">Kosova në sytë e mi<IMG border=0 align=absMiddle src=" /mmsource/images/2004/06/29/litsen1.gif">
Kosova në sytë e mi
  2014-09-03 14:31:45

Intervistë me profesorin e Institutit të marrëdhënieve ndërkombëtare të Universitetit të Pekinit Kong Hanbing

Profesori Kong Hanbing i Qëndrës së Studimeve për Evropën Qendrore e Lindore të Institutit të marrëdhënieve ndërkombëtare të Universitetit të Pekinit merret me studime dhe është i angazhuar në mësimdhënie për Evropën Qendrore dhe Lindore. Ai ka vizituar 25 vende të këtij rajoni për studimet e tij. Zoti Kong Hanbing është studjuesi i parë kinez që ka vizituarKosovën. Njekim intervistën e plotë.

Gazetarja: Keni vizituar 25 vende të Evropës Qendrore e Lindore duke përfshirë edhe rajonin e Kosovës. Për studjuesit kinezë, Kosova ndoshta është një rajon i panjohur. Pse shkuat në Kosovë?

Kong: Para disa vitesh, drejtori i Institutit të Universitetit të Pekinit më pyeti nëse dëshiroja të vizitoja SHBA-në. Unë i thashë jo, sepse doja të vizitoja Evropën Qendrore e Lindore. Për një periudhë 2 vjeçare kam vizituar një pjesë të Evropës, ish- Bashkimin Sovjetik dhe vende tëEvropës Qendrore e Lindore. Gjatë këtyre viteve, kam arritur të vizitoj mbi 100 qytete e qyteza të 25 vendeve të këtij rajoni , që kanë lidhje me socializmin, politikën ndërkombëtare, historinë e marrëdhënieve ndërkombëtare. Por për shumë arsye, nuk kisha qenë në Kosovë. Arsyeja kryesore ishte problemi i vizës. Sivjet Kosova lejon qytetarët kinezë të pajisur me vizë Shengen të hyjnë në Kosovë, prandaj shfryt[zova rastin kur isha për një konferencë në Poloni dhe vizitova edhe Kosovën.

Në vitin 1999, kur NATO-ja sulmoi Republikën Federale të Jugosllavisë, në media u tha se shumë kinezë kundërshtuan SHBA-në dhe ishin pro Jugosllavisë së atëhershme. Studentët e Universitetit të Pekinit thanë: "Nuk do të marrim pjesë në Toefl dhe GREE, do të godasim imperializmin amerikan."

Që në atë kohë mendoja se lufta në Kosovë nuk ishte një problem i thjeshtë, ku përfshihen marrëdhëniet mdis kombit shqiptar e kombit serb, marrëdhëniet midis NATO-s dhe Republikës Federative të Jugosllavisë , të cilat janë shumë të ndërlikuara. Prandaj shkrova librin me titull "Burimi i krizës së Kosovës dhe ndikimi i vendeve të mëdha ". Pikëpamjet kryesore janë: kriza e Kosovës nuk lindi në vitin 1999,madje nuk ndodhi nga lufta e ftohtë në kohën e Republikës Federale të Jugosllavisë. Ajo mund të ketë filluar që në kohën e pushtimit 500 vjeçar nga Turqia, nga Perandoria Romake, Perandoria Romake Lindore, Perandoria Perëndimore Romake. Krizat ku përfshihen kombe dhe fe të ndryshme si dhe ndikimet e vendeve të mëdha, janë shumë të ndërlikuara. Sinqerisht shkrova këtë libër , bazuar në materialet e botuara, lajmet e transmetuara nga TV, pasi nuk kisha qenë Kosovë. Prandaj kisha gjithmonë një shqetësim, si ishte Kosova? Dëshiroja të shkoja. Kam qenë në të gjitha vendet e Evropës Qëndrore e Lindore, përveç këtij rajoni. Këtë herë qëndrova një javë në Kosovë dhe kam vizituar Lindjen, Jugun, Perëndimin dhe Veriun e saj dhe vërejta se përmbajtja e librit tim nuk ka probleme të mëdha, por disa hollësi janë të ndryshme. Prandaj vizita e kësaj here ka rëndësi për të plotësuar përmbajtjen e librit tim.

Gazetarja: Sapo thatë se sivjet keni qenë në Kosovë dhe zbuluat disa hollësi që janë ndryshe nga përmbajtja e librit tuaj. Cilat janë ato? Çfarë ju ka bërë përshtypje gjatë vizitës?

Kong: Përshtypje të thellë më kanë bërë marrëdhëniet delikate midis kombit shqiptar dhe kombit serb . Në Kosovë mund të shikoj drejtpërdrejt atë që s'mund të shikoj në vendet e tjera. P.SH. pas incidentit të Raçakut më 15 janar të vitit 1999, Perëndimi tha se trupat e armatosuara jugosllave kryen masakra ndaj të moshuarve, fëmijëve, të sëmurëve etj. Tani atje ndodhet një varrezë e madhe me fotot e 44 të vdekurve. Vetëm një i moshuar, i lindur në vitin 1913, ndodhej në atë varrezë, por nuk kishte fëmijë dhe mosha më e vogël ishte 14 ose 15 vjeç. Nuk ishin të moshuar, fëmijë apo të sëmurë dhe pjesa më e madhe ishin të rinj. Sigurisht të gjithë ishin njerëz të thjeshtë e të pafajshëm. Në atë kohë perëndimi shfrytëzoi këtë gjë dhe NATO-ja filloi të kundërshtonte më tej Jugosllavinë Federale. Qëndrimi i NATO-s ndaj Jugosllavisë Federale deri në sulmin kundër saj ishte një proces i ndërlikuar. Si kjo hollësi ka shumë të tjera.

