">Frikë për sigurinë e avionëve papilot, ndërsa teknologjia avancon<IMG border=0 align=absMiddle src=" /mmsource/images/2004/06/29/litsen1.gif">
Frikë për sigurinë e avionëve papilot, ndërsa teknologjia avancon
  2014-08-06 18:15:20

Frikë për sigurinë e avionëve papilot, ndërsa teknologjia avancon

Mjetet ajrore automatike, të njohura si drone, janë përdorur për një kohë të gjatë në Shtetet e Bashkuara nga ushtria, por tani ato po përdoren nga disa kompani biznesi për të arritur standarde të reja.

Rritja e përdorimit të tyre ka shtuar shqetësimet e autoriteteve të aviacionit, të cilët duhet të adresojnë disa shqetësime sigurie në këtë fushë.

Në mbarë Shtetet e Bashkuara teknologjia e re e avionëve të telekomanduar ka hyrë në një rrugë zhvillimi pa kthim.


Foto nga CFP

Në një lartësi prej 15 metrash, një avion i telekomanduar po fotografon kompleksin rezidencial Upper Grandview. Pronari ka kërkuar foton për të ndihmuar në shitjen e kësaj pasurie të paluajtshme luksoze. Ky nuk është rasti i parë. Ndërsa teknologjia e avionëve të telekomanduar po përparon, zhvilluesit e pronave po bëjnë shfrytëzim maksimal.

Matthew Rand nga kompania Rand Realty thotë se teknologjia po u mundëson atyre të bëjnë diçka të re.

"Kemi filluar të përdorim avionët e telekomanduar muajt e fundit, me qëllim shitjen e disa rezidencave banimi. I përdorëm për të filmuar dhe për të dhënë efektin e fluturimit në video. Avionët e telekomanduar janë një mjet që na lejon të bëjmë shumë gjëra të reja dhe interesant."

Rand thotë se tani klientëve po u jepet një shërbim unik, ndërsa shton se njerëzit kanë qeft ë shikojnë në qiell mjetet fluturuese.

"Njerëzit mblidhen këtu dhe shikojnë sesi këta avionë të telekomanduar fluturojnë mbi shtëpitë e tyre. Për ta duket si një aventurë."

Pronari, Robert Handler, thotë se është mjaft i kënaqur nga pamja që sjellin këta avionë|.

"Është një pamje unike e shtëpisë dhe zonave përreth. Gjithçka duket mahnitëse."


Foto nga CFP

Por tani fluturimi i avionëve të telekomanduar është kthyer në një sfidë për autoritetet. Administrata Federale e Aviacionit e Uashingtonit thotë se mjetet nën 25 kilogramë duhet të fluturojnë nën 120 metra dhe se mjeti duhet të jetë nën vëzhgimin e syrit të operatorit.

Agjencia rreptësisht ndalon përdorimin komercial të avionëve të telekomanduar. Përjashtim bën vetëm një kompani nafte që mori leje për të fluturuar mjetet mbi oqeanin Arktik, dhe që për të u desh një akt i Kongresit.

Autoritetet janë përpjekur për më shumë se një dekadë të saktësojnë rregullat për veprimin e avionëve të telekomanduar dhe përsëri ka shumë punë për të bërë.

Por tani koha e autoriteteve për të përcaktuar rregullat është shkurtuar, ndërsa është rritur presioni për përdorimin tregtar të avionëve të telekomanduar.

Michael Toscano president dhe drejtor ekzekutiv i Shoqatës së Ndërkombëtare të Mjeteve të Paidentifikuar, thotë se nëse autoritete nuk veprojnë me shpejtësi ata do të gjende para një fakti të kryer pasi industria në fjalë do të vetërregullohet.

"Herët a vonë ne duhet të bëjmë diçka. Në rast të kundërt industria do t'i krijojë rregullat vetë. Dhe nëse ndodh një gjë e tillë, përpjekjet për të rregulluar tregun do të jenë shumë të vështira."

Përdorimi tregtar është përhapur në shumë vende dhe autoritetet kanë përcaktuar disa rregulla sigurie.

Andreas Raptopoulous, themelues dhe drejtor ekzekutiv kompanisë Matternet me seli në Kaliforni, parashikon se në një periudhë afatshkurtër do të ketë një përdorim të gjerë të avionëve të telekomanduar në vendet e zhvilluara, përfshirë Shtetet e Bashkuara.

Ai thotë se këta avionë janë të nevojshëm për të shpërndarë materiale dhe ndihma për miliona njerëz anë e mbanë botës që nuk kanë qasje tek transporti rrugor.

"Duke parë problemin e varfërisë ekstreme, që është i lidhur me mungesën e infrastrukturës rrugore, kjo do të thotë se dy të tretat e njerëzve që jetojnë në varfëri ekstreme në botë sot nuk kanë qasje tek transporti rrugor. Pra, ka një miliard njerëz në botë sot që nuk kanë qasje tek transporti rrugor. Është e pabesueshme po ta mendosh, ata njerëz janë krejtësisht të shkëputur nga të gjitha shërbimet mjekësore, është e pamundur për të marrë vaksina. Është shumë e vështirë për t'iu dhënë atyre qasje në mallrat e konsumit dhe kjo është jashtëzakonisht e vështirë për t'i dërguar mallrat e tyre në treg."

Raptopoulous sheh përfitime ekonomike tek përdorimi i këtyre avionëve.

"Ata përbëjnë një nxitje të fortë ekonomike. Kjo mënyrë transporti do të ketë koston më të ulët dhe kërkon investime minimale. Është një transporti i gjelbër dhe padyshim teknologjia më e përparuar deri tani."

