">Ushqimet që duhet të konsumoni çdo ditë<IMG border=0 src=" /mmsource/images/2004/06/29/litsen1.gif">
Ushqimet që duhet të konsumoni çdo ditë
  2014-06-06 15:48:54

1. Vezët

Veza bën pjesë në listën që duhet të konsumohen çdo ditë pasi ajo përmban shumë vlera ushqyese për shëndetin tonë. Ajo përmban një sasi të lartë proteinash dhe kolinë dhe sot përdoret në shumë gatime apo dhe për mëngjes. Për shkak të përmbajtjes në sasi të lartë të proteinave, veza renditet në kategorinë e mishit në piramidën ushqimore. Ajo është e domosdoshme sidomos për fëmijët pasizhvillon trurin falë kolinës. Këtë substancë trupi ynë nuk e prodhon dot në sasinë e duhur prandaj është e nevojshme marrja e saj nëpërmjet ushqimit. Vetëm me 2 vezë në ditë plotosohen kërkesat ditore për kolinë. Veza gjithashtu, mes të tjerash mbron edhe sytë, falë luteinës dhe zeaksantinës që ndodhen në të. Këta dy antioksidantë mbrojnë nga degjenerimi makular.

2. Fasule, bizele, kikirikë

Fasulet janë të pasura me acid folik, magnez dhe fibra dhe kanë nivel të ulët të glicemisë. Fasulet pastrojnë organizmin dhe reduktojnë rrezikun e kancerit të zorrëve. Kikirikët përmbajnë lecithin, vitaminë E dhe acid folik. Kikirikët përmbajnë sasi të lartë proteinash, përmbajnë koenzimën Q10 që lufton plakjen dhe mbron zemrën.

A e dinit se kikirikët përmbajnë më shumë antioksidantë se karotat dhe mollët? Kikirikët janë të pasur me kalcium që ndihmojnë për forcimin e kockave dhe hekur që ndihmon kundër anemisë.

3. Kosi

Kërkuesit nga Kembrixhi bënë të ditur se sipas studimeve kosi mund të ulë riskun e prekjes nga diabeti i tipit 2.

Artikulli i publikuar në revistën "Diabetologia", tregon se sa më shumë kos të konsumoni aq më shumë ulet risku (deri në 28%) i prekjes nga diabeti i tipit 2.

Kosi, sidomos ai i bërë në shtëpi është një nga probiotikët më të mirë. Kosi përmban mikroorganizma të rëndësishëm për të mirëmbajtur florën tonë bakteriale, e cila na mbron ndaj mykut, helmimeve të ndryshme etj. Në librin " Dieta për çdo femër" shkruhet se probiotikët arrijnë t'i kthejnë organizmit bakteriet e mira në traktin digjestiv, të largojnë mykun nga trupi dhe ulin rrezikun e zhvillimit të infeksioneve. Për këtë kosi duhet konsumuar çdo ditë. Ai ka dhe shumë veti të tjera.

4. Mjalti

Mjalti është një ushqim natyral dhe i shëndetshëm, i cili përmban shumë minerale dhe vitamina, aminoacide dhe acide organike. Ai ka aftësi kuruese për shëndetin, si dhe për forcimin e imunitetit dhe për të qëndruar të bukur. Sot, shumë njerëz në botë konsumojnë çdo mëngjes një gotë me ujë të përzier me mjalt. Në fakt, nëse pini mjalt në orare të ndryshme, do të keni favore të ndryshme.

Po cilat janë oraret më të përshtatshme për konsumin e mjaltit.

Shumë persona që pinë ujë me mjalt në mëngjes, do të vënë re që jashtëqitja e tyre është më e rregullt dhe bashkë me të dalin mbetjet nga organizmi, toksinat e panevojshme.

Në fakt, mjalti përmban shumë energji. Energjia e mjaltit është afro 5 herë më e lartë se ajo tek qumështi. Prandaj, ky ushqim mund të furnizojë trupin me energji brenda një kohe të shkurtër, duke asgjësuar lodhjen dhe urinë e njerëzve shumë shpejt. Një gotë ujë mjalti në mëngjes mund të sigurojë vitalitetin e plotë për një ditë.

Metoda e përgatitjes: Çdo mëngjes, përzieni një lugë mjalt në ujë të ftohtë ose pak të ngrohtë. Konsumojeni përpara se të hani mëngjes.