Aktualisht 92% e popullsisë së Kosovës janë shqiptarë, por zonat e pushtuara nga serbët nuk janë të pakta. Kosova thotë se është e pavarur dhe ka flamurin e shtetit të vet. Në zonat e banuara nga shqiptarët ka jo vetëm flamur të ashtuquajtur të Kosovës, por edhe flamur të Shqipërisë. Por në zonat e banuara nga serbët , sidomos në Mitrovicë, që është afër Serbisë, nuk ka flamuj të Kosovës dhe të Shqipërisë, por flamur të Serbisë,madje dhe portrete të liderëve aktualë të Serbisë. Këto janë njohjet për komb e shtet që kanë ndryshime të mëdha. Në fjalët e dy kombeve, jo vetëm ka moskuptim, por edhe ka divergjenca të mëdha në njohjen e shtetit, dhe pothuaj nuk kanë unanimitet.

Gazetarja: Çfarë ndikimi ka pavarësia e Kosovës për këtë rajon dhe më gjerë ?

Kong: S'mund të themi që nuk ka ndikime, por vëmendja e botës aktualisht nuk është fokusuar këtu. Tani po fokusohet te Iraku dhe Ukraina. Vetëm në vitin 1999, bota u fokusua në këtë rajon. Komuniteti ndërkombëtar ka unanimitet që pavarësia e Kosovës është një tendencë dhe s'mund të ndryshohet. Lidhur me politikën rajonale, ndikimi i madh është tek marrëdhëniet midis Kosovës dhe Serbisë. Deri tani Serbia nuk e njeh pavarësinë e Kosovës. Pjesa jugperëdimore e Kosovës është e lidhur me Shqipërinë. Këtë herë vizitova Shqipërinë dhe u ktheva në Kosovë. Kisha vizë shqiptare, por nuk e përdora. Mendoj se duhe të përdoret. Ky proces është shumë i suksesshëm. Në pjesën verilindore të Kosovës, dëshiroja të shkoja në Serbi. Por Serbia nuk më lejoi që unë të hyja. Policët serbë thanë se kisha hyrë nga Prishtinë që është e paligjishme, dhe Serbia nuk e njeh këtë hyrje. Nëse do të kisha hyrë në Serbi nga Maqedonia, Mali i Zi, nuk do të kishte problem. Prandaj nuk hyra në Serbi. Por kur u ktheva në Kosovë, pala e Kosovës më bëri kontroll në sigurinë e makinës dhe ishte kontroll i detajuar.

Gazetarja: Në të ardhmen cili mendoni se do të jetë zhvillimi i marrëdhënieve midis Kinës e rajonit të Kosovës?

Mosnjohja nga Kina e pavarësisë së Kosovës nuk është problemi i Kinës ndaj Kosovës, dhe kjo ka shumë arsye. P.sh.Nëse flasim për marrëdhëniet midis Kinës dhe Serbisë. Mendoj se nëse Serbia njeh pavarrësinë e Kosovës, Kina do të njohë atë. Njohja ose mosnjohja e pavarësisë së Kosovës nga Serbia është çeshtje e ndërlikuar. Serbia e di që rikthimi i Kosovës në Serbi pothuajse është i pamundur, pasi aktualisht BE-ja, NATO-ja dhe OKB-ja e kufizojnë Serbinë. Kur Kosova shpalli pavarësinë në vitin 2008 , Serbia nuk e njohu atë, por premtoi se nuk do të përdorë forcat e armatosura ta ndalojë, pasi Serbia dëshironte të bëhej anëtare e BE-së. Në këtë situatë, Serbia ishte shtylla e Jugosllavisë Federale, por vendi u nda në mënyrë të vazhdueshme. Serbia nga një vend i fuqishëm u dobësua, prandaj ndjenjat kombëtare janë të forta. Kështu asnjë lider i Serbisë nuk do të pranojë pavarësinë e Kosovës. Ata patjetër duhet të zbatojnë këtë. Serbia shpreson që BE-ja të pranojë Serbinë në BE, me kushtetin që Serbia të mos e njohë pavarësinë e Kosovës. Kështu BE-ja i dha Serbisë një shanc, dhe liderët serbë mund t'i tregojnë popullit se pjesëmarrja në BE është më e rëndësishme,ndaj e pranojnë pavarësinë e Kosovës. Populli nuk do të fajësojë politikanët,nëse pjesëmarrja e Serbisë në BE s'ka lidhje me pavarësinë e Kosovës. Ndjenjat e popullit kontrollohen me vështirësi. Divergjencat, kontradiktat dhe konfliktet duhet të kurohen me kalimin e kohës. Më ka bërë përshtypje të thellë takimi me disa nxënës shqiptarë në Kosovë, që kanë lindur në vitet 90-të të shekullit të kaluar. Ata nuk e njohin mirë periudhën e Perandorisë Osmane, të Jugosllavisë Federale, por lidhur me kombin serb ata kanë urrejtje të madhe. Jo vetëm politikanët e shqiptarë, por edhe murgjit e manastireve serbe mendojnë se arsimi politik aktual është me gabime. Për të arritur qëllimin e pavarësisë, nuk i mësuan fëmijëve harmoninë e kaluar, njohjen për këtë rajon,por i mësuan vetëm ndryshimet historike, kulturore, të feve , madje dhe urrejtjen. Si duhet të veprojnë ? Do të kurohen me kalimin e kohës. (Çang Çuo)