">Pasioni për porcelanin kinez<IMG border=0 align=absMiddle src=" /mmsource/images/2004/06/29/litsen1.gif">
Pasioni për porcelanin kinez
  2014-08-01 17:35:34

Jingdezhen -kryeqyteti i porcelanit kinez

Porcelani këtu ka nisur të prodhohet para 1.700 vjetësh, duke tërhequr mjaft të huaj nga e mbarë bota. Një prej tyre është dhe 31 vjeçarja australiane China De la Vega, një artiste që vitet e fundit ka ngritur studion e saj, në një ish fabrikë porcelani në Jingdezhen, të provincës Jiangxi. Duke folur për china.org.cn ajo thotë se vendësit tashmë janë mësuar të shohin të huaj në Jingdzhen, ku shpesh takojnë në rrugët e tij të ashtuquajturit "pelegrinë" të porcelanit. Krahasuar me metropolet Pekin apo Shangai, ky qytet nuk ka lokale apo dyqane me famë ndërkombëtare.

Pavarësisht kësaj, Jingdezhen është një nga qytetet më ndërkombëtar të Kinës, me studiot e qeramikës në pronësi të artistëve të huaj, të cilët kanë populluar jo vetëm qytetin, por edhe periferinë e tij, madje mund ti takosh edhe në majat e maleve të zonës.

Një australiane "e dashuruar" me porcelanin kinez

Kur De La Vega vizitoi për herë të parë qytetin në vitin 2011, ishte befasuar nga materialet e shumta prej porcenali që shihte kudo. Ajo kujton se bashkë me punëtorët e saj kishte rindërtuar statujën e Buddhës, të cilën më pas e kishte paraqitur për publikun në ekspozitën e saj të hapur në Australi."Jam dashuruar me këtë vend sepse procesi i punimit të qeramikës është mjaft i paqtë".

Studio e kësaj artisteje ndodhet në një shtëpi të vjetër të zonës për të cilën ajo paguan një qira prej 4 mijë yuanë ose 642 dollarë në vit.Copë prej porcelani artistja i ka përdorur duke krijuar mozaikë që i ka paraqitur në ekspozitën e Sidnejit. Babai argjentinas i De la Vegës e quajti atë China, që sipas saj do të thotë "kaubojse tradicionale". Por në anglisht do të thotë porcelan dhe Kina, ndaj shumë prej miqve i thonë se fati i saj ishte i parashkruar që do të merrej me porcelanin në Kinë.

Artistë ndërkombëtarë ne Jingdezhen

Një nga artistët që merren me qeramikën, 54 vjeçari Yuk Kan Yeung , e ka cilësuar Jingdezhen si një vend të shenjtë. Yeung punonjës i të famshmes Galeri "Terra Delft" në Holandë, punon në një rezidencë private në Institutin e Artit të Qeramikës, Sanbao. Ai thotë se Delft gjithashtu është një qytet me traditë në punimin e porcelanit, por nuk mund të krahasohet me Jingdezhenin. Ky artist me përvojë të spikatur e ka kthyer këtë qytet kinez në studion e tij të punës, ku kërkon dhe përzgjedh qeramikën e më pas e kthen atë në art.

Veprat e tij prej qeramike nga ky kryeqytet i qeramikës dhe porcelanit udhëtojnë drejt Europës, për tu admiruar nga dashamirës të këtij arti, sa të lashtë por edhe të pavdekshëm.

Historiku i kryeqytetit të porcelanit

Gjatë dinastisë Song (960-1279), poçarët e qytetit zbuluan sekretin e punimit të porcelanit, kur ata shtuan kaolinë në gurin Kinë - një formë e mineralit të ngjashëm me granitin - të përdorura në prodhimin e qeramikës, në temperature furrave rreth 1,300 gradë celsius. Ky zbulim e bëri të njohur qytetin që mban emrin e perandorit të kohës, Jingde.

Materiali ishte i fortë, i tejdukshëm dhe me shkëlqim të bardhë, gjë që mundësoi prodhimin e veprave artistike prej porcelani, të mrekullueshme poër dekorim dhe për të cilin kërkesat ishin të pafund.

