"> Historia jonë, Fan Xinlong<IMG border=0 src=" /mmsource/images/2004/06/29/litsen1.gif">
Historia jonë, Fan Xinlong
  2014-07-30 15:20:25


Fan Xinlong


Sivjet është 45 vjetori i fillimit të emisioneve në gjuhën shqipe të Radios së Jashtme të Kinës. Në një cikël emisionesh do të njiheni me historitë e punonjësve të radios sonë. I ftuari i sotëm është punonjësi Fan Xinlong. Fillimisht ai punoi si redaktor pranë redaksisë së gjuhës ruse për afro dy vite. Falë eksperiencës së pasur ai u bë pjesë e fillimit të emisioneve të gjuhës serbe, të gjuhës mongole, si dhe gjuhëve të tjera.

Kolegia e redaksisë Zhang Zhuo bisedoi me zotin Fan Xinlong. Ju ftojmë të ndiqni në vazhdim intervistën e plotë :

1 Si nisi emisioni i gjuhës shqipe në Radion e Jashtme të Kinës?

Emisioni i gjuhës shqipe filloi në kujdesin e liderëve të qeverisë qendore kineze dhe iu kushtua një rëndësi e vecantë. Shqipëria ishte drita e socializmit në atë kohë dhe një mik i ngushtë i Partisë Komuniste të Kinës dhe i qeverisë kineze. Kryetari kinez Mao Ce Dun pati shkruar një fjali nga poema e kohës së dinastisë Tang, në të cilën ndër të tjera thuhet "Kemi miq në këtë botë, me ta jemi lidhur fort. Sado larg që jemi, si fqinj të mirë i kemi.". Pikërisht me këto vargje tregohej miqësia e thellë midis dy partive, dy vendeve dhe dy popujve. Në atë kohë orientimi kryesor i emisionit të gjuhës shqipe ishte të propagandohej marksizëm-leninizmi dhe mësimet e Mao Ce Dunit. Gjithashtu propagandohej përkrahja reciproke e të dy partive, rezultatet e arritura në revolucionin dhe ndërtimin e socializmit, nga ana e të dy partive.

2 Cilat ishin karakteristikat e emisionit të gjuhës shqipe?

Emisioni i gjuhës shqipe pati dy karakteristika të dukshme. Së pari, në fillim të emisionit transmetoheshin citate nga Mao Ce Dun dhe Enver Hoxha. Nëse nuk kishte citate nga Enver Hoxha, as ato të Mao Ce Dunit nuk transmetoheshin. Propagandoheshin mendimet e kryetarit Mao, njëkohësisht me ato të Hoxhës. Në emisionet e gjuhëve të huaja në atë kohë, përveç emisionit të përditshëm kishte dhe emisione të posaçme ku transmetoheshin citatet e liderëve të këtyre vendeve, në gjuhët përkatëse. Së dyti, lajmet mbi aktualitetin, të lidhura me ndërtimin e socializmit, kongreset e partive, publikoheshin dhe në gazetën kineze "Renminribao", në agjencinë kineze të lajmeve Hsinhua etj. Në emisionet tona ne flisnim për vendin e botimit, titullin kryesor, ,ndërsa në gazetë jepej përmbajtja e tyre. Specialistët shqiptarë në atë kohë patën thënë se nuk ishte e nevojshme të transmetohej përmbajtja pasi dëgjuesit ishin në dijeni të këtyre lajmeve. Por ne ishim të mendimit se duhet të transmentoheshin përmbajtjet, n[ mënyrë që populli shqiptar të njihte nga afër opinionin e Kinës për ndërtimin e Shqipërisë, si shkëmbim i miqësisë dypalëshe.

Në atë kohë u zhvillua Revolucioni i madh Kulturor në Kinë, dhe trajtimi i përmbajtjes së emisioneve të gjuhës shqipe hasi një problem. Përfaqësuesi i ushtrisë Dai Zhengyuan ishte i mendimit se emisioni i gjuhës shqipe i drejtohej botës së jashtme dhe jo Kinës, ndaj nuk duhet të transmetoheshin citate. Sipas tij, vlerësimi i lartë nga popujt e vendeve të ndryshme të botës për Shqipërinë dhe udhëheqësin e saj, Enver Hoxha duhet të transmentoheshin. Emisioni i gjuhës shqipe duhet të propagandonte miqësinë midis Kinës dhe Shqipërisë. Ne patëm zgjedhur shumë materiale mbi shëmbimet e dy vendeve, si vizitat e specialistëve shqiptarë në fabrikat kineze, mendimet e studentëve, specialistëve, punëtorëve kinezë etj.

3 Ju kaluat në emisionin e gjuhës shqipe nga redaksia e gjuhës ruse. Si ndodhi ky kalim?

Ishte koha e Revolucionit të Madh Kulturor dhe tani s'mund të kujtoj saktësisht lidhur me kalimin nga redaksia ruse te ajo shqipe. Por me sa mbaj mend më dërguan përfaqësuesit e propagandës ushtarake, me arsyen se emisioni i gjuhës shqipe ishte shumë i rëndësishëm. Përveç emisionit në gjuhën shqipe kam drejtuar dhe fillimin e emisioneve të gjuhës serbe, të gjuhës mongole, dhe gjuhëve të tjera. Puna ime në redaksinë e gjuhës shqipe u zhvillua për një kohë të shkurtër, pasi u mora me redaksitë e gjuhëve hungareze, çeke, bullgare etj. Kjo ndodhi sepse kisha fituar përvojë në këtë fushë. Sipas planit, në redaksinë e gjuhës shqipe duhet të punoja vetëm 2 ose 3 muaj, por qëndrova afro 2 vite.

4 Si i vlerësoni kolegët me të cilët punuat në redaksinë e gjuhës shqipe?

Një nga përshtypjet e mia për ta është se ata ishin më të rinj se unë, por ishin trima.

5 Para disa ditëve, morët pjesë në seminarin e fillimit të emisionit të gjuhës shqipe. Çfarë mendimi keni për të?

Jam shumë i befasuar se si një emision i cili nisi me propozimin e liderëve të Kinës dhe të Shqipërisë, me qëllim propagandimin e marksizëm-leninizmit, kundër revizionizmit të asaj kohe, tani ka shumë kinezë që punojnë me gjuhën shqipe. Së dyti, emisioni i gjuhës shqipe u zhvillua nga vala e shkurtër dhe me kohë-zgjatje prej gjysmë orë, deri në FM dhe kohë-zgjatje prej 18 orësh. Gjuha shqipe përdoret nga 3 milion shqiptarë, por për arsye të statusit të atëhershëm të Shqipërisë iu kushtua një rëndësi e veçantë emisionit në gjuhës shqipe. S'mund të mendoj se deri tani emisoni u zhvilluan shumë dhe numri i punonjësve të redaksisë së gjuhën shqipe, e cila tashmë ka ecur shumë përpara krahasuar me fillimet e saj.

6 Me rastin e 45 vjetorit të fillimit të emisionit të gjuhës shqipe, cili është mesazhi juaj ?

Me zhvillimin e ekonomisë së Kinës dhe ngritjen e statusit të saj në arenën ndërkombëtare, besoj se popujt në bot, duke përfshirë dhe popullin shqiptar kanë interes të njohin Kinën. Shpresoj që emisioni i gjuhës shqipe të përparojë dhe të kontribuojë në njohjen dhe miqësinë mes dy vendeve, duke plotësuar misionin e tij. (Çang Çuo)