">Udhëtim në restorantet trena të Tokios<IMG border=0 src=" /mmsource/images/2004/06/29/litsen1.gif">
Udhëtim në restorantet trena të Tokios
  2014-07-31 17:21:45

Miliona njerëz në mbarë botën përdorin trenat për të udhëtuar. Trenat janë bërë aq të zakonshëm në Tokio, sa që disa janë kthyer në restorante e bërë të dashur për shumë njerëz në kryeqytetin japonez. Në udhëtimin e sotëm le të shkojmë në Japoni.

Në Japoni, më shumë se në çdo vend të botës, trenat janë bërë aq të domosdoshëm për lëvizjen e njerëzve, jo vetëm nga një qytet në tjetrin, por edhe brenda qyteteve shumë të populluar.

Pavarësisht se trenat janë plot me njerëz sidomos në orët e pikut, ata janë bërë tani pjesë e kulturës japoneze.

Ndërkohë restoranti i ushqimeve me kerri Niagara, në distriktin Yutenji të Tokios, është një vend unik që ngjan me një vagon treni.

I dekoruar me mjete të kohës së trevave me karburant dhe motorë elektrikë, atë që e veçon restorantin Niagara nga të tjerët që përdorin të njëjtën temë, është shpërndarja e ushqimit nëpërmjet disa trevave të vegjël.

Pronari Naito Hirotoshi, ose kapiteni i trenit, ashti siç ai kërkon ta thërrasin, thotë se ai nuk ka pasur kurrë dëshirë për të qenë drejtues i një treni, por që i vogël ka qenë gjithmonë i mrekulluar prej tyre.

Ai shpjegon se që nga koha kur trenat më avull u nxorën nga përdorimi, ai filloi të blejë dhe të koleksionojë pjesë të tyre, ndërsa e kombinoi pasionin e tij për trenat me atë të gatimit.

"Në mesin e viteve '60 trenat që përdorin karburantin apo ata me motorë elektrikë filluan të zëvendësonin trenat me avull. Ndërsa trenat e vjetër filluan të çmontoheshin për t'u bërë skrap, unë fillova të blej disa prej tyre."

Tani restoranti i tij tren, përfshin pjesë të tilla si kabina, dyer, ulëse apo kabinat e biletave.

Pavarësisht se restoranti ka ndryshuar vendin tre here, pjesa e dekoruar si një lokomotivë ka mbetur e pandryshuar.

Për Naito-n, kerri dhe trenat janë pjesë natyrale, ku që të dy janë popullorë në Tokio. Por ai shtoi një element unik në restorantin e tij: trena të vegël për të shpërndarë ushqimin.

"Kur e hapëm restorantin për herë të parë, kishin shumë pjesë të veçantë për të dekoruar, por unë doja diçka të veçantë. Na është dashur të paktën 10 vjet për të instaluar këtë hekurudhë që tani e përdorim për të shpërndarë ushqimin. Unë jam me të vërtetë me fat që nuk kishte dyqane të tjera që ta përdornin këtë element për të shpërndarë ushimin. Ndaj kur ne filluam ta bënin diçka të tillë, patëm shumë klientë."

I biri i Naito-s, Akiyoshi, është menaxheri i restorantit dhe "ndihmësi i makinistit".

"Unë mendoj se trenat janë pjesë e kulturës japoneze. Ne kemi një sistem hekurudhash që mbulon të gjithë vendin, edhe pse ne (japonezët) përdorim gjerësisht aeroplanët dhe automjetet. Megjithatë shumica e qytetarëve japonezë përdorin trenat. Ndaj mendoj se trenat janë të përzemërt për japonezët."

Shumica e klientëve që vizitojnë restorantin janë të pasionuar pas trenave ashtu si Takayama Hideo. Ai thotë se ka shume modele trenash në shtëpi.

"Ne i dashurojmë modelet e trenave. Kemi aq shumë prej tyre në shtëpinë tonë. Kemi aq shumë sa që nuk dimë se si t'i përdorim."

Në lagjen Ginza të Tokios, ndodhet një bar më i sofistikuar i dekoruar me temën e trenave. Ai është hapur plot 10 vjet më parë.

Bari i quajtur Panorama tërheq shumë njerëz të biznesit, shumica e të cilëve janë të përfshirë në biznesin e hekurudhave.

