">'Fluturimi i Shqiponjës' i Thoma Simakut premierë në Pekin<IMG border=0 align=absMiddle src=" /mmsource/images/2004/06/29/litsen1.gif">
'Fluturimi i Shqiponjës' i Thoma Simakut premierë në Pekin
  2014-12-10 18:05:05

Vepra e kompozitorit shqiptar, Thoma Simaku, 'Fluturimi i Shqiponjës' u luajt për herë të parë në Pekin, nga studenti i Universitetit të York-ut, Joseph Houston, gjatë 'Javës Ndërkombëtare të Muzikës', mbajtur në Universitetin Normal të Pekinit më 26 nëntor.

Gjatë vizitës së tij në Kinë, Dr Thomas Simaku dha dhe një seri leksionesh dhe klasa Master në Hong Kong e Pekin, duke përfshirë prezantim e veprave të tij të fundit.

Duke folur për CRI Shqip, Dr. Simaku tregon për kompozimin e veprës 'Fluturimi i Shqiponjës', ripunimin e këngës 'Moj e Bukura More' dhe ripunimin e temës muzikore të filmit 'Duaje Emrin Tënd' që është botuar në Britani dhe dalë në CD në Gjermani.

Ndërsa jepte koncertin e tij në Pekin, premiera botërore e veprës më të re të kompozitorit e kompozitorit shqiptar, ajo për violinë me titull 'Capriccioso', vihej në skenën e King's Place të Londrës në një koncert të organizuar nga Ambasada e Shqipërisë në Britani, me rastin e 70-vjetorit të çlirimit.