Kinezët pronarë pasurish të paluajtshme në botë
  2014-09-22 16:28:24

Kina ka shënuar një rritje të madhe në sektorin e pasurive të paluajtëshme jashtë vendit, gjatë viteve të fundit. Numri i emigrantëve kinezë në fund të vitit të kaluar ishte 9.34 milion , ku vende si SHBA-ja, Kanadaja, Australia dhe Zelanda e Re përbëjnë destinacionet kryesore të emigrimit, raporton Qendra për Kinën dhe globalizimin, me seli në Pekin, e cituar nga "china.org.cn"

Politika e hapjes e Kinës është shoqëruar dhe me daljen e kinezëve jashtë vendit për të punuar, studjuar apo jetuar në vende të tjera. Veçanërisht dy dekadat e fundit shumë të rinj kinezë kanë kryer studimet jashtë vendit si në SHBA, Kanada, Australi, Britaninë e Madhe etj. Pas studimeve ata që kanë qëndruar për të punuar në këto vende janë bërë dhe pronarë të pasurive të paluajtëshme, si apartamente, dyqane, terrene të ndryshme.

Një nga vendet ku kinezët e pasur blejnë pasuri të paluajtëshme është Japonia, ku tregu i pasurive të paluajtëshme pas vitit 1990 ka shënuar ulje. Çmimi i një apartamenti të mobiluar prej 80 metra katrorë në qendër të Tokjos, është 100 million yen (ose 2.85 milion RMB ), shumë më i lirë se çmimi i të njejtit apartament në Pekin apo Shangai.

Sektori japonez i pasurive të paluajtëshme pret të arrijë fitime nga investuesit kinezë , por një pengesë është se Japonia nuk lejon investime nga emigrantët. Kjo do të thotë se thjesht duke patur një leje qëndrimi në këtë vend nuk mund të blesh një prone, siç ndodh në Kanada apo SHBA.

Investimet kineze në sektorin e pasurive të paluajtëshme në Britaninë e Madhe kanë shënuar një rritje të dukshme dhe pritet të rriten edhe këtë vit. Sipas të dhënave, investimet kineze në sektorin e pasurive të paluajtëshme në Londër janë rritur nga 54 milion pounds, që ishin në 2010, në mbi 1 miliard pounds në fund të vitit 2013.

Kjo rritje tregon se investimet kineze në sektorin e pasurive të paluajtëshme në Londër aktualisht përbëjnë më shumë se gjysmën e investimeve të përgjithshme kineze në pjesën tjetër të Europës, që vitin e kaluar kapte shifrën 1.9 miliard pounds.

Blerësit kinezë të pasurive të paluajtëshme në Singapor i kanë kaluar ata indonezianë gjatë vitit 2011. Në këtë vit gjysma e investuesve kinezë blenë apartamente me një kosto prej 500 milion yuan.

Blerës pasurish të paluajtëshme nga pjesa kontinentale e Kinës në Hong Kong në periudhën prill 2013 mars 2014, kanë kryer investime prej 22 miliard dollarësh.

Por blerësit kinezë të pasurive të paluajtëshjme nuk mungojnë as në SHBA, kryesisht në Kaliforni, Uashington, Nju Jork, Pensilvani dhe Teksas.

Por Australia mbetet tregu i preferuar i pasurive të paluajtëshme për kinezët e pasur të cilët kanë marrë shtetësi në këtë vend ose qëndrim të përhershëm për shkak të investimeve të tyre. Investuesit kinezë pritet të kryejnë një investim prej 1.1 178 miliard dollarësh në pasuritë e paluajtëshme jashtë vendit, ku përqindjen më të madhe e zë Kandaja, raporton "CB Richard Ellis" firma më e madhe e shërbimeve të pasurive të paluajtëshme në botë.


1 2