Me nje koleksion prej mbi 100 modele trenash, bari ka katër shina, ku tema për dekorimin e vagonëve përcaktohet nga menaxheri Tomoyuki Hattori.

Hattori thotë se shumica e klientëve në barin e tij vijnë këtu për t'u çlodhur pas një dite të lodhshme pune, për të shijuar mjedisin që ofron panorama e trenave.

"Ne kemi më shumë se njëqind modele trenash, duke filluar nga ata të vjetër deri tek ata më të rinjtë. Prej tyre ne zgjedhin katër çdo ditë për t'i përdorur në shinat tona të vogla. Ne kemi trena plumb, trena të vjetër me motorë me avull, trena mallrash, trena ekspres dhe trenat lokale. Zekonisht ne i përziejmë modelet e trenave që do të ekspozojmë."

"Shumica e klientëve tanë i dashurojnë trenat. Ne kemi gjithashtu klientë që punojnë për kompanitë e hekurudhave, si menaxherë stacionesh, drejtues trenash apo konduktorë. Si dhe kemi klientë që punojnë për kompanitë që prodhojnë trena për ne."

Makikubo Shinichi është një klient i rregullt. Ai thotë se trenat lodër i sjellin atij shumë kujtime dhe e frymëzojnë për udhëtimet e ardhshëm.

"Trenat janë ende duke u përdorur për të udhëtuar në distancë të gjatë kështu që kur ne japonezët shohim trena në miniaturë si këta, kjo na frymëzon për udhëtimin e ardhshëm ose na kujton të kaluarën."

Thirrje të vazhdueshme për armëpushim në Gaza

Këshilli i Sigurimit i OKB-së i bëri thirrje në mënyrë unanime Izraelit dhe Palestinës për të filluar një armëpushim humanitar përtej festës myslimane të Fitër Bajramit.

Thirrja vjen pasi Izraeli dhe Hamasi nisën një seri sulmesh të reja, pavarësisht propozimeve për një armëpushim të përkohshëm.

Marrëveshja e armëpushimit humanitar në Gazë, e arritur midis Izraelit dhe Hamasit, u ndërpre përsëri të hënën pasdite. Bombardimet e reja të trupave izraelite shkaktuan 10 palestinezë të vrarë dhe mbi 40 të plagosur, shumica fëmijë.

Kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu u shpreh të hënën se vendi i tij duhet të jetë i gatshëm për një luftë të gjatë në Gazë. "Kjo luftë nuk do të ndalojë derisa të shkatërrohen tërësisht tunelet e fshehta që përdoren për të vrarë banorë të thjeshtë izraelitë," theksoi Netanjahu.

Po atë ditë, presidenti francez Francois Hollande bëri të ditur se Franca do të japë 8 milionë euro për të ndihmuar banorët e Gazës.


foto nga Lefteris Pitarakis / 东方IC

Operacioni ushtarak i nisur më 8 korrik nga trupat izraelite ka shkaktuar deri tani mbi 1000 palestinezë të vrarë dhe më shumë se 6000 të plagosur.

Pavarësisht ndërmjetësimit ndërkombëtar, pasojat e inkursionit izraelit në Gaza vazhdojnë të rriten.

Tetë fëmijë të tjerë palestinezë dhe dy të rritur janë vrarë në një park të Gaza-s në fund të muajit të Ramazanit.

Banorët vendorë akuzojnë Izraelin për gjuajtjet ajrore.

Por ushtria izraelite e mohoi të ketë përgjegjësi në këtë sulm, duke thenë se ishte një raketë ë gjuajtur gabim nga militantët e Hamasit.

Izraeli ndërkohë konfirmoi se pesë ushtarë të tij u vranë të hënën.

Kryeministri Benjamin Netanyahu thotë se operacioni ushtarak nuk do të ndalojë deri sa të eliminohet kërcënimi nga Hamasi.

Këshilli i Sigurimit i OKB-së bëri thirrje për " armëpushim të menjëhershëm dhe pa kushte humanitar" në Gaza për të lejuar për dhënien e ndihmës urgjente.

Deklarata, e hartuar nga Jordania, gjithashtu u bën thirrje palëve që të angazhohen për të arritur një armëpushim të qëndrueshëm të bazuar mbi nismën e Egjiptit.

