">Nga Pekini në Romë-Me dashuri dhe makarona<IMG border=0 align=absMiddle src=" /mmsource/images/2004/06/29/litsen1.gif">
Nga Pekini në Romë-Me dashuri dhe makarona
  2014-12-04 16:41:51

Jen Lin-Liu shkruan për ushqimin, kulturën dhe udhëtimet për "New York Times", "The Wall Street Journal and Newsweek". Libri i saj i fundit, "Në Rrugën e Makaronave", paraqet një udhëtim që i kushtohet makaronave përgjatë asaj që sot njihet me emrin "Rruga e Mëndafshit".

Ajo shprehet se e gjithë kjo nisi në kurset e gatimit me Andrea-n, shefin e një restoranti të famshëm.

Pas hapjes së restorantit, ai i mësoi Jen-it si të përgatiste brumin për spaghetti. Më pas, Andrea i mësoi si të përgatiste orecchiette – ku kinezët i quajnë "veshët e maces " – dhe më pas tagliatelle-t. Jen zbuloi se kuzhina kineze kishte diçka të ngjashme me makaronat italiane.

Por, lind pyetja- A ka qenë Marco Polo ai që i çoi makaronat nga Kina në Itali?

Sigurisht që jo, sepse makaronat italiane kanë ekzistuar që nga koha e venetikasve.

Në Kinë, makaronat më të vjetra u gjendën në një rrënojë 2-3 mijë vite para Krishtit në Lajia, në afërsi të Lanzhou-t.

Pas Italisë, Jen Lin-Ju erdhi në Pekin me bashkëshortin e saj amerikan, i cili nuk ishte aq entuziast sa ajo për t'u rikthyer në Romë përmes "Udhës së makaronave " në Rrugën e Mëndafshit. Ajo udhëtoi përgjatë Rrugës së Mëndafshit, duke shijuar lloje të ndryshme makaronash gjatë gjithë rrugës dhe më pas ndan me ne detajet që zbuloi.

Libri i saj është më tepër se një studim mbi gatimin; ajo shpjegon arsyet se pse ushqimi është kulturë dhe që njerëzit janë me të vërtetë ajo ç'ka hanë. Ajo udhëtoi nga Kashgar në Samarkand, nga Teherani në Bodrum.

Ajo thotë se makaronat e shpejta u krijuan në fund të Luftës së Dytë Botërore, jo nga japonezët, por nga një prift italo-amerikan me emrin John (Giovanni) Romaniello, i cili ushqente refugjatët e varfër në Rajonin e Posaçëm Administrativ të Hong-Kongut. Ai mori nofkën "prifti i makaronave " dhe si rezultat nisi një kapitull i ri interesant në historinë e dashurisë së makaronave mes Kinës dhe Italisë.

Jen përdor shumë ngjyrime në librin e saj.

Libri "Rruga e Makaronave" duhet lexuar nga gjithshkush që ka interes kulturor mes Lindjes dhe Perëndimit.

Lexuesit do të gjejnë gjithashtu shumë fakte të tjera në librin e Jen Lin-Liu.

Në këtë librë ajo hedh poshtë mitin se Marco Polo solli makaronat në Itali, ato figuronin atje shumë kohë para Marco Polo-s.

Udhëtimi e çon atë nga Kina në, Kyrgyzstan, Uzbekistan, Turkmenistan, Iran dhe Turqi dhe më pas në Romë.

Dieta e spartanëve

Leximi i këtij libri mund t'ju shndërrojë në një epikurian. Përmban rreth 30 receta për gatimet më të shijshme kineze si dumplings (jiaozi) me mish qengji dhe kungull, pulë persiane me arra dhe salcë shege dhe orecchiette italiane.

Megjithatë, pavarësisht titullit Lin-Liu zbuloi në Rrugën e Makaronave se kur arrin në Azinë Qendrore dhe Iran, makaronat janë zëvendësuar me bukë dhe oriz.

Kultura e ngrënies së makaronave në Azi

Etika e ngrënies është shumë e ndryshme në botë. Kultura e të ngrënit makarona në Azi është e ndryshme nga ajo në vendet perëndimore. Sipas rregullave të tavolinës në Perëndim, nuk duhet të bëni zhurmë kur hani spaghetti. Shihet si sjellje jo e mirë kur gjatë ngrënies së makaronave hani vetëm gjysmën dhe pjesën tjetër e lejoni të bjerë në pjatë pasi e keni këputur me dhëmbë. Por, në Azi ndodh e kundërta. Psh, kur hani makarona në Japoni shihet si mungesë edukate nëse nuk bëni zhurmë gjatë ngërnies. Zhurma shihet si një kompliment për personin që e gatoi. Nëse i hani makaronat në qetësi, kjo do të thotë që shija e tyre nuk ju pëlqen dhe ju nuk e vlerësoni punën e "kuzhinierit".

Besohet se makaronat e kanë origjinën nga Kina dhe më pas u përhapën në vendet e tjera aziatike si Japoni dhe Kore. Pas shumë vitesh, pothuajse çdo vend aziatik ka mënyrën e vet të të gatuarit të makaronave. Makaronat më të famshme në Kinë quhen gan mian. Makaronat janë bërë nga brumi (miell të bardhë dhe ujë). Përveç orizit, makaronat janë një tjetër element I rëndësishëm në kuzhinën aziatike. Makaronat që bëhen nga tërheqja e brumit në fije të holla, ndonjëherë I shtohet edhe kripë, quhen la mian. Pasi bëhen makaronat i hidhet sipër niseshte që mos të ngjiten së bashku. Makaronat e tjera që bëhen me miell orizi janë gjithashtu tepër të famshme në Kinë. Makaronat e thata të orizit ose mi fen, mund të përdoren për skuqje. Chow fen, që janë bërë nga miell orizi, niseshte patateje dhe misri mund të përdoren për supë.

Në Japoni, makaronat quhen menrui. Makaronat japoneze janë kryesisht nga mielli. Ka shumë lloje makaronash në Japoni, Udon është një prej tyre. Janë makaronat me pak trashësi dhe forma të ndryshme. Kishimen janë të gjëra dhe të sheshta pak a shumë si tagliatelle-t. Hiyamugi janë të trasha në formë rrethore dhe shërbehen zakonisht të ftohta. Megjithatë, lloji më i njohur i makaronave japoneze janë malaronat Ramen, dhe e kanë origjinën nga Kina. Në Kore makaronat quhen guksu ose myeon. Makaronat tajlandeze quhen mee.

Në Kinë, banorët kanë zakon të hanë makarona në ditën e ditëlindjes, pasi kjo gjë simbolizon jetëgjatësinë. Fijet e makaronave janë të gjata, dhe kinezët konsumojnë makarona në këtë ditë të veçantë në jetën e tyre, si dëshirë për të jetuar më mirë dhe më gjatë.