">Vipat e Hollivudit "çmenden" për Rosën e Pekinit<IMG border=0 align=absMiddle src=" /mmsource/images/2004/06/29/litsen1.gif">
Vipat e Hollivudit "çmenden" për Rosën e Pekinit
  2014-10-30 17:10:10

Kur je në Romë, bëj si romakët- Kur je në Kinë, provo Rosën e Pekinit.

Pjesa më e madhe e yjeve të Hollywood-it që vijnë në Kinë kanë rastin të provojnë kuzhinën e vërtetë kineze. Nga intervista duket se pjesa më e madhe e tyre "çmenden" pas Rosës së Pekinit.

Regjizori amerikan Marc Webb, i njohur për seritë e filmit Spiderman shprehet se preferon "Rosën e Pekinit" shumë. Ai pranoi se e provoi këtë gatim tradicional 8 vite më parë kur vizitoi Pekinin

Aktori në filmin Spiderman Andrew Garfield dhe aktorja Emma Stone, pranuarn gjithshtu se preferojnë kuzhinën kineze, përfshi "Rosën e Pekinit, krahët e pulës, makaronat etj."

Johnny Depp shprehu gjithashtu preferencat e tij për rosën e Pekinit.

Më 16 tetor, Dwayne Johnson tha në një konferencë shtypi në linezisht "Wo Hen Shuai (Jam shumë simpatik)", "Da Jia Hao (Përshëndetje të gjithëve" dhe "Wo Xi Huan Beijing Kao Ya (Unë pëlqej rosën e Pekinit)

Kuzhina kineze mjaft e pasur dhe shijehollë është një karakteristikë e veçantë e kulturës kineze. Ajo është ndoshta përbërësi i kulturës kineze më i njohur nga të huajt. Thuajse në çdo vend të botës mund të gjesh restorante kineze.

Kina është një vend me një territor të gjerë, me histori të gjatë e me një numër të madh kombësish, gjë që kuptohet se pasqyrohet edhe në stilet e veçanta të kuzhinës, të cilat ndahen në katër grupe të mëdha, një prej të cilave është ajo veriore, me kuzhinën e Pekinit si përfaqësuese.

Thuhet se kuzhina e Pekinit është ndër më të mirat në Kinë. Ajo është e mirënjohur për përdorimin e përbërësve të tillë si piperi, hudhrat, xhenxhefili dhe koriandri (i quajtur si "majdanozi kinez").

Jiaozi-të, një lloj ushqimi i përgatitur me brumë e me mbushje mishi ose perimesh a të ndërthurura; kuleçët e përgatitur me brumë të zier në avull e të mbushur

po ashtu zakonisht me mish e perime, të quajtura baozi; makaronat e gjata nudëlls etj., janë disa nga gatimet më të njohura e të përhapura gjerësisht në kryeqytet, por jo vetëm aty. Megjithatë, pa dyshim gjella më e famshme e kuzhinës së Pekinit është rosa e pjekur. Ajo gëzon emrin e një ndër gjellëve më të shijshme në Kinë e në të gjithë botën. Shumë vizitorë që vijnë në Pekin e kanë të vështirë të largohen prej tij pa e provuar këtë gjellë të famshme pikërisht në vendin ku e ka zanafillën. Ngrënia e rosës së pjekur të Pekinit vlerësohet si një nga dy gjërat që duhet të bëjë medoemos ai që vjen në Pekin. Tjetra është ngjitja e Murit të Madh.

Historia e rosës së pjekur

Historia e rosës së pjekur shkon deri në dinastinë Yuan (1206-1368), kur ajo u rendit ndër gjellët perandorake në "Recetat e plota për gjellët e pijet", e shkruar në vitin 1330 nga Hu Sihui, një inspektor i kuzhinës perandorake. Në këtë libër kuzhine përshkruhen edhe hollësi lidhur me procesin e gatimit.

Në fillim të shekullit XV, kur kryeqyteti i dinastisë Ming u zhvendos nga Nankini në Pekin, rosa e pjekur mbeti një nga gjellët më të njohura në oborrin perandorak. Sipas historisë vendore, restoranti i parë i rosës së pjekur në Pekin u hap gjatë mbretërisë Jiajing (1522-1566).

Gjatë periudhës Qianlong (1736-1796), rosa e pjekur ishte një gjellë e parapëlqyer nga shtresat e larta. Shumë dijetarë, pasi hanin rosë të pjekur, frymëzoheshin për të shkruar edhe poezi.

Kina është një ndër vendet e para që ka zbutur rosat për t'i përdorur për gatim. Metodat e gatimit përfshijnë zierjen në ujë ose në avull, pjekjen, skuqjen etj. Por për të përgatitur rosën e pjekur të Pekinit, në ferma të specializuara në Veri të Kinës rritet një lloj i veçantë i këtij shpendi. Rosat mbahen në kafazë individualë dhe çdo gjashtë orë në 20 ditët e fundit të jetës ato ushqehen me një qull me miell misri që trash shtresën e dhjamit nën lëkurë. Rosa duhet të jetë 65 ditëshe kur theret e të peshojë 2 kilogramë e gjysmë. Duhen katër ditë për ta përgatitur rosën për në furrë. Së pari ajo fryhet me një pompë ose diçka tjetër, duke ndarë lëkurën nga trupi (dikur kjo bëhej me anë të një tubi në të cilin frynte dikush që kishte mushkëri të forta).

