">Turqia i bashkohet aleancës kundër Shtetit Islamik<IMG border=0 align=absMiddle src=" /mmsource/images/2004/06/29/litsen1.gif">
Turqia i bashkohet aleancës kundër Shtetit Islamik
  2014-10-15 17:11:57

Arsimi po ndryshon jetën e tibetianëve

Në të kaluarën, ka pasur një nocion të përhapur në Kinë se ata që lindin në një familje barinjsh apo fermerësh nuk kanë pse shkojnë në shkollë, por duhet të ndihmojnë familjet e tyre në punët e blegtorisë apo bujqësisë.

Ky nocion pothuajse është harruar në qarkun Kangding, të Rajonit Autonom Tibetian Ganzi në provincën jugperëndimore Sichuan të Kinës, ku 99 për qind e fëmijëve tibetianë të moshës shkollore janë duke u arsimuar.

Le të ndjekim tani korrespodentin tonë, Chi Huiguang, që udhëtoi në rajon në një nga shkollat e mesme ​​dygjuhëshe të Kangding-ut për të gjetur se çfarë ndryshimi shkaktoi arsimi aty.

Ditët kur prindërit në Kangding u kërkonin fëmijëve të qëndronin në shtëpi dhe ta harronin shkollën i përkasin së kaluarës. Sot këta prindër jo vetëm janë të vetëdijshëm se arsimi do t'i ndihmojë fëmijët e tyre të kenë një jetë më të mirë, por ata janë duke kërkuar më shumë shkolla në rajon.

Tu deng, kryetar i bordit të arsimit në Kangding, ka vërejtur ndryshimin e qasjes ndaj arsimit.

"Mbaj mend kur i detyronim fëmijët të shkonin në shkollë, por tani gjërat kanë ndryshuar. Tani, prindërit mendojnë se shkollat aktuale nuk mund të përmbushin kërkesat e tyre, ndaj dhe po punohet për të zgjeruar rrjetin, sepse entuziazmi i prindërve për të regjistruar fëmijët e tyre në shkollë po bëhet më i lartë," thotë Tu.

Xia Xinghua ka punuar si mësues në shkollë për më shumë se 20 vjet. Ai tregon se si përfitoi nga arsimi Suolang Ciren, një prej nxënësve të tij.

"Suolang Ciren filloi këtu shkollën fillore dhe përfundoi shkollën e mesme. Ai u pranua në Universitetin Qendror të Minoriteteve të Pekin. Pas diplomimit, ai u kthye në Xinduqiao dhe është duke punuar këtu në fshat. Ai u rrit në një familje me një prind dhe rezultatet e tij në shkollë ishin mesatare, por sjellja e tij i bëri mësuesit ta ndihmonin. Pas diplomimit, ai kishte mundësi të ndiqte studimet pasuniversitare, por zgjodhi të kthehej në shtëpi dhe të ndihmonte babanë e tij të moshuar."

Që nga viti 2000 numri i të regjistruarve në shkolla është shumë i lartë, shumica e tyre kanë mundur gjithashtu për t'u regjistruar në Universitet. Shumë janë zhvendosur në qytete të tjera, dhe të tjerë kanë kthyer këtu në Rajonin Autonom Ganzi të Tibetit dhe kanë gjetur punë të mira.

Mësimet këtu ndiqen nga nxënësit në dy gjuhë, atë tibetiane dhe në mandarin, gjuhën zyrtare të Kinës. Në varësi të aftësisë së nxënësve në mandarin, ata mund të zgjedhin për të marrë mësime shtesë në matematikë, shkenca, histori apo gjeografi.

Ze Ba, një nxënëse e klasës së tretë në Kangding lindi në një familje fermerësh së bashku me vëllanë e saj më të madh, jeta e të cilës është ndryshe nga ajo e vajzave të moshës së saj në qytetet e mëdha të Kinës. Ze Ba tregon jetën e saj të përditshme këtu.

"Në fundjavë zakonisht laj rrobat që do të më duhen gjatë javës, ndonjëherë kthehem në shtëpi, e cila nuk është shumë larg. Aty mund të ndihmoj prindërit," thotë Ze Ba.

