">Samiti i Lima-s skicon marrëveshjen e re globale për klimën<IMG border=0 align=absMiddle src=" /mmsource/images/2004/06/29/litsen1.gif">
Samiti i Lima-s skicon marrëveshjen e re globale për klimën
  2014-12-03 16:54:42


Samiti i Lima-s skicon marrëveshjen e re globale për klimën

Konferenca dyjavore e Kombeve të Bashkuara mbi klimën u hap të hënën në Lima, kryeqytetin e Perusë, me ekspertë dhe analistë nga e gjithë bota të cilët do të diskutojnë shkrirjen e akullnajave dhe motin ekstrem.

Negociatat e Limas duhet të përcaktojnë elementet kyç për një marrëveshje të re globale për klimën e cila do të përfundojë në Paris brenda një viti. Konferenca ka gjithashtu synim për të përgatitur planet për shkurtime më drastike të gazeve përpara një marrëveshjeje më të gjerë që do të hyjë në fuqi në vitin 2020.

Kryeministrja e Perusë, Ana Jara:

"Vendet e industrializuara dhe vendet si Peruja kanë pyjet të gjera që përbëjnë mushkëritë e njerëzimit. Sot, ne jemi të lumtur që i kemi këtu dhe shpresojmë se kjo kohë prej gati dyjavësh do të jetë e dobishme për jo vetëm për Perunë, por për të gjithë botën," tha Jara.

Javët e fundit, vëmendja ndërkombëtare është fokusuar tek arritja e objektivave të rinj të lajmëruar nga dy emetuesit më të mëdhenj të globit, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Kina, për të reduktuar ndotjen karbonike.

Marcin Korolec, drejtuesi i konferencës së Kombeve të Bashkuara për klimën e vitit 2013 në Varshavë, e mbështeti bashkëpunimin.

"ShBA-ja dhe Kina dolëm me një marrëveshje të rëndësishme për klimën, përfshirë dhe angazhimet e tyre të mundshme. Tani, ashtu siç kemi rënë dakord në Varshavë, ne vazhdojmë t'i përkthejnë këto njoftime në marrëveshjet ndërkombëtare. Unë jam i kënaqur që shikoj se Polonia mund të jetë pjesë e këtij stimuli," tha ai në hapje të samitit të Limas.

Në të njëjtën kohë, ka një nxitje paralele që po zhvillohet e qetë për të siguruar përshtatjen ndaj efekteve të pashmangshme të ndryshimit të klimës. Këto përfshijnë ndërtimin e infrastrukturës më elastike, duke instaluar sisteme paralajmërimi për fatkeqësitë dhe duke iu mësuar fermerëve mbledhjen e ujit të shiut.

Kryesuesi i Samitit të Limas, ministri peruan i mjedisit, Manuel Pulgar Vidal.

"[Ne duhet] ta bëjmë të qartë dhe mbi një themel të siguritë marrëveshjen e re për klimën nëpërmjet një dokumenti bazë që shpreh baraspeshën midis veprimeve për klimën dhe një zhvillimi të qëndrueshëm. Ne duan, për herë të parë, që të gjitha vendet pa përjashtim të bien dakord për informacionin që duhet të paraqesim në 2015 për të treguar kontributet tona kombëtare për çështjen e ndryshimit të klimës," tha Vidal.

Vendet në zhvillim, nga Paqësori në Afrikën Nën-sahariane dhe nga Azia Jugore në Amerikën Latine, po bëjnë thirrje prej shumë kohësh për adoptimin e nismave të reja dhe përfitimin e më shumë fondeve.

Në vitin 2013, financimi për përshtatje ndaj ndryshimeve të klimës ishte vetëm 7 për qind i investimeve globale për trajtimin e ndryshimit të klimës. Dhe që nga viti 2003, përshtatja ka marrë vetëm rreth 17 për qind të shpenzimeve të miratuara nga fondet e klimës qeveritare të mbështetura për vendet në zhvillim.

Por ka besim në rritje në mesin e ekspertëve se Fondi i Gjelbër i Klimës, i cili synon të bëhet mekanizmi kryesor financiar global i klimës, planifikon t'i drejtojë gjysmën e burimeve të tij për përshtatjen.

Një tjetër temë e nxehtë në samitin e Limas është nëse vendet duhet t'i përfshijnë kontributet për përshtatje ndaj ndryshimit të klimës në një marrëveshje të re. Këto kontribute parashikohen për t'u prezantohen në fillim të vitit të ardhshëm, por disa vende të industrializuara kanë argumentuar se propozimet duhet të mbulojnë vetëm reduktimin e shkarkimit.

Por për vendet më pak të zhvilluara, janë duke i lidhur planet e tyre aktuale dhe të ardhshme për përshtatjen me shumën e mbështetjes financiare dhe teknike të nevojshme për zbatimin e tyre.

Kjo do të ndryshojnë nga përpjekjet për të mbajtur rritjen e temperaturës globale në një kufi të pranuar ndërkombëtarisht në 2 gradë Celsius ose më pak, argumentojnë ekspertët.