5. Hudhra

Hudhra është antibiotik natyral dhe është një mëlmesë e mrekullueshme që lufton mykun dhe infeksionet. Ajo ka mijëra vjet që përdoret edhe si mëlmesë dhe si ilaç në mjekësinë e Lindjes. Sipas të dhënave historike, edhe Hipokrati ka përmendur përdorimin dhe vetitë magjike të hudhrës për shumë probleme, që nga parazitët e deri tek tretja e dobët.

6. Brokoli

Brokoli është edhe një luftues natyror për shumë lloje të kancerit, duke përfshirë kancerin e gjirit, kancerin e mitrës, kancerin e prostatës, kancerin e organeve të brendshme si mushkëritë, mëlçinë, zorrën e trashë, veshkat etj. Studimet e mëparshme kanë treguar se brokoli është veçanërisht i mirë për kancerin e gjirit dhe kancerin e mitrës sepse heq estrogjenin shtesë nga trupi.

Kjo për shkak të pranisë së fortë anti-kancerogjene si sulforaphane, diindolylmethane, beta-karotene, selen dhe vitamina të tjera si-vitaminë C, vitaminë A dhe-vitaminë E, zink, kalium dhe disa amino, të cilat jane shumë të vlefshme kundër agjentëve kancerogjenë.

Brokoli është dhe një detoksifikues i shkëlqyer.

Tek brokoli gjendet vitamina C dhe disa aminoacide duke e kthyer këtë perime në një detoksikuese shumë të mirë. Brokoli ndihmon në largimin e radikaleve të lira dhe toksinave nga trupi si acidi urik duke pastruar gjakun dhe ndihmuar në largimin e problemeve si artrit, reumatizëm, sëmundjet e lëkurës si ekzema, psoriasis etj.

Brokoli është shumë i pasur me fibra dhe mund të rregullojë pothuajse të gjitha çrregullimet e stomakut. Magnezi dhe vitaminat e pranishme tek brokoli kurojnë aciditetin për të lehtësuar tretjen e duhur dhe thithjen e ushqyesve nga ushqimi.

Brokoli është i vlefshëm edhe për lëkurën. Për të gjithë ata që duan të kenë një lëkurë me shkëlqim duhet të konsumojnë brokoli pasi ai përmban betakaroten ,vitaminës C dhe kompleksin e vitaminës B, vitaminës E (vitamina E i jep shkëlqim lëkurës dhe flokëve dhe rinon indet e lëkurës), vitaminës A & K, acideve yndyrore omega-3, aminoacideve dhe folateve te pranishëm tek brokoli.

7. Specat

Specat përmbushin nevojën ditore për vitaminë C antioksidant që mbështet shëndetin e organeve dhe forcon imunitetin. Specat kanë gjithashtu folate, që mbështesin funksionin e qelizave të kuqe të gjakut, sidomos e rëndësishme për gratë shtatzëna pasi ndihmojnë në parandalimin e defekteve tek fetusi. Specat janë burim i mirë i vitaminës K, e cila ndihmon në koagulimin e gjakut.

Karotenoide

Një tip specifik antioksidanti, i njohur si likopen i jep specit të kuq (jo djegës) ngjyrën. Likopeni është i pranishëm edhe tek domatja. Është një karotenoid që ndihmon për luftimin e radikaleve të lira. Likopeni mund të ndihmojë gjithashtu edhe në parandalimin e disa tipeve të kancerit, veçanërisht kancerit të prostatës tek meshkujt. Speci i verdhë dhe me ngjyrë portokalli është gjithashtu i pasur në karotenoide, që mbron zemrën nga sëmundjet kardiovaskulare.

Të gjitha tipet e specave janë të pasura në kalium. Ky mineral shërben për të ekuilibruar pehashin e gjakut si dhe mban në ekuilibër lëngjet dhe mineralet në trup, forcon muskujt dhe rregullon tensionin e gjakut. Një tas me speca jeshil përmban 261 mg kalium, ndërkohë ata të kuq dhe të verdhë përmbajnë mbi 300 mg për tas. Specat ofrojnë 3 g fibra në një tas, që ndihmojnë funksionin e tretjes dhe nivelet e kolesterolit.

Speci ka pak kalori, pra është një ushqim i shkëlqyer kundër shtimit të kilogramëve të tepërt. Një tas me speca ka 30 deri në 40 kalori.

8. Arrat dhe bajamet dhe farat

Studiuesit janë më të bindur se kurrë për përfitimet dhe vlerat ushqyese që kanë arrat. Rreth 90% e fenoleve gjenden tek cipa e saj.

Arrat kanë një kanë një histori të gjatë mijëravjeçare dhe kanë qenë ushqimi i mbrëtërve në Persinë e Lashtë. Arrat përmbajnë sasi të konsiderueshme të acideve yndyrore omega-3. Ato janë të pasura me fibra, vitamina B, magnez dhe antioksidantë si vitaminë E.

