">Guo Pei, Donatella Versace e Kinës<IMG border=0 align=absMiddle src=" /mmsource/images/2004/06/29/litsen1.gif">
Guo Pei, Donatella Versace e Kinës
  2014-11-20 16:24:17

"Sukses do të thotë mos dorëzohesh kurrë"-Guo Pei

Guo Pei, një nga stilistet kineze më të mira të modës, me një ekperiencë mbi 27-vjeçare. Ajo u bë e famshme për stilin e saj të veçantë dhe ekstravagant, shumë afër perfeksionit.

Guo Pei është një emër i njohur në fushën e modës. Për vite me radhë, ajo ka veshur vipat kinezë dhe më gjerë. Ajo dizejnoi veshjen e mrekullueshme ceremoniale në Lojërat Olimpike të Pekinit në vitin 2008.

Në ceremoninë e mbylljes së Lojërave të Pekinit në vitin 2008 u realizua një duet mes këngëtares kineze Song Zuying dhe tenorit me famë botërore Placido Domingo ku ata performuan "Flaka e Dashurisë". Performimi i tyre nuk ishte i vetmi tipar që tërhoqi vëmendje dhe impresionoi publikun. Veshja e Song Zuying ndriçoi më tej shfaqjen.

Veshja e këngëtares ishte punim i stilistes së mrekullueshme, Guo Pei.

"Për të bërë këtë fustan përdora mbi 200 mijë gura Swarovski, të gjitha të qepura me dorë. Meqënëse kishim vetëm 2 javë, punësova disa njerëz që punuan ditë e natë për ta përfunduar fustanin në kohë."

Po pse vendosi Guo Pei të përdori kristalet....

"Besoj se bleva të gjitha gurët Swarovski që ekzistonin në Hong Kong! Vendosa të përdor këto gurë pasi Lojërat Olimpike ishin një mundësi e veçantë për vendin tonë, për këngëtaren Song Zuying dhe sigurisht edhe për mua, për të reklamuar punën time para botës. Doja që çdo gjë të shkëlqente, prandaj vendosa për të përdorur këto gurë".

Megjithatë Song Zuying nuk është i vetmi yll në Kinë që është veshur nga Guo Pei. Aktorja e mirënjohur Zhang Ziyi e ka patur gjithashtu këtë privilegj.

Guo Pei nisi karrierën e saj kur ishte 19 vjeç. Në vitin 1986, ajo përfundoi studimet dhe u bë stilistja e parë profesioniste në Kinë. Në atë kohë, pjesa më e madhe e kinezëve nuk e kishin idenë se çfarë ishte stilimi dhe shumica e tyre nuk e vrisnin mendjen nëse rrobat ishin të dizejnuara me shije ose jo. Por, me zhvillimin e shoqërisë, njerëzit nisën të kujdeseshin më tepër për pamjen dhe veshjet e tyre. Kështu Guo Pei fitoi famë brenda dhe jashtë vendit.

Dizejnimet e Guo Pei-t janë një ndërthurje e elementeve tradicionale kineze dhe atyre moderne. Ajo kombinon shijet orientale me stilin perëndimor.

Tani ajo ka kompaninë e saj "Mei Gui Fang" ose "Rose Workshop".

Në një intervistë ekskluzive për revistën "Fashion Studio", Guo Pei flet për tregun kinez të modës dhe si arriti ajo majat e suksesit. Ajo gjithashtu flet për planet e së ardhmes.

GUO PEI shprehet në intervistë se çdokush duhet ta ndërtojë karrierën hap pas hapi dhe të përballet çdo ditë me sfidat dhe problemet, t'i zgjidhë ato dhe të ecë përpara.

Ajo përfundoi studimet në vitin 1985 dhe ishte stilistja e parë e veshjeve në Kinë, në një kohë kur stilimi nuk njihej si profesion në atë kohë. Në atë kohë ajo arriti të mësonte shumë çdo ditë nga pak.

"Kur hapa biznesin tim kalova një 10-vjeçar tepër të vështirë – ishte koha kur e harrova pothuajse ëndrrën time, humba mes përpjekjeve për të mbajtur në këmbë kompaninë. Kishte raste që nuk mund të paguaja punonjësit, duhet të bëja çdo gjë vetë, edhe kur isha shtatzënë me fëmijën e parë –megjithatë nuk u dorëzova kurrë. Nuk më pëlqejnë zgjedhjet në jetë, pasi të zgjedhësh diçka do të thotë të heqësh dorë nga diçka tjetër – dhe unë gjithnjë kam kërkuar të kem gjithçka, një familje të lumtur, 2 vajza të bukura, sukses në karrierë dhe markën time.

"Të mos dorëzohesh kurrë"- kjo duket se ka qenë motoja që frymëzonte stilisten të ecte përpara, pavarësisht vështirësive.

Ajo është një stiliste që kërkon perfeksionin, prandaj përdor copat me cilësinë më të mirë në botë.

Guo Pei e përshkruan stilin e saj si të ngrohtë dhe pozitiv. Në çdo stil të ri që sjell apo në çdo veshje ajo përcjell dashuri, pozitivitet dhe përfeksion. Me çdo veshje që ajo stilon sjell një histori të ndryshme. (Foto: globalasia)

1 2