PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"

Gazetarët e huaj komentojnë tiparet krijuese të qytetit Chengdu

2012-08-28 19:45:50    CRI     刘成鹏   

Nga 22 deri më 25 gusht u zhvillua në qytetin Chengdu të provincës Sichuan veprimtaria"Lista e qyteteve kineze 2012 - Udhëtimi i gazetarëve të huaj në qytetet kineze", i organizuar nga uebsajti "CRI on Line" i Radios së Jashtme të Kinës.

Gjatë vizitës në lagjen karakteristike "Kuanzhaixiangzi", Uilliami, gazetar kanadez i redaksisë së gjuhës angleze të Radios së Jashtme të Kinës, u shpreh se atij i pëlqen shumë ajo që ai e quajti "përplasje kulturore" në këtë lagje. Në Kanada, tha ai, jeta e natës e të rinjve është shumë e larmishme, por nuk ka një lagje të tillë dhe nuk gjen gjurmë dhe vlera historike si në "Kuanzhaixiangzi". Prandaj, atij i la përshtypje shumë të thella kjo shkrirje kulturash dhe kjo ndërthurje e lashtësisë dhe e kohës moderne.

"Parku muzikor" i lagjes "Dongqu" është një tjetër "kartëvizitë" e Chengdu-së. Ky park është një objekt i rëndësishëm i sektorit të krijimtarisë kulturore të këtij qyteti dhe e vetmja zonë në Kinë ku ndërthuren përvoja e muzikës ndërvepruese dhe industria e muzikës digjitale. Para ndërtimit të këtij parku, në këtë zonë ndodhej një uzinë për prodhimin e pajisjeve elektronike. Sot, kjo zonë e vjetër industriale është bërë zona e përqendrimit më të madh të "muzikës origjinale" në Kinë. (Du/Artani)

Votimi në linke të tjera
Na kontaktoni
010-68892306
alb@cri.com.cn
http://weibo.com/chengshibang
Media bashkëpunuese


 
 
 

China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China