•Forma e vitaminës E që gjendet tek arrat është e rrallë dhe shumë e ushqyeshme. Arrat sigurojnë një nivel jashtëzakonisht të lartë të vitaminës E në formën e gamma-tocopherol. Sidomos për shëndetin kardiovaskular tek meshkujt, kjo formë e vitaminës E i mbron ata nga problemet me zemrën.

Arrat kanë veti antioksidante dhe anti-inflamatore dhe përdoren për metabolizmin, për problemet me zemrën dhe për diabetin e tipit 2, po ashtu ulin rrezikun e prekjes nga kanceri i prostatës dhe ai i gjirit.

Përfitimet shëndetësore të arrave

Për më shumë se një dekadë faktet shkencore kanë treguar se konsumimi i përditshëm i arrave ul rrezikun e sëmundjeve të zemrës duke përmirësuar elasticitetin e enëve të gjakut. Studimet tregojnë se arrat kanë veti në uljen e kolesteroli LDL (kolesterolit të keq).

Farat e kungullit njihen dhe përdoren prej mijëra vitesh. Ata janë të preferuara shumë dhe në ditët e sotme, pasi kanë jo vetëm një shije shumë të mirë, por janë dhe burim i shkëlqyer mineraleve si magnez, kalçium, hekur, zink dhe vitaminë K.

Një studim i shkencëtarëve spanjollë ka treguar se tek farat e kungullit gjenden disa përbërës që luftojnë qelizat e kancerit. Një studim tjetër i shkencëtarëve gjermanë ka arritur në përfundim se gratë të cilat janë në menopauzë dhe konsumojnë fara kungulli përditë kanë një përqindje më të ulët nga rreziku i prekjes me kancer.

Studimet ksnë treguar gjithashtu se farat e kungullit mund të reduktojnë nivelin e kolesterolit të keq, duke mbrojtur nga problemet në zemër dhe sulmeve në tru.

Falë përmbajtjes së lartë të mineraleve tek farat e kungullit, ato janë një ushqim i shkëlqyer për të luftuar artritin.

Për personat të cilët vuajnë nga artriti rekomandohet konsumimi i 30 gramëve fara kungulli në ditë.

Farat e kungullit përmbajnë gjithashtu vitamina B6 dhe B12, vitaminën C, E, K, tiaminë, riboflavin, niacinë, folate etj.

Farat e lulediellit e kanë origjinën nga Meksika dhe Peruja.

Vaji i nxjerrë prej tyre ne mënyre natyrale dhe jo industriale, ka efekte terapeutike ndaj lëkurës me probleme, dermatitit etj.

Po ashtu ky vaj është shumë herë më i mirë se vaji i ullirit për uljen e kolesterolit.

Farat e lulediellit janë një burim i shkëlqyer i vitaminës E, e cila "udhëton" në trup duke neutralizuar radikalet e lira, të cilat janë përgjegjëse për shkatërrimin e qelizave të mira. Vitamina E ka efekte të mëdha anti-inflamatore që reduktojnë simptomat e astmës, osteoartritit, dhe artritit reumatoid. Studimet kanë treguar gjithashtu se vitamina E redukton rrezikun e kancerit të zorrës së trashë, po ashtu ndihmon edhe për lehtësimin e diabetit.

Për më tepër, vitamina E luan një rol të rëndësishëm në parandalimin e sëmundjeve kardiovaskulare. Vetëm një gjysmë gote me fara luledielli përmbush nevojat ditore për vitaminë E.

Ato përmbajnë gjithashtu magnez, bakër, fosfor, vitaminë B1, vitaminë B6 dhe folate.

Farat e lulediellit qetësojnë nervat dhe çlodhin muskujt falë përmbajtjes së lartë të magnezit. Shumë studime kanë treguar se magnezi është një element shumë i rëndësishëm për shëndetin pasi ai ka veti të ulë tensionin e gjakut, parandalojë migrenën si dhe ul rrezikun e problemeve në zemër.

Magnezi është gjithashtu i rëndësishëm për shëndetin e kockave. Rreth dy të tretat e magnezit në trupin e njeriut gjenden tek kockat.

Farat e lulediellit mund të përdoren kudo:

Shtojini në sallatën tuaj të preferuar qoftë ajo me ton, pulë apo sallatë jeshile.

Shtojani çerealëve të mëngjesit...

Një grusht farash çdo ditë do ishte i mjaftueshëm për organizmin.