Si një nga të parat qendra me rëndësi globale, të prodhimit tëporcelanit Jingdezhen u bë një emër i rëndësishëm në kulturën kineze,duke u bërë i njohur në botë.

Edhe pse qyteti ka shumë fabrika moderne qeramike, furrat e lashta janë ruajtur dhe konsumatorët mund të blejnë prodhime prej porcelani të furrave 300-vjeçare prej druri, të ndërtuara gjatë dinastisë Qing (1644-1911).

Sanbao një pikë takimi artistësh

Në studion e saj në Sanbao, Yeung me durim ngjyros një enë cilindrike, për të vijuar më pas me procese të tjera të lustrimit. Nga jashtë studios vizitorët mund të shohin material të sjella nga mali dhe të kuptojnë se guri I Kinës vazhdon të përpunohet me metodat e lashta dhe të jetë mjaft i kërkuar në tregjet botërore.

E lindur dhe e rritur në rajonin e posaçëm administrative të Hong Kongut, Yeung tashmë është banore e qytetit Jingdezhen ku ajo i është përkushtuar traditës së punimit të qeramikës, por dhe njohjes më të gjerë të kulturës mijëravjeçare të atdheut të saj.

Çdo vit në Sanbao mblidhen mbi 100 artistë të huaj që njohin nga afër traditën kineze të porcelanit. Në vitin 2004 në Jingdezhen u festua 1000 vjetori i qytetit ku në ceremoninë e rastit ishin të pranishëm edhe 3 mijë artistë nga e gjithë bota, të cilët vizituan këtë qendër të rëndësishme të industrisë së porcelanit në botë.

Në këtë qytet arti funksionojnë rreth 100 studio artistësh të huaj që merren me industrinë e porcelanit. Këtu artistët kanë mundësi të përdorin gjithë llojet e materialeve, të kontaktojnë me kolegë profesionistë të këtij arti dhe të shkëmbejnë experience me ta.

Vitin e kaluar në Muzeun folklorik të qytetit ishin vizitorë 58 grupe me turistë nga e mbarë bota.

Instituti i Qeramikës dhe ruajtja e tradites

Në Institutin e Qeramikës së Jingdezhenit studjojnë shumë të rinj nga Kina por dhe vende të tjera. Ata që duan të merren me artin e lashtë dhe të pavdekshëm të qeramikës, kanë një mundësi të rrallë të jenë pjesë e këtij institute prestigjioz. Me rëndësi është fakti se trashëgimia kulturore e industrisë së qeramikës në Kinë ruhet me passion edhe nga të rinjte, ndaj përcjellja e saj brez pas brezi është e garantuar.

Një i ri koreanojugor thotë se ndonëse në vendin e tij ekziston kryeqyteti i porcelanit në Icheon, por nuk mund të krahasohet me Jingdezhen, i cili është qyteti më i famshëm në botë për prodhimin e porcelanit. Shumë të rinj nga vende të tjera aziatike vijnë në këtë qytet për të mësuar mjeshtërinë e porcelanit dhe më pas kthehen në vendet e tyre për të hapur një biznes në këtë industri.

Që nga viti 2006 Instituti I Qeramikës frekuentohet nga student të huaj, thotë Hu Wei, drejtor I Departamentit të Komunikimit. Ai tregon se institute ka një program shkëmbimi 3 mujor pas kryerjes së të cilit studentët mund të pajisen me certifikata. Por gjithashtu në këtë institut studentët mund të kryejnë master, doktoraturë në artin e qeramikës. Duke qenë një nga të paktat institute në këtë fushë në Kinë, ky institucion arsimor ka tërhequr vemendjen e shumë studentëve nga bota.

Njëri nga drejtuesit e institutit thotë se nëse dëshiron të shijosh muzikën klasike, shko në Europë. Por nëse do të mësosh për porcelanin e vertetë, duhet të vizitosh qytetin kinez, Jingdezhen.(Eda Merepeza)