">Rigjallëroni trupin dhe flokët pas plazhit<IMG border=0 align=absMiddle src=" /mmsource/images/2004/06/29/litsen1.gif">
Rigjallëroni trupin dhe flokët pas plazhit
  2014-08-29 17:11:40

Verës po i vjen fundi dhe disa prej jush sapo janë kthyer nga plazhi. Shohim që lëkura dhe flokët kanë marrë një "goditje".

Të gjithë e dimë që dielli, kripa e detit dhe klori jane armiqtë më të mëdhenj të flokut.

Sipas mjekësisë kineze flokët janë pasqyrë e shëndetit. Flokët janë pjesë e rëndësishme e pamjes sonë të jashtme sidomos për një grua. Shpesh dëgjojmë të thuhet se floku është gjysma e bukurisë, por nëse bie shpesh apo nëse nuk ka shkëqim mund të bëhet burim stresi sidomos për femrat

Flokët lidhen ngusht me bukurinë personale, prandaj nevojitet një përkujdesje e madhe për to. Përveç kësaj, flokët flasin edhe për shenjat e përkeqësimit të shëndetit. Sipas teorisë së Mjekësisë Tradicionale Kineze, "ushqimi i flokëve vjen nga gjaku". Si rezultat, të rinjtë me qarkullimin e plotë të gjakut duhet të kenë flokë të dendur me ngjyrë të thellë e të ndritshme.

Pas përfundimit të sezonit të plazhit duhet të konsumoni sa më shumë fruta dhe perime, sepse keni humbur shumë lëngje gjatë qëndrimit në diell për një kohë të gjatë. Frutat që këshillohen për rinovimin e lëkurës dhe flokëve pas plazhit janë portokalli, rrushi, shega, kivi dhe kumbullat.

Po ashtu nuk duhet të hiqni dorë nga përdorimi i peshkut dhe i frutave të detit, pasi ato ofrojnë acidet yndyrore shumë të nevojshme në këtë fazë. Mos kurseni përdorimin e spinaqit pasi ai ju ndihmon në rigjallërimin dhe forcimin e trupit. Konsumoni gjithashtu perimet me gjethe jeshile pasi ato përmbajnë substanca thelbësore për bukurinë e lëkurës dhe flokëve. Reduktoni sa më shumë përdorimin e sheqerit dhe të ëmbëlsirave.

 

Si pasojë e plazhit ndodh që lëkura juaj përthith kripë të tepërt nëpërmjet ujit të detit. Kështu për të reduktuar sasinë e saj rekomandohen të konsumohen ushqime të pasura me rigon, majdanoz ose hudhër. Janë produkte që duhen përdorur në çdo stinë sepse i bëjnë mirë trupit tuaj.

Gjithashtu për të patur trup dhe flokë të bukur pas plazhit duhet të konsumoni sa më shumë perime të freskëta. Karota, lulelakra, mashurkat ndihmojnë në ripërtëritjen e lëkurës, duke ndihmuar edhe në largimin e njollave që krijohen nga dielli. Kur janë të pagatuara kanë efekt më të mirë sepse kështu ndihen më tepër vlerat e vërteta.

Gjithashtu, avokadot dhe mangot janë të mira kundër plakjes. Mango dhe avokado përmbajnë vitaminë E dhe antioksidantë. Shtojini në sallatë të shoqëruar me salmon duke shijuar kështu një pjatë të ushqyeshme dhe të shijshme. Përdorini këto fruta jo vetëm të shoqëruara në sallatë por dhe vetëm. Ju japin energjinë e duhur në kohën e duhur.

 

Pas përfundimit të sezonit të plazhit do të vini re që majat e flokëve tuaj janë të djegura ose floku në përgjithësi e ka humbur shkëlqimin dhe elasticitetin. Për këtë duhet të nisni maska rigjeneruese me vaj ulliri vezë, avocado etj. Sot qarkullojnë qindra maska natyrale për të rigjeneruar flokët pas plazhit.

 

Të kujdesesh për flokët gjatë stinës së bukur të verës, është veçanërisht e rëndësishme. Në këtë mënyrë, flokët tanë do të duken më të plotë.

Ja disa këshilla si të kujdeseni për flokun tuaj

1.Në fillim, duhet të mbajmë rrënjët e flokëve të pastra duke përdorur një shampon e duhur natyrale. Më pas aplikojmë një vaj mbrojtës (vaj kokosi) veçanërisht tek majat.

2. Pas plazhit - Në fund të ditës, pas një ekspozimi të gjatë në diell, flokët shfaqen të ashpër nga procesi i dehidrimit.

Në këtë rast na vjen në ndihmë vaji i arganit, super hidratant, i cili na ndihmon t'i kthejmë gjallërinë flokëve.

Vaji i arganit aplikohet në të gjithë gjatësinë e flokëve (mund të alternohet me vaj ulliri, vaj kokosi, ose të bajameve të ëmbla) për t'i ushqyer në thellësi. Mund ta mbajmë vajin në flokë edhe gjatë gjithë natës. Më pas lahet me shampo si zakonisht. Shpëlarja e fundit duhet të jetë një përzierje e ujit me pak uthull molle organike, që do t'i bëjë flokët të shkëlqejnë si kurrë më parë.

Lërini të thahen pa e përdorur tharësen e flokëve.

Në jetën e përditshme, mund të merrni disa hapa për të parandaluar rënien e flokut:

1. Evitoni përdorimin e krehërit plastik apo prej najloni, të cilat mund të shkaktojnë elektrizimin e flokut dhe të ndikojn negativisht në lëkurën e kokës. Ju sugjerojmë që të përdorni krehër prej druri ose prej briri kafshësh. Këto materiale nxitin qarkullimin e gjakut në lëkurën e kokës.

2. Larja e flokëve rregullisht. Nëse keni problem me flokët mos i lani tepër shpesh. Gjatë larjes fërkoni skalpin dhe bëni masazhe të lehta në lëkurën e kokës për të nxitur qarkullimin e gjakut dhe aktivizuar qelizat.

3. Kujdesni nga shampot me shumë kimikate, pasi ato dëmtojnë lëkurën e kokës. Ju sugjerojmë përdorimin e shampos me materiale natyrore dhe biologjike, të cilat nuk sjellin ndikime negative.

4. Relaksohuni!! Presioni psikologjik dhe vuajtjet shpirtërore ndikojnë shumë tek rënia e flokëve. Paqëndrueshmëria shpirtërore dhe jeta me meraqe të mëdha sjell dobësimin e imunitetit, dëmtim të organeve të brendshme, qarkullim jo të mirë të gjakut etj. Të gjitha këto arsye ndikojnë drejtpërdrejt në rënien e flokëve. Merruni me joga, meditim, shkoni në palestër merruni me vrap apo bëni shëtitje në park.

5. Përdorimi i tharëses në mënyrën e gabuar. Ajri i nxehtë i tharëses me një temperaturë 100 gradë dëmton përbërjen e flokut dhe folikulin. Prandaj, kur përdorni tharëse flokësh, duhet të përmbani një distancë prej të paktën 20 centimetrash larg nga flokët. Hiqni dorë nga përdorimi i mashave të nxehta apo piastrave nëse keni rënie të theksuar flokësh.

 

6. Mos mbani kapele për një kohë të gjatë. Për shkak se flokët nuk durojnë nxehtësinë e tepërt dhe mos ajrosjen, duhet të evitoni mbajtjen e kapeles në ambjente të mbyllura ose në mjedis të ngrohtë.