" që përbën një bashkim të "Amazon", "eBay" dhe "Google". Ky ish-profesor i anglishtes, 50 vjeç, sot është një nga njerëzit më të pasur në Kinë.