Mandej përvëlohet me ujë të valuar që të bëhet më e thatë dhe e tendosur e thahet për gjysmë dite. Përpara gatimit ajo lyhet me erëza, kripë e sheqer, si dhe me salcë soje e me shurup, për të marrë një ngjyrë të errët me erëmim të lehtë karameleje gjatë procesit të mëpasshëm të gatimit. Rosa varet nga qafa në një furrë të nxehtë ku piqet për 45 minuta ose për një orë, kohë gjatë së cilës dhjami i shumtë i rosës shkrin dhe lëkura bëhet e rreshkët. Për shkak se kërkohet një furrë e madhe, si edhe teknika të tjera të koklavitura gatimi, rosa e Pekinit zakonisht nuk përgatitet në shtëpi; ajo përgjithësisht hahet në restorant ose blihet e gatshme dhe hahet në shtëpi.

Në Shtetet e Bashkuara, ka njerëz që nuk e pëlqejnë dhjamin me tepricë nën lëkurën e rosës. Atëherë kuzhinierët përdorin një mënyrë për ta hequr dhjamin gjatë ndarjes së lëkurës, ose hapin disa vrima pranë pjesës së prapme të rosës për ta lënë dhjamin të shkrihet gjatë gatimit. Zakonisht aty përdoren rosa të zakonshme, për shkak se janë më pak të dhjamura. Kështu, rosa e Pekinit që shërbehet në Shtetet e Bashkuara shpesh është joautentike, për shkak të parapëlqimit të konsumatorit perëndimor.

Llojet e rosës së pjekur

Rosa e pjekur e Pekinit ndahet në dy lloje: rosa e pjekur menlu (rosë e pjekur në furrë të mbyllur, ku nxehtësia vjen nga muri i brendshëm i furrës) dhe rosa e pjekur gualu (rosë e pjekur në furrë gjysmë të mbyllur, drejtpërdrejt në zjarr). Për të bërë një rosë të pjekur menlu, së pari ndizen kërcej në furrë derisa anët e furrës nxehen, pastaj futet rosa brenda dhe piqet, me anë të nxehtësisë së furrës dhe të hirit. Për të përgatitur një rosë të pjekur gualu, ajo varet në furrë dhe piqet drejtpërdrejt në zjarr. Për zjarrin përdoren vetëm drurë të tillë si druri i kimçës, hurmës, pjeshkës ose dardhës, sepse ato nxjerrin më pak tym dhe i japin mishit aromën e tij të këndshme të veçantë. Rosa piqet derisa të marrë një ngjyrë kafe në të artë dhe të shkëlqejë nga yndyra që del jashtë, me lëkurën të rreshkët, mishin të butë që të shkrin në gojë, dhe me aromë të mirë.

Restorantet e rosës së pjekur

Këto dy mënyra të veçanta gatimi përfaqësohen nga dy restorante tradicionale që shërbejnë rosën e pjekur të Pekinit, të cilat kanë secila një histori më shumë se njëqindvjeçare.

Restoranti i rosës së pjekur "Bianyifang", i themeluar në vitin 1855 (në vitin e pestë të sundimit të perandorit Xian Feng të dinastisë Qing), përdor një furrë të mbyllur dhe kashtë për zjarrin, që nuk e lejon flakën të shkojë drejtpërdrejt mbi rosën. Para se të futet në furrë, rosa mbushet me një supë të veçantë për të bërë të mundur që ajo të piqet nga jashtë dhe të ziejë nga brenda në të njëjtën kohë. Rosa e pjekur në furrë të mbyllur, e rreshkët nga jashtë dhe e butë brenda, e lyrshme, por me masë, gëzon emrin e një ushqimi të shëndetshëm.

Me shijen e vet tradicionale, restoranti "Bianyifang" ka arritur të mirëpresë ish-presidentin amerikan Xhorxh Bush dhe krerë të tjerë shtetesh e qeverish nga Guajana, Uruguaji etj.

Përfaqësues i gatimit drejtpërdrejt në zjarr është restoranti "Quanjude". Rosa e pjekur në restorantin "Quanjude" thuhet se është më autentikja ndër llojet e rosës së Pekinit.

Historia e restorantit fillon më shumë se 130 vjet më parë. Restoranti i parë që mbante emrin "Quanjude" u hap nga shpikësi i kësaj recete në vitin 1864, gjatë sundimit të perandorit të dinastisë Qing Tongzhi.

Kuzhinierët e specializuar të "Quanjude"-s i kushtojnë vëmendje të veçantë cilësisë së rosës, përbërësve dytësorë dhe tipit të drurit që do të digjet në furrë. Edhe vaji erëmues i susamit dhe sheqeri i përpunuar përzgjidhen me kujdes.

Për shkak të standardeve të tij të larta, fama e restorantit u përhap sa çel e mbyll sytë dhe për shumë vjet oferta e rosës së pjekur mezi plotësonte kërkesën. Për këtë arsye, restoranti u rindërtua dhe u zgjerua në vitin 1948. Në vitet e mëpasme u hapën disa degë të tij në zona të ndryshme të Pekinit, por përsëri as kjo nuk e zgjidhi problemin, por me hapjen e një restoranti "Quanjude" në Hepingmen, në jug të sheshit "Tienanmen", në vitin 1979, nuk ishte më e nevojshme të bëje një rezervim një javë përpara për të shijuar gjellën më të famshme të kuzhinës pekinase. Restoranti i ri kishte një sipërfaqe prej 15 000 metrash katrorë, i ndarë në 41 salla ngrënieje, duke përfshirë një që mund t'u shërbejë 600 klientëve njëherësh.