">Dashuria në kohën moderne<IMG border=0 align=absMiddle src=" /mmsource/images/2004/06/29/litsen1.gif">
Dashuria në kohën moderne
  2014-10-07 11:52:40

Në vitin 1995 një çift sociologësh gjermanë Ulrich Beck dhe Elizabeth Beck-Gernsheim, shkruan librin "Kaosi normal i dashurisë". Në këtë libër ata përshkruan në detaje se si ka ndryshuar dashuria në kohët moderne, duke krijuar si liri ashtu edhe kaos në jetë personale. Njerëzit sot vuajnë të harmonizojnë familjen me karrierën, dashurinë dhe martesën.

Në këtë libër përshkruhet dhe transformimi masiv i shoqërisë kineze: Kina po përballet me një boom ndarjesh. Vetëm në vitin 2012, në Kinë u regjistruan 3.1 milionë divorce, mbi 133 për qind se në vitin 2003, ose e thënë ndryshe rreth 10 mijë divorce në ditë. Sipas një raporti nga "China Daily" ritmi i divorceve në Kinë nuk po bie; por është rritur ndjeshëm gjatë dekadës së fundit.

Qytetet e mëdha kryesojnë listën e divorceve në Kinë. Në Pekin në vitin 2013, rreth 164 mijë çifte që u martuan në vitin 2011, 55 mijë prej tyre u divorcuan. Kryeqyteti dëshmoi një rritje prej 65 për qind të divorceve nga vitit 2011 në 2013-n. Tianjini dhe Shangai regjistruan gjithashtu numrin më të lartë të divorceve në Kinë, por edhe në botë.

Martesa ka qenë një "gur i rëndë" në konfucianizëm, duke u konsideruar më shumë se sa thjesht shprehje e dashurisë. Sipas traditës konfuciane, martesa ishte një mjet për të rritur virtytin, dhe një lidhje që përfshin jo vetëm bashkëshortët, por edhe familjet e tyre.

Shumë njerëz i quajnë të rinjtë e sotëm si "gjeneratë e përkëdhelur". Duke u nisur nga kjo, ata që kanë lindur pas viteve 80-të duket se i trajtojnë marrëdhëniet romantike si të zakonshme, duke rënë lehtësisht në dashuri, duke bërë martesë të nxituar dhe duke u divorcuar pak muaj më vonë.

"Shumë çifte në të 20-at apo 30-at e tyre kanë mungesë durimi për të toleruar ose për të bërë kompromise të domosdoshme, e për këtë shkak martesa e tyre është e dobët," thotë një gjykatës nga Shangai, Du Huanghai.

Po cili është mendimi i sociologëve për shtimin e divorceve?

Lidhjet e dashurisë sot nuk po zgjasin aq sa duhet....

Sipas këshilluesve dhe psikologëve, arsyet mund të jenë të shumta, përfshi tradhtinë, fokusimin tek karriera etj.

1. Karriera në radhë të parë....

Kamini Indrakumar, një këshilluese marrëdhëniesh thotë se lidhjet në kohën moderne kanë ndryshuar dramatikisht. "Mendimi i shoqërisë moderne për dashurinë ka ndryshuar. Çiftet duan të qëndrojnë në lidhje për një kohë të gjatë, ndërkohë që martesa nuk është fare në planet e tyre për të ardhmen," thotë ajo.

Sipas saj, "Sot, çiftet duan të lidhen me njëri-tjetrin, dhe martesa vjen shumë vonë." Ata janë tepër të zënë duke ndjekur ëndrrat e tyre dhe duke avancuar në karrierë.

Rrjetet sociale çojnë në divorc

Kamini Indrakumar thotë se, "Përveç karrierës, rrjetet shoqërore mund të jenë një faktor që kontribuojnë në shtimin e numrit të ndarjeve. Tani, pjesa më e madhe e çifteve postojnë shumë shpesh në rrjete sociale." Ajo thotë se mungesa e komunikimit çon në divorc.

Kamini shpjegon më tej se, "Sot, njerëzit nuk sakrifikojnë lumturinë e tyre për një lidhje. Përkufizimi i dashurisë në shoqërinë moderne ka ndryshuar shumë.

Mosha

Varsha K, një psikologe thotë se, "Mosha na bën që të rishikojmë vendimet e së kaluarës. Një çift, i cili ra në dashuri gjatë kohës së shkollës me kalimin e moshës mësoi se ata nuk janë të njëjtët njerëz që ishin disa vite më parë." Ndoshta ju e pëlqeni personin që jeni në një lidhje, por mund të mos keni më ndjenja për të, dhe ky është një trend rritës të vënë re sot nga këshilluesit e çifteve.

Tradhtia

Çiftet sot nuk e durojnë tradhtinë. "Asnjë sasi dashurie apo gjatësi lidhjeje nuk mund ta shpëtojë partnerin që ka tradhtuar," thotë Padma Narayan, një studente arkitekture. Nëse tradhton, thyet besimi dhe kjo është diçka që nuk mund ta rifitosh më.

Sociologët theksojnë se profesionet gjithashtu janë faktorë që ndikojnë në shkatërrimin e një lidhje apo martese. Një studim britanik ka arritur në përfundimin se mjekët janë më të ekspozuarit ndaj divorceve.

Studimi thotë gjithashtu se nëse në familjet, ku njëri prej personave është balerin, koreograf, barist apo terapeutist ka mundësi të ketë prirje për divorc.

Po ashtu artistët dhe sportistët kanë shumë gjasë të divorcohen.

Humbja e intimitetit seksual

Mungesa e intimitetit fizik mund të shkaktojë humbjen e intimitetit emocional, duke përfshirë afera seksuale, që në fund do të çojnë edhe deri te divorci.