">Trajnim për t'u bërë zonjë e vërtetë<IMG border=0 align=absMiddle src=" /mmsource/images/2004/06/29/litsen1.gif">
Trajnim për t'u bërë zonjë e vërtetë
  2014-10-09 15:26:03

Vjen një kohë kur ajo vajza e vogël që loz me kukulla shndërrohet në zonjushë. Me veshjen e duhur dhe rregullat e mirësjelljes një grua mund të arrijë shumë në jetë. Megjithatë, të jesh grua sot nuk është e thjeshtë. Një grua e vërtetë duhet të kujdeset jo vetëm për pamjen e saj të jashtme, por edhe për familjen, fëmijët, karrierën etj.

Një qendër trajnimi në Wuhan ka ndërmarrë një nismë ku u mëson vajzave si të kenë klas, si të jenë elegante dhe sa më femërore. Kjo shkollë ka qindra studente dhe mëson sekretet e të qënit një grua e ardhshme perfekte.

Studentet e regjistruara në Kolegjin e Wuhan-it trajnohen çdo ditë me fundet e tyre, takat dhe grimin. Ky kurs nuk ofron vetëm sekretet për të qenë e bukur. Studenteve u mësohet si të qëndisin, si të pikturojnë, kaligrafi, si të qëndrojnë drejt, u mësohet letërsia klasike, kodi i etikës dhe deri tek rregullimi i luleve, sipas Nanfang.

Drejtori i shkollës thotë se këto kurse janë praktike dhe shihen si një mënyrë për të përmirësuar vetveten. "Ky kurs ndihmon në përmirësimin e personalitetit të studenteve si dhe shijet për muzikën, artin dhe kërcimin," thotë ai.

Ky program nisi në vitin 2009 dhe është i hapur për të gjitha ato studente që janë të interesuara. Në shtatorin e këti viti u regjistruan mbi 200 studente, duke e bërë këtë kurs të fitojë shumë popullaritet.

Instituti Sarita në Pekin bën pak a shumë të njejtën gjë.

Sara Jane Ho, themeluesja e shkollës së parë kineze për rregullat e mirësjelljes u mëson studenteve të saj si të sillen në tavolinë. Ajo u mëson atyre si të ndajnë portokallin me thikë dhe pirun, dhe shumë të tjera si këto.

"Zonjat e vërteta nuk bëjnë zhurmë kur hanë," thotë Ho. "Të shfaqësh mirësjellje u tregon njerëzve se i respekton ata. Kjo është e rëndësishme në çdo shoqëri, Lindje apo Perëndim, të pasur a të varfër, tradicionale apo moderne."

Ajo shton se shumë familje të larta në botë u kushtojnë tepër rëndësi mësimit të fëmijëve të tyre për rregullat e mirësjelljes.

"Ata i dërgojnë fëmijët e tyre në Zvicër apo në shkolla të ngjashme në Britani apo SHBA për të njëjtat arsye që kinezët janë duke mësuar rregullat e mirësjelljes –ata e kuptojnë që bota në të cilën jetojmë është globale dhe lidhjet ndërkombëtare sa vijnë e bëhen më të ngushta."

Shkolla e Ho-së ofron 6 kurse mbi rregullat dhe protokollin e mirësjelljes, përfshi sensin e të veshurit, rregullat në tavolinë dhe në biznes.

Studentet e saj që varjojnë nga të martuara në ato nga familjet e pasura e deri tek biznesmene të suksesshme, mësojnë rregullat e mirësjelljes duke u praktikuar vazhdimisht në hotele luksoze me 5 yje.

"Sot gruaja moderne duhet të ketë rolin e bashkëshortes, nënës, vajzës dhe biznesmenes në këtë botë të ndryshuar në mënyrë drastike," thotë ajo, duke shtuar se gratë që studiojnë tek shkolla e saj mësojnë si të sillen dhe kjo shkollë u jep atyre më shumë vetbesim dhe siguri."

Qe prej vitit 2012, shkolla e mesme "Nanjing Renmin" ka zhvilluar kurse për femrat. 51 studentet mund të zgjedhin kurse të ndryshme përfshi psikologjinë femërore, rregullimin e luleve, vetmbrojtje nëpërmjet arteve marciale etj.

Kurse për rregullat e mirësjelljes ofrojnë edhe Universitetit Tsinghua dhe ai i Pekinit si dhe Universiteti Fudan në Shangai.

Shtrëngimi i dorës

Shtrëngimi i dorës është cilësuar si një veprim instiktiv i njeriut. Si çdo gjë instiktive ai mbart në vetvete një rrëfim jo të modifikuar mbi individin. Hulumtuesit e shumtë kanë arritur ne konkluzionin se mënyra se si një person shtrëngon dorën tregon më shumë se fjalët mbi personalitetin e tij.

Dhenia e dorës vetëm me dy ose tre gishtërinj- Kjo formë e dhënies së dorës është karakteristike për njerëzit jo shumë të sinqertë dhe të mirëkuptueshëm. Gjithashtu është një tregues i një edukate jo të mirë.

Dhënia e dorës e shtrirë dhe me gishtërinj te hapur- Në këto raste duhet të tregoni kujdes sepse përballë keni një njeri intersaxhi.

Dora e shtrirë dhe me gishtërinj të mbyllur- Kur një person e jep dorën në formë të tille duke e shtrirë parakrahun në vijë të drejtë, atëherë tregon një karakter të paster, korrekt dhe flet për një njeri besnik.

Shtrëngimi me dorën pothuajse të mbyllur dhe gishtat e drejtuar për poshtë- Kjo mënyrë tregon se ai/ajo është një njeri i heshtur, i mbyllur dhe egoist.

I përzemërt- Kjo është një mënyrë shumë e ëmbël e dhënies së dorës. Lidhjet me rrethimin e dorës së tjetrit nga dy duart e tij. Tregon një temperament të ëmbël , sinqeritet, besnikëri dhe qëllime të sinqerta e të qarta.

I shtrëngojmë duart sidomos kur qëndrojmë për të biseduar pak.

Por kush zgjat dorën i pari?

Ajo që zgjat dorën e para, është zonja, personi më i moshuar ose eprori. Gjithmonë personit të një rangu më të lartë i takon nisma e kësaj formule. Por ka raste kur, nga nxitimi ose nga mosnjohja e kësaj rregulle, i riu e zgjat dorën i pari, që tregon se ai nuk i ka përvetësuar rregullat e mirësjelljes.

Të mos pranosh të shtrëngosh një dorë të zgjatur, është një ofendim shumë i rëndë dhe nuk ke të drejtë të sillesh në këtë mënyrë, veçse në raste shumë të veçanta. Edhe pushtetarit më të lartë nuk i lejohet të mos shtrëngojë një dorë që i zgjatet, qoftë edhe e një tipi të mërzitshëm me kërkesat e tij.

Ndërsa i shtrëngon dorën dikujt, ose e heq kapelën (por nuk është e detyrueshme), ose përkulesh pak dhe e vështron në sy bashkëbiseduesin.

Një burrë do të ngrihet kurdoherë në këmbë. Gratë nuk duhet të ngrihen, veçse atëherë kur i japin dorën nje personi me te moshuar ose dikujt që kërkojnë ta respektojnë në mënyrë të veçantë.

Shtrëngimi i dorës mund të ketë dhe një tjetër kuptim përveç përshëndetjes, për shembull për të treguar realizimin e një biznesi, për të shoqëruar ngushëllimet, urimet, një lutje, një falenderim a kërkim faljeje. Eshtë një shenjë shoqërie, miqësie ose edhe dashurie.