">Petra, magjia e agroturizmit jordanez<IMG border=0 align=absMiddle src=" /mmsource/images/2004/06/29/litsen1.gif">
Petra, magjia e agroturizmit jordanez
  2014-08-27 17:20:36

Petra, magjia e agroturizmit jordanez

Jordania është duke u përpjekur të tërheqë udhëtarët e interesuar tek agro turizmi, duke krijuar një seri rezidencash luksoze në mbarë mbretërinë.

Guri i çmuar i kurorës turistike të Jordanisë, është qyteti antik i Petra-s, i njohur gjithashtu edhe qyteti i Trëndafilit të Kuq, një referim ngjyrës së gurit në të cilin është gdhendur. 

Vendi i futur nën ombrellën e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s, është më i vizituari në Jordani që nga vera e vitit 2013 kur është vërejtur një rritje e numrit të udhëtarëve të interesuar për agro turizmin.


Foto nga 穆斯塔法 / 东方IC

Tre kampe janë ndërtuar deri tani në rajon. Faza e parë parashikon 22 vendbanime në Petra dhe në qytete të tjera të Jordanisë Jugore.

Kampet e ndërtuara i përshtaten mjedisit vendor, mbrojnë natyrën dhe respektojnë biodiversitetin e rajonit.

Sami al-Hasanat është themeluesi i projektit për Petra-n. Ai thotë se ky produkt i inkurajon turistët për të qëndruar për një periudhë më të gjatë në mënyrë që të njihem me kulturën vendore dhe mjedisin natyror.

"Projekti im i përket komunitetit vendor të Petra-s, një rajon me sipërfaqe prej 832 kilometra katrore, me synim ndërtimin e një rrjeti për zhvillimin e agro turizmit, që lidhen së bashku përfshirë një eko kamp, eko hotel. Gjithashtu është menduar projekti për prodhimin e suvenirëve."

Al-Hasanat thotë se komunitetet vendore përfitojnë nga ky projekt, i cili parashikon 22 vende pune për çdo kamp. Gjithashtu fshatarët që jetojnë anë e mbanë rajonin po marrin mësime se si të prodhojnë suvenirë artizanale. Synimi kryesor i projektit është të nxitë punësimin në mesin e grave.

Gjithsej 32 mysafirë mund të qëndrojnë në tendat e çdo kampi. Këtu nuk përdoren gjeneratorë. Energjia sigurohet nga energjia diellore. Të gjitha kampet janë të ndërtuara në mënyrë artizanale pa përdorur mjetet të rënda. Al-Hasanat thotë se çdo shkurre e shkulur për të vendosur tendat është mbjellë sërish në një vend tjetër.

Turistët mund të shijojnë këtu një dush të nxehtë si dhe të përdorin tualete kimike. Për gatim kuzhinierët përdorin gaz propani ose zjarr me drurin e ullirit. Menuja është tërësisht e mbushur me ushqim organik. Por ndërkohë vizitorëve ju jepet rasti të gatuajnë së bashku me familjet vendore.


Foto nga hemis / 东方IC

"Sistemi ynë është ndërtuar në mënyrë që të përmbushë nevojat e turistëve për të shijuar një kamp luksoz në një mjedis luksoz tërësisht natyror, pa ndërhyrjen e modernizimit, edhe nëse ka ndonjë përdorim të teknologjisë, ai është bërë në mënyrë të atillë që të garantojë një ekosistem të qëndrueshëm."

Pasi të përfundojë ndërtimi i 22 kampeve, ato do të lidhen midis tyre në një mënyrën ekologjike nëpërmjet shtigjeve që ndjekin rrugëtimin natyral të dhive. Organizatorët thonë se këto shtigje nuk janë përshkuar asnjëherë nga turistët.

Manuela Bieri është një turiste nga Zvicra.

"Kjo gjendje është e mahnitshme. Është mundësia më e mirë që të jepet për të jetuar në shkretëtire si këtu. Ne i kemi të gjitha komoditetet në këtë vend, një ide e shkëlqyer për të plotësuar nevojat e turistëve pa dëmtuar natyrën, sepse këtu jetohet në mesin e natyrës. Dhe ky kap është magjeps, ndaj ishte një surprizë e këndshme për mua, dhe me ngjan përfekte, ushqim i mirë ndërsa çlodhesh, larg zhurmave."

Gina Stahlberg është një turiste nga Gjermania.

"Natyre dhe njerëzit janë shumë miqësore, ndaj më duke më interesante për të jetuar në një kamp si ky sesa në një hotel, sepse këtu jemi pikërisht në qendër të natyrës, mund të ecësh gjatë dhe të biesh në kontakt me njerëzit e tjerë më thjeshtë se sa në një hotel të madh."

Pavarësisht se çdo gjë këtu është e thjeshtë dhe natyrale, ajo nuk vjen me një çmim të lirë. Kushton 140 dollarë për person nata, të gjitha të përfshira plus argëtimi.

