">Argjentina, vendi i tangos<IMG border=0 align=absMiddle src=" /mmsource/images/2004/06/29/litsen1.gif">
Argjentina, vendi i tangos
  2014-07-28 11:28:21

Të nderuar dëgjues, mirë se vini në rubrikën "Në brendësi". Pak ditë më parë, kryetari i Shtetit i Kinës Xi Jinping bëri një vizitë zyrtare në Argjentinë. Gjatë vizitës, Kina dhe Argjentina vendosën të krijojnë marrëdhënie të partneritetit strategjik. Sot le të bëjmë një shëtitje në këtë skaj jugor të Tokës.

Duke përmendur Argjentinën, mendimi i parë i shumë njerëzve është futbolli. Në këtë vend ka nivel të lartë të futbollit dhe kanë lindur shumë yje botërore të këtij sporti popullor. Në Kampionatin Botëror të Futbollit të Brazilit, që përfundoi pak kohë më parë, Argjentina fitoi medaljen e argjendtë.

Futbolli modern në Argjentinë ka histori mbi 100 vjeçare. Para më shumë se një shekull, disa anglezë e sollën futbollin në Argjentinë dhe qysh nga ajo kohë, argjentinasve u pëlqen ky sport. Nën ndikimin e kulturës së lumit La Plata, futbolli i ardhur nga Evropa formoi gradualisht stilin argjentinas, që bashkohet me vallëzimin tango. Diego Maradona dhe Lionel Messi janë përfaqësues të shquar të futbollit argjentinas.

Për argjentinasit, futbolli është bërë një kulturë dhe është shpirti i tërë kombit:

"Për ne, futbolli është gjithçka, është shpirti jonë. Futbolli na sjell pasion dhe ëndrra."

"Futboll do të thotë entuziazëm. Argjentina do të fitojë patjetër!"

"Futbolli është më i rëndësishëm se gjithçka. Argjentina është mbreti i vërtetë i futbollit!"

Krahas entuziasmit të futbollit , vallëzimi tango është i bukur, me tone trishtuese dhe përbën një tjetër simbol kulturor të argjentinasve. Në shekullin e 19-të, shumë emigrantë nga Italia, Afrika, rajoni i Karaibeve etj erdhën pareshtur në Argjentinë, madje shumë prej tyre nuk gjetën dot menjëherë shtëpi dhe qëndruan në Buenos Aires. Në mbrëmje, njerëzit pas punës së lodhshme mblidheshin në lokale dhe kërcenin vallëzimet e vendlindjes. Me kalimin e kohës, këto vallëzime të rajoneve të ndryshme u bashkuan dhe kështu u krijua vallëzimi tango.

Huan Karlos Kopes është valltari më i famshëm i tangos në Argjentinë. Valltari 80 vjeçar kërcen ende çdo ditë në skenë dhe tregon se kur pati kontaktin e parë me tangon, magjia e këtij kërcimi e preku menjëherë zemrën e tij:

"Kur fillova ta dua tangon? Kur kërceva për herë të parë këtë vallëzim me partneren dhe kur filloi muzika, derdha lot. Tango më preku thellë në zemër dhe e dua tangon me zemër."

Kur shëtitim nëpër rrugët e Argjentinës, zbulojmë se kudo ka dyqane verërash. Në restorante, llojet e verërave të kuqe, janë më të larmishme se gjellët. Në taksi, shoferi do t'ju thotë me krenari se kur di të pish ujë, fillon të pish verë. Kur hani darkë me miqtë argjentinas, në fillim ata ju servirin verë të kuqe. Nëse refuzoni, ata do t'ju thonë se edhe Perëndia nuk i fal ata që nuk pinë verë.

Hose Zukardi është i zoti i kështjellës së verës të familjes Zukardi. Gjatë gjysmës së shekullit të kaluar, familja e tij krijoi në këmbët e vargmaleve Ande një "mbretëri vere". Ai shprehet se për argjentinasit, vera është një gjë e përditshme dhe nuk mund të mungojë për asnjë ditë. Hose Zukardi thotë:

"Për mua, vera nuk është një pije, por është një lloj ushqimi. Në tryezën e familjes sonë, vera është e domosdoshme, madje dhe fëmijët mësojnë të pinë verë. Kur isha në moshën 5 - 6 vjeçare, babai më shtinte shpesh verë në gotën time të ujit, duke e bërë të kuqe ngjyrën e tij. Më pëlqente kjo pije e shëndetshme qysh nga ajo kohë."

Krahas verës, bifteku i viçit është një ushqim tjetër që duhet të shijohet në Argjentinë. Argjentina quhet edhe "hambari e dhoma botërore e mishit ". Në këtë vend me një popullsi 40 milionëshe , prodhohen çdo vit më se 60 milionë tonë drithëra dhe më se 300 mijë tonë mish viçi të cilësisë së lartë. Çdo argjentinas ha mesatarisht mbi 100 kilogramë mish viçi në vit dhe pi rreth 40 litra verë. Në stepën Pampas me bar të pasur ushqehen viçat.

Në Argjentinë, lopa e pjekur me lëkurë është mish i pjekur i kategorisë më të lartë. Pjekja e tërë lopës nevojit 10 deri në 12 orë dhe ky gatim shërbehet në pritje zyrtare për nder të mysafirëve të huaj. Gjatë vizitës në Argjentinë, ish-kryetarit të Shtetit të Kinës Yang Shangkun i pëlqeu shumë ky gatim. Jorge Malena që mori pjesë në pritjen e kryetarit Yang kujton:

"Gjatë vizitës së kryetarit Yang, qeveria argjentinase përgatiti posaçërisht lopë të pjekur me lëkurë për nder të mysafirëve kinezë. Në fillim, kryetari Yang dhe shoqëruesit u habitën, pasi kinezët nuk hanë lopë me lëkurë. Pas shijimit të mishit të butë, mysafirëve kinezë u pëlqeu menjëherë ky specialitet i kuzhinës argjentinase ."

Pas vizitës në Argjentinë, turistëve u mungon shikimi i ndeshjeve së futbollit, kërcimi i tangos, pirja e një gote verë dhe shijimi i mishit të pjekur të viçit, karakteristika këto të vendit më jugor të Tokës . (Fani)