Ajo tani ka një mendim më të qartë për të ardhmen:

"Dua të shkoj në Universitetin Jugperëndimor të Minoriteteve në Chengdu, ose Universitetin Qendror të Minoriteteve, dua të jem një mësuese dhe të kthehem në vendlindje. Mamaja jeton vetëm dhe ajo merret me bujqësi, ndaj ajo ka nevojë për ndihmën time. Kam vendosur që pasi të diplomohen do të kthehem në vendlindje."

Në këtë situatë familjare, Ze Ba ka vendosur të kontribuojë për arsimin dhe të bëhet një mësuese.

"Ajo që ndjej është se arsimi mund të ndryshojë çdo gjë, duke përfshirë edhe fatet tona. Në krahasim me brezat e më parshim, të cilët nuk shkuan asnjëherë në shkollë dhe patën një jetë të vështirë, jeta e vëllait tim më të madh dhe e të tjerëve që shkuan në shkollë dhe u diplomuan nga një universitet është shumë më e mirë."

Ditën që korrespodenti ynë e regjistroi këtë intervistë, aktivistja 17​​-vjeçare Malala Yousafzai u nderua me Çmimin Nobel për Paqe. Në fjalën e saj pas marrjes së çmimit, Yousafzai tha një të vërtetë që tingëllon po ashtu në të ardhmen e Kangding-ut: "Një fëmijë, një mësues, një libër, dhe një stilolaps mund të ndryshojë botën."

Turqia i bashkohet aleancës kundër Shtetit Islamik

Në sfondin e luftimeve të ashpra për qytetin kurd Kobani në Siri aleanca ndërkombëtare mund të shfrytëzojë bazat ushtarake në Turqi, vend anëtar i NATO-s. Qeveria në Ankara ka dhënë pëlqimin e saj, bëri të ditur Pentagoni në Uashington. Deri tani avionët luftarakë të SHBA niseshin për të kryer sulmet ajrore nga pozicionet në bazat e Emirateve të Bashkuara Arabe, Kuvajtit dhe Katarit. Në Jordani janë të stacionuar gjithashtu që nga viti i kaluar aeroplanë luftarakë amerikanë.

Kobani është bërë ndërkohë simbol i luftës së kurdëve kundër xhihadistëve. Qyteti në kufi me Turqinë po sulmohet ashpër që prej gati një muaji nga ekstremistët. Turqia ka grumbulluar trupa në kufi dhe ka marrë edhe lejen e parlamentit për ndërhyrjen ushtarake.

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Chuck Hagel, falënderoi në një telefonatë homologun e tij turk Ismet Yilmaz për "gatishmërinë", për të ndihmuar koalicionin ushtarak me hapjen e bazave ushtarake. Kjo përshin edhe "strehimin dhe stërvitjen" e rebelëve të moderuar sirianë, njoftoi zëdhënësi i Hagel, John Kirby. Deri tani për këtë qëllim në planet amerikane parashikohej vetëm Arabia Saudite.


Foto: Lefteris Pitarakis / 东方IC

Turqia e bëri këtë njoftim menjëherë përpara takimit të parë strategjik të Aleancës këtë të hënë në bazën ushtarake Andrews në Uashington. Aleanca anti-IS kërkonte prej kohësh ta lidhte më ngushtë Turqinë. Po qeveria në Ankara kundërshtonte duke kërkuar veprime të përbashkëta, që të drejtoheshin edhe kundër regjimit të presidentit sirian Bashar al-Assad.

Në konferencën në SHBA Shefi i Shtabit amerikan, gjenerali Martin Dempsey, ftoi më shumë se 20 shefa të ushtrive, duke përfshirë edhe Britaninë e Madhe dhe Francën. Në tryezën e bisedimeve janë edhe pesë aleatët arabë, Arabia Saudite, Jordania, Bahreini, Katari dhe Emiratet e Bashkuara Arabe.