Amazon.com provoi së fundi dërgimin e mallrave të blera në internet me avionë të telekomanduar. Google dhe Facebook janë gjithashtu të interesuar për të mjetet pa pilot për telekomunikacion.

Armëpushim i ri në Rripin e Gaza-s

Në Rripin e Gazës nisur nga e marta në mëngjes një armëpushim i ri treditor. Menjëherë pas palestinezëve edhe Izraeli ra dakord me propozimin e Egjiptit për t'i lënë armët në heshtje për 72 orë. Kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu e mori vendimin pas konsultimit me kabinetin e tij të sigurisë. Edhe një zëdhënës i Hamasit radikal islamik e konfirmoi marrëveshjen. Përveç kësaj qeveria egjiptiane ka ftuar në Kajro përfaqësues të lartë të Izraelit dhe Hamasit për të biseduar për një armëpushim të përhershëm.

"Pak minuta pas hyrjes në fuqi, disa predha u lëshuan nga territoret palestineze drejt disa dhjetëra qyteteve izraelite, ndërkohë që aviacioni izraelit zhvilloi sulme ajrore kundrejt disa zonave në Rripin e Gazës", njoftoi një zëdhënëse e ushtrisë.

"Ushtria izraelite është tërhequr krejtësisht nga Rripi i Gazës që nga hyrja në fuqi e armëpushimit", njoftoi një zëdhënës i ushtrisë për gazetarët.

Sipas këtij zëdhënësi, Peter Lerner, "sipas direktivave të qeverisë ushtria izraelite do të pozicionohet jashtë Rripit të Gazës në pozicion mbrojtës që nga hyrja në fuqi e armëpushimit".

"Por ushtria do t'i përgjigjet çdolloj sulmi që do të vijë nga Rripi i Gazës", theksoi zëdhënësi.

Përfaqësuesit e palestinezëve janë që nga e diela në kryeqytetin egjiptian për të diskutuar për një rrugëdalje nga dhuna. Izraeli ka refuzuar deri tani të dërgojë një delegacion në Kajro.


Foto nga CFP

Ushtria izraelite njoftoi se ka nisur tërheqjen e plotë të forcave tokësore nga Rripi i Gazës dhe dislokimin e tyre "në pozicion mbrojtës".

Por kryeministri izraelit Netanjahu përsëriti të hënën pasdite sërish se operacioni ushtarak i filluar katër javë më parë në Rripin e Gazës do të "përfundojë vetëm kur për një periudhë të qëndrueshme të jetë vendosur paqe dhe siguri për qytetarët e Izraelit." Forcat izraelite njoftuan se kanë shkatërruar ndërkohë rreth 30 tunele në Rripin e Gazës.

Pak minuta para se të hynte në fuqi armëpushimi 3-ditor në Jeruzalem dhe Tel Aviv u dëgjuan sirenat e alarmit që njoftonin lëshimin e raketave nga ana e Hamas-it. Thuajse në të njëjtën kohë pala izraelite reagoi duke ndërmarrë disa sulme ajrore në Gaza.

Ofensiva izraelite nisi më 8 korrik me objektiv shkatërrimin e tuneleve të përdorura nga militantët palestinezë për të hyrë dhe ndërmarrë sulme ndaj popullsisë civile në Izrael.

Në përfundim, për palën izraelite objektivi është arritur. Janë shkatërruar 32 tunele nëntokësore, shkatërruar 3 mijë raketa dhe janë vrarë të paktën 900 "terroristë".

Armëpushimi i njoftuar së fundmi shihet si një mundësi e mirë për t'u ardhur në ndihmë mijëra palestinezëve në nevojë urgjente humanitare në Gaza, megjithatë mbetet për t'u parë respektimi i kësaj marrëveshje. Pak ditë më parë, po me ndërmjetësimin e Egjiptit u njoftua një armëpushim i ngjashëm, por vetëm pak orë pas hyrjes në fuqi të tij luftimet rinisën sërish dhe bashkë me to edhe retorika e palëve se kush qëlloi e para.

Ban Ki-moon bën thirrje për vazhdimin e bisedimet

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Ban Ki-moon e përshëndeti armëpushimin e ri në konfliktin e Gazës. Në një deklaratë Ban u bëri thirrje të dyja palëve për të vazhduar bisedimet. OKB-ja është e gatshme për të ndihmuar në këtë proces.


Foto nga CFP

Spanja i kërkoi partnerëve të saj evropianë se BE-ja mund dhe duhet të bëjë një përpjekje më të madhe që të arrihet një marrëveshje armëpushimi afatgjatë mes palestinezëve dhe izraelitëve, njoftoi sot një burim pranë ministrisë së Punëve të Jashtme. "Ministri i Punëve të Jashtme, José Manuel Garcia Margallo, që të enjten kishte dënuar masakrat në Gaza dhe kishte paralajmëruar kundrejt një konflikti që mund të përhapet në të gjithë rajonin deri në pikën që të shpërthejë në një luftë edhe më e gjerë, i shkruaji në një letër shefes evropiane të diplomacisë, Catherine Ashton, shqetësimet e tij", sipas të njëjtit burim

"Kam bindjen se BE-ja mund dhe duhet të bëjë më shumë përpjekje në emër të 28 vendeve anëtare për të ndihmuar në një zgjidhje të kësaj çështjeje që duket kaq e vështirë", shkruan ministri, gjithnjë sipas të njëjtit burim.