Sipas propozimit egjiptian, vendosja e një armëpushimi do të çojë në bisedime thelbësore, duke përfshirë hapjen e vendkalimeve kufitare të Gazës.


foto nga Khalil Hamra / 东方IC

Sekretari i përgjithshëm i OKB-së Ban Ki- moon përsëriti të hënën thirrjen e tij për "armëpushim të menjëhershëm dhe pa kushte" në Rripin e Gaza-s, pasi raporto para Këshillit të Sigurimit. Ai tha se të paktën mbi një mijë palestinezë dhe të paktën 43 ushtarë izraelitë janë vrarë në javët e kaluara, duke nënvizuar se "dhuna duhet të ndalojë në emër të humanizmit."

Ban u tha gazetarëve se ai u bëri thirrje si Hamasit të ndalojë hedhjen e raketave në Izraelin Jugor, si dhe Izraelit t'i japë fund pushtimit të paligjshëm të territoreve palestineze.

"Është koha për një armëpushim të menjëhershëm humanitar e pa kushte. Në emër të njerëzimit, dhuna duhet të ndalet. Më shumë vuajtje dhe izolim vetëm sa do të rëndojë kushtet e civilëve të pafajshëm, do të izolojë më tej Izraelin, do të fuqizojë ekstremistët në të gjitha anët. Kjo është arsyeja pse unë vazhdoj të punoj me presidentin palestinez Mahmoud Abbas dhe udhëheqësit e tjerë rajonalë dhe botërorë për të ofruar paqe për popullin izraelit dhe atë palestinez. Kjo është një çështje e vullnetit të tyre politik. Ata (udhëheqësit) duhet të tregojnë humanizmin e tyre si udhëheqës. Pse këta udhëheqës janë duke i lënë njerëzit e tyre të vriten? Kjo nuk është përgjegjësi, (kjo është) moralisht e gabuar. "

Eugene-Richard Gasana është ambasadori i Ruandës në OKB dhe Presidenti aktual i Këshillit të Sigurimit.

"Këshilli i Sigurimit i fton palët dhe bashkësinë ndërkombëtare për të arritur një paqe të plotë bazuar në vizionin e një rajoni ku mund të bashkëjetojnë dy shtete demokratike, Izraeli dhe Palestina, të cilët duhet të jetojë në paqe dhe me kufij të sigurtë dhe të njohura sic janë parashikuar në rezolutën 1850 e Këshillit të Sigurimit."

Deklarata thekson se objektet civile dhe humanitare duke përfshirë edhe ato të OKB-së, duhet të respektohen dhe të mbrohen.


foto nga NurPhoto / 东方IC

Javën e kaluar, një predhë mortaje e qëlluar nga trupat izraelite goditi një shkollë të OKB-së në Gaza, duke vrarë të paktën 15 njerëz. Të gjithë 15 anëtarët e këshillit kanë rënë dakord në deklaratë. Të dy ambasadorët, palestinez dhe izraelit në OKB, e kritikuan deklaratën.

Palestinezët thonë se këshilli duhet të kishte miratuar një rezolutë me fuqi ligjore, ndërsa izraelitët thonë se deklarata nuk e përmend të drejtën e Izraelit për të mbrojtur veten.

Mes tensioneve, myslimanët në Rripin e Gazës festuan Fitër Bajramin. Por kishte pak gëzim në Rripin e Gazës, ku shumë familje palestineze janë strehuar brenda shkollave të OKB-së, nga frika e sulmeve ajrore.

"Mua nuk më bën përshtyje të jetoj këtë në një shkollë. Ne po vuajnë dhe do të vuajnë, por ne kemi nevojë për të drejtat tona, shtëpitë tona, tokat tona dhe fermat tona të na kthehen. Ne nuk do të pranojmë që jetojnë një jetë të mjerueshme."

"Si mund të festojnë Bajramin njerëzit që kanë humbur shtëpitë dhe fëmijët e tyre? Si mund të jemi në humor për të festuar? Kam hapur dyqanin tim jo për shkak të Bajramit, por sepse kemi një shpresë për ndryshim. Kjo është arsyeja pse ne jemi të hapur, jo për shkak të Bajramit. "