">Dhuratat simbolike të APEK-ut<IMG border=0 align=absMiddle src=" /mmsource/images/2004/06/29/litsen1.gif">
Dhuratat simbolike të APEK-ut
  2014-11-20 16:24:17

Dhuratat simbolike të APEK-ut

Nëntori shënoi një ngjarje të rëndësishme në Kinë, Konferencën e Bashkëpunimit Ekonomik të Liderëve të Vendeve të Azi Paqësorit, që u zhvillua në Pekin. Organizatorët e kësaj veprimtarie përgatitën disa dhurata simbolike për kryetarët e shteteve dhe pjestarët e 21 delegacioneve zyrtare pjesmarrëse në javën e APEK-ut.

Çelësi i artë me një rruazë të bardhë në mes dhe një pikturë e punuar në mëndafsh si dhe një punim në kaligrafinë kineze ishte seti i dhuratave, që organizatorët e ceremonialit të samitit të APEK-ut u dhanë përfaqësuesve të vendeve të ndryshme.

Çdo vit për personalitetet VIP që vizitojnë kryeqytetin e Kinës dhurohet një çelës i artë, por këtë vit dhurata kishte karakteristika të tjera.

"Çdo çelës ishte i shoqëruar me monumentet turistike më të famshme të Pekinit si Pallati i Muzeut, Muri i Madh dhe Pallati i Verës" tregon përgjegjësi i shpërndarjes së dhuratave, Chen Shaoshu.

Sipas tij, çelësi i artë simbolizon shprehjen kineze " 'Jin shi wei kai', që do të thotë " Sinqeriteti thyen hekurin dhe gurin.'

Edhe dhuratat e tjera pjesë përbërëse e setit kanë domethënien e tyre. Piktura në mëndafsh paraqet qendrën e Pekinit, ndërsa kaligrafia, shkrimin e lashtë me hieroglife kineze.

Të katërta këto simbole u vendosën në një kuti të kuqe, të frymëzuar nga hyrja e kuqe e Pallatit të Muzeut.

Përgjegjësi Chen thotë se "Kemi të bëjmë me një dhuratë tradicionale. Vetë ngjyra e kuqe e përdorur në kutinë e dhuratave ka domethënien se Pekini mirëpret liderët dhe të ftuarit pjesmarrës në samit."

Delegatët e ministerialit mbanin një kartë hyrëse me simbole nga 21 vendet pjesëmarrëse në samit.

Guri Jade një simbol i Kinës

Artisti kinez Wang Junyi beson se guri jeshil (i njohur si "jade") ka më shumë vlera se sa një simbol i fisnikërisë. Historia e gdhëndjes së gurit jade në Kinë daton mijëra vjet më parë dhe është konsideruar si arti i fisnikëve, familjeve perandorake, pra përgjithësisht shtresave të pasura të shoqërisë. Skulptori Wang dëshiron të tregojë mes punës së tij se guri jeshil- jade mund ti shërbejë publikut të gjerë.

Në tetor të këtij viti ai ka paraqitur planin e punës së tij njëvjeçare me gurin jade. Gjatë nëntorit ai do të ekspozojë veprat e tij në gdhëndjen e gurit jade në mbi 10 qytete të botës, mes të cilave në Paris dhe Venecia. Por ekspozimi i parë i skulpturave me jade të Wang-ut do të bëhet në Muzeun e Luvrit në Paris.

Kur punon gurin jade skulptori Wang përdor dhe metale të çmuara si ar, argjend dhe titan.

Një nga veprat e tij me titull "Nile" që do të ekspozohet në Luvër është krijuar në vitin 2007 dhe paraqet një formë piramide. "Flutura" quhet një tjetër instalacion i këtij artisti ku ai ndërthur gurin jade me metale.

"Guri jade është mjaft i përshtatëshëm për ta ndërthurur me elemente të tjerë si rruazat, bronxin apo porcelanin" thotë skulptori 40 vjeçar.

Drejtori i Muzeut Kombëtar të Artit, Wu Weishan vlerëson punën e skulptorit Wang në ndërthurjen e traditës me artin modern dhe instalacionin.

Punimet e Wangut me gurin jade fokusohen në 3 subjekte-Buda, kafshët dhe lulet. Artisti ka deklaruar për mediet se shfaqja e tij e ardhëshme do të paraqesë për publikun e huaj këto simbole, që janë mjaft popullore në Azi. Sipas tij ka ardhur koha që edhe publiku i gjerë evropian të njohë kulturën tradicionale kineze, pjesë e të cilës janë dhe skulpturat në gurin jade.

Biografia artistike e skulptorit Wang

Wang ka nisur të gdhendë gurin jade që në moshën 19 vjeçare. Ky lloj arti kërkon shumë durim, aq sa atij i janë dashur muaj, madje edhe vite për të përfunduar një vepër arti. Ai kujton se mesatarisht 8 orë në ditë punonte për gdhendjen e gurit jeshil.

Wang kujton lidhur me këtë një shprehje kineze, e cila thotë se "Ndonëse njeriu e gdhend gurin jade, në të vërtetë ndodh e kundërta".

Wang ka krijuar rreth 100 punime në jade në 20 vitet e fundit, ku përfshihen "vepra të mëdha", siç janë fluturat, të ekspozuara në një shfaqje në vitin 2012 në Muzeun Kombëtar të Kinës. Në planet e tij krijuese ai dëshiroj të gdhendë 200 flutura prej jadeje, të cilat të përfaqësojne vende të ndryshme të botës.

Në vitin 2005 punimet në jade të Wang-ut u paraqitën në ankandin Christie në Hong Kong dhe pas suksesit të parë në këtë drejtim veprat e tij prej jadeje u paraqitën dhe në shtëpitë e njohura të ankandit kineze si Poly dhe Hanhai.

Dëshira e tij si artist është ndërthurja e linjës mes gurit jade si vepër arti por në shërbim të të gjithëve.

Për qindra vjet ky gur me vlerë përbënte një stoli të familjeve fisnike feudale kineze. Skulpturat në jade maten për vlerën e tyre nga pastërtia e gurit dhe transparenca e tij.

Wang ndjen shumë kënaqësi kur publiku ndjek ekspozimin e punëve të tij në jade dhe mendon se kjo do të zgjerojë ndikimin e këtij guri në të ardhmen në preferencat e publikut. Ai dëshiron të krijojë një fondacion në bashkëpunim me kolegë të tij për mbështetjen e studentëve dhe artistëve të rinj në punimin e jades dhe ruajtjen e kësaj tradite të kulturës kineze.

Jade në ditët tona është popullore në Kinë. Në qendra të ndryshme tregtare ka dyqane posaçërisht për tregtimin e kësaj stolie të rrallë. Shumë zonja kineze i përdorin këto stoli në jetën e përditëshme, në formë varëseje,byzylyku, unaze apo vëthësh dhe madje disa prej tyre mendojnë se ky gur është fatsjellës.

(Eda Merepeza, Foto: China Daily)

1 2