Nga ana tjetër presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka pasur aspirata për ta udhëhequr botën myslimane, por në kohën e tashme të krizës rajonale, ai ishte çdo gjë por jo lider. Trupat turke dhe tanket kanë qëndruar në mënyrë pasive para mburojave me tela me gjemba, ndërsa një mile më tutje në Siri, ekstremistët islamikë e kanë rrethuar qytetin Kobani dhe popullatën e tij kurdë.


Foto: Lefteris Pitarakis / 东方IC

Duke i mbajtur anash forcat e tij dhe duke refuzuar të ndihmojë në mënyra të tjera, për shembull me lejimin e luftëtarëve kurdë që të kalojnë nëpër Turqi, ai synon jo vetëm t'i dobësojë kurdët, por po ashtu, në një test të gatishmërisë me presidentin Obama, t'i detyrojë Shtetet e Bashkuara ta ndihmojnë atë në përmbysjen e Bashar al-Assadit në Siri, të cilin Erdogan e urren.

Ka, po ashtu, dëshmi për konfuzion dhe tensione të brendshme, që kanë efekt në strategjinë në progres të zotit Obama, për ta degraduar dhe mposhtur Shtetin Islamik, grup ekstremist i myslimanëve sunitë, që është i njohur edhe me shkurtesën ISIS ose ISIL.

Luftëtarët kurdë në Kobani për javë të tëra po luftojnë për ta zmbrapsur Shtetin Islamik. Në kuadër të ndihmës, amerikanët e kanë shtuar intensitetin e sulmeve ajrore, të cilat kanë filluar t'i detyrojnë luftëtarët e ISIS-it që të tërhiqen, megjithëqë luftimet e armatosura kanë vazhduar.


Foto: Evan Vucci / 东方IC

Por, të gjitha palët, amerikanët, zoti Erdogan dhe kurdët, pajtohen se forcat e këmbësorisë janë të domosdoshme, që sulmet ajrore të kenë efekt. Por, zoti Erdogan thotë se nuk ka pajtueshmëri, derisa Shtetet e Bashkuara të paraqesin më tepër mbështetje për kryengritësit, që përpiqen ta përmbysin zotin Assad dhe të krijojnë një zonë të ndaluar të fluturimeve ndaj forcave ajrore të Sirisë, dhe po ashtu, një zonë neutrale përgjatë kufirit të Turqisë, për t'i strehuar mijëra refugjatë sirianë, që janë larguar nga luftimet.

Askush nuk mund ta mohojë brutalitetin e zotit Assad në luftën civile, por zoti Obama ka të drejtë kur i reziston përfshirjes në atë luftë dhe ka insistuar që fokusi duhet të jetë në degradimin e ISIS-it, e jo të shkojë kundër liderit të Sirisë.

Sjellja e zotit Erdogan vështirë se është e denjë për një aleat të NATO-s. Ai ishte aq i etur për ta përmbysur zotin Assad, sa që i ka mundësuar ISIS-it dhe militantëve të tjerë, që nga Turqia tu shkojnë luftëtarët, armatimi dhe të ardhurat.


Foto: Lefteris Pitarakis / 东方IC

Nëse zoti Erdogan refuzon ta mbrojë Kobanin dhe t'i bashkohet seriozisht luftës kundër Shtetit Islamik, ai do ta ndihmojë grupin mizor terrorist dhe do të krijojë destabilitet afatgjatë.

Zoti Erdogan frikësohet se duke e mbrojtur Kobanin, do t'i forcoj kurdët e Sirisë, të cilët faktikisht kanë fituar kontroll ndaj shumë hapësirave kufitare, derisa ata synojnë më tepër autonomi, sikur vëllezërit e tyre kurdë në Irak.

Por, nëse Kobani bie, zemërimi i kurdëve padyshim se do të shtohet.

Amerikanët janë përpjekur fuqishëm për t'i zgjidhur dallimet me zotin Erdogan, gjatë ditëve të fundit, por këto hendeqe të thella e kërcënojnë koalicionin prej më se 50 vendeve, që është krijuar nga Shtetet e Bashkuara.