Mbrojtja e monumenteve historike botërore nga tërmetet

Sisteme të monitorimit sizmik janë instaluar në monumente të trashëgimisë historike botërore. Mirëmbajtësit shpresojnë se këto masa do t'i mbrojnë ndërtesat nga rrëzimi në rast të një tërmeti.

Sizmiologët janë duke u përpjekur për të mbrojtur Kullën e Davidit në Jerusalem, nga efektet që mund të sjellin tërmetet.

Shkencëtarët e Universitetit të Padovas në Itali kanë instaluar një sistem monitorimi në kullë, një prej monumenteve më të rëndësishme historike të Jerusalemit.

Kulla të larta guri rrethojnë në çdo cep një fortesë të vjetër. Gjashtë të çara të mëdha në kullën kanë shkaktuar panik tek mirëmbajtësit, se kullat mund të mos i rezistojnë një tërmeti.

Sensorët e instaluar, nëpërmjet një kompjuteri i dërgojnë të dhënat në kohë reale në Itali, aty ku shkencëtarët i anazlizojnë ato në Universitetin e Padovas.

Të njëjtët ndijesorë janë instaluar në Arenën e Veronës, një amfiteatër i epokës romane dhe Varrezat Scaliger, një kompleks shpellash të ndërtuara në Mesjetë për varrosjen e anëtarëve të familjes Scaliger që ishte në pushtet. 

Ndijesorët sizmikë do t'i ndihmojnë shkencëtarët për të përcaktuar dobësinë e ndërtesave antike dhe njëherësh përcaktimin e masave anti-tërmet që ato kanë nevojë.


Foto nga 穆斯塔法 / 东方IC

Profesor Claudio Modena është koordinator i projektit dhe inxhinier i Universitetit të Padovas. Ai thotë se ky projekt synon të kuptojë elementet e detajuar të strukturës së ndërtesave, në mënyrë që të përcaktohet plani i restaurimit pa i dëmtuar.

"Me këtë projekt, ne jemi duke u përpjekur për të përdorur një teknologji të veçantë, e cila quhet 'Monitorimi i shëndetit strukturore', me qëllim për të kombinuar aspektet e sigurisë strukturore dhe ruajtjes. Problemi qëndron tek reduktimi i ndërhyrjeve për të garantuar sigurinë, dhe për të bërë këtë, ne kemi të dimë sa më shumë që të jetë e mundur në lidhe me përbërjen strukturore, karakteristikat e vërteta të strukturës, të këtyre ndërtimeve historike."

Në Arenën e Veronës, ndijesorët janë instaluar në dy vende: në mbetjet e perimetrit të jashtëm që dikur rrethonte amfiteatrin dhe në vendet ku janë konstatuar tashmë të çara.

Në anën tjetër të qytetit, ndijesorët janë vendosur në Hakrun Cansignorio, një monument i stilit gotik i ndërtuar për vdekjen e 'Cansignorio della Scala', që ishte sundimtar i Veronës në vitet 1300.

Dhe siç zoti Modena shpjegon, ndijesorët janë shumë të fuqishëm dhe precizë.

"Ne jemi duke matur çdo gjë që po ndodh këtu dhe në Jerusalem. Ne mund të masin të gjitha efektet, deri ato më minimale, siç janë intensiteti i dridhjeve, lëvizjet për shkak të erës, temperatura ose dhe dridhjet për shkak të trafikut, që në rastin konkret mund të jenë të rrezikshme; jo menjëherë, por rritin dëmet në strukturën e përgjithshme."

Ndijesorët janë instaluar gjithashtu edhe në kambanaren e Venecias dhe në gjithashtu në rajonin e Aquila-s, ku në vitin 2009 një tërmet i fuqishëm la 380 të vdekur ndërsa tharmoi disa ndërtesa të trashëgimisë kulturore.

Italia është një nga zonat më të prekura nga tërmetet në botë dhe është goditur shumë herë nga dridhje vdekjeprurëse.

Në Jerusalem, Modena thotë vlerësimet fillestare për Kullën e Davidit janë të mira. Ajo duket se është në gjendje të përballojnë një tërmet, sepse themelet e saj të lashtë e kanë shtratin mbi shkëmbinj.

Tre unaza çeliku që rrethojnë kullat, të instaluara gjatë sundimit britanik në qytet, kanë ndihmuar në shpëtimin e tyre nga kolapsi.

Izraeli dhe territoret palestineze së bashku shtrihen në kryqëzimin e pllakave tektonike Arabike dhe të Afrikës, ndaj dhe zona është e prirur për dridhje të vogla.

Rreth një herë në 100 vjet, një tërmet i madh trondit rajonin, duke dëmtuar shpesh monumentet historike. Tërmeti i fundit ra në vitin 1927.