">Rritje të ardhurash në median audio vizuale<IMG border=0 align=absMiddle src=" /mmsource/images/2004/06/29/litsen1.gif">
Rritje të ardhurash në median audio vizuale
  2014-08-14 15:27:43

Rritje të ardhurash në median audio vizuale


Foto nga 龙巍 / 东方IC

Industria kineze e radios, filmit dhe televizionit raporton se në vitin 2013 ka realizuar të ardhura të përgjithëshme në shumën 373.5 miliard yuan (60.1 miliard dollarë). Krahasuar me një vit më pare të ardhurat nga industria e radios dhe e televizionit kanë shënuar një rritje prej 9.19 %, sipas raportit të Administratës së Përgjithëshme të Shtetit për shtypin, botimet, radion, filmin dhe televizionin. Në të ardhurat e realizuara nga media audiovizuale, prodhimet vendëse kanë shënuar 12.77 miliardë yuan.

Raporti thekson se prodhimet vendëse, numri I të cilave në 2013 ishte 824 kanë shënuar të ardhura prej 4.7 miliard yuan vetëm nga shitja e biletave. Ndërsa të ardhurat nga industria audio-vizuale në internet janë rritur në vitin 2013 me 41.9 % krahasuar me një vit më pare.  

Dokumentar kino-britanik për ushtrinë prej terrakote

"Sekrete të reja të ushtarëve prej terrakote" është një film dokumentar, bashkëprodhim i Televizionit britanik Lion dhe Televizionit të Hong Kongut Phoenix, i cili fitoi "Prezantimi më i mirë publik i arkeologjisë". Ky është një çmim i akorduar gjatë ceremonisë së "Çmimet e arkeologjisë britanike 2014", në 14 korrik të këtij viti. Filmi dokumentar u transmetua nga kanali 4 i BBC-së në dhjetor të vitit të kaluar si pjesë e serialit të dokumentarëve "Serialët sekretë të historisë". Publiku britanik e ndoqi me shumë interes këtë film dokumentar që arriti në një audiencë prej 3 milion teleshikuesisht, duke thyer një rekord në Britaninë e Madhe.


Foto nga 顾华锋 / 东方IC

Historia e trajtuar në dokumentar bazohet në kërkimet e një ekipi të Kolegjit universitar të Londrës, Instituti i Arkeologjisë në bashkëpunim me kolegët nga Mauzoleumi i Perandorit Qin Shihuang të Kinës. Zbulimi i Ushtrisë prej terrakote në vitin 1974 pati një jehonë të madhe në mbarë botën. Por ky zbulim nxorri në dritë vetëm një pjesë të thesarit të jashtëzakonshëm. Që nga ajo kohë shkencëtarët kanë kryer punime në vazhdimësi duke sjellë fakte të reja interesante për këtë zbulim me rëndësi për trashëgiminë botërore. Dokumentari, prodhim britaniko-kinez ka ekskluzivitet për të trajtuar zbulimet e fundit në këtë drejtim. Përveç zbulimeve të reja, filmi dokumentar flet dhe për shtimin e numrit të ushtarëve prej terrakote.

Sipas Chinanews, pjesa më interesante e dokumentarit është riprodhimi i skenës së punimit të armëve gjatë sundimit të Dinastisë kineze Qin.Kjo sekuencë tregon se si janë realizuar këto vepra, madje në pasqyrimin e kësaj mjeshtërie është përdorur dhe teknologjia e avancuar 3D, për modelimin e ushtarëve. Publiku britanik që ka ndjekur dokumentarin ka parë përmes filmimeve se sa e sofistikuar ka qenë teknologjia e kohës së Kinës së lashtë. Çmimet nga Akademia Britanike e Arkeologjisë kanë nisur të akordohen që në vitin 1976 duke krijuar një traditë në pasqyrimin dhe promovimin e zbulimeve të mëdha arkeologjike në mbarë botën.  

Aktori britanik Jason Statham viziton Kinën


Foto nga China Daily

I njohur si një nga protagonistët e filmit aksion "The Expendables 3", aktori britanik Jason Statham vizitoi Pekinin në ditët e para të gushtit ku promovoi filmin, i cili u shfaq në fund të korrikut në Kinë. Ndonëse Statham qëndroi pak ditë, ai arriti të merrte emocione të veçanta gjatë takimit me mediat, artistët dhe producentët kinezë, por dhe me fansat e shumtë të tij. Gjatë një konference për shtyp për mediet vendëse, aktori Statham tha se ka ndjekur gjatë fëmijërisë së tij interpretimet e Bruce Lee, i cili ka qene idhull për të. Ai theksoi se gjithmonë kishte patur dëshirë të vizitonte Kinën.


Foto nga China Daily

Drejtori ekzekutiv i Le Vision Pictures, Zhang Zhao deklaroi për mediet se seriali i tretë i The Expendables pritet të ketë sukses të madh në Kinë, madje e ka krahasuar atë me suksesin që pati filmi tjetër aksion "The transformers-Age of Extinction" për të cilin ju folëm në rubrikën Palimsest të javës së kaluar.Jet Li ndonëse ka patur një rol të rëndësishëm në serinë e parë të The Expendables, tek seria e tretë e tij luan një rol të vogël, por sipas Zhang ai është ndër aktorët kinezë të aksionit më të dashur ndërkombëtarisht dhe shprehet i sigurtë për suksesin e tij në Kinë. Nëse i referohemi deklaratës për mediat kineze të aktorit të njohur Statham ai ka shprehur dëshirën që në një të ardhme të afërt të bëhet më shumë i njohur për amatorët kinezë të filmit, si dhe dëshiron të interpretojë në ndonjë film të regjizorit të njohur kinez Zhang Yimou. Sipas kritikëve kinezë të filmit, aktori Statham është bërë i njohur në Kinë si njeriu i hekurt, por edhe si një model i përsosur për tregun e video lojrave me aksion.Statham ishte i pranishëm në Shangai gjatë promovimit të China Digital Entertainment Expo, ku u promovua një lojë e telefonisë celulare. Ndërsa drejtori ekzekutiv Zhang thotë se bashkëpunimi me Hollovudin ka shënuar rritje vitet e fundit, sidomos në industrinë e argëtimit, të video-lojrave.