">Tur i pianistes kosovare Ardita Statovci në Kinë<IMG border=0 align=absMiddle src=" /mmsource/images/2004/06/29/litsen1.gif">
Tur i pianistes kosovare Ardita Statovci në Kinë
  2014-12-03 15:48:50

Pianistja kosovare Ardita Statovci nga 15-30 nëntor dha koncerte në Nanjing, Nanchang, Jining, Wuxi dhe Shangai. E emocionuar nga organizimi i përsosur i koncerteve, sallat më të bukura që kishte parë ndonjëherë por dhe fansat kinezë, pianistja e njohur ndërkombëtarisht flet për Radio Ejani 106 FM për kolegët dhe miqtë e saj artistë kinezë me vlerësim të lartë.

Nga njëri koncert në tjetrin ajo ka mundur të vizitojë vendlindjen e Konfucit dhe tempullin e tij, madje citon dhe aforizma të filozofit të madh për muzikën.

Prej vitesh Ardita Statovci jeton në Austri, por piano e saj është dëgjuar në SHBA, Zvicër, Spanjë, Itali e vende të tjera. Koncertet e saj në piano janë transmetuar nga televizione të njohura të botës. Kjo artiste e shquar ja dedikon Prishtinës hapat e parë në rrugën e bukur dhe të vështirë të artit dhe me mjaft emocion kujton koncertet në Tiranë. Në intervistën ekskluzive për gazetaren Eda Merepeza në Radio Ejani ajo tregon planet artistike dhe shpreh dëshirën për tu rikthyer në Kinë me koncerte të tjera.