PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"

Kriteret e përzgjedhjes

2012-05-02 16:41:38    cri     刘成鹏   

1. "Kartëvizita" e veçantë krijuese

Kartëvizita krijuese është simboli kryesor i një qyteti nga ana e krijueshmërisë. Ajo është formuar gjatë historisë së pasur kulturore të këtij qyteti, është rritur me zhvillimin e risive të qytetit dhe është bërë e njohur gjatë krijimit të figurës trepërmasore të tij. Ajo mund të jetë një qiellgërvishtëse madhështore, një zonë e shkencës dhe teknologjisë plot gjallëri ose një udhëheqës që prin. Qytetet e ndryshme kanë frymë të ndryshme krijuese dhe fryma e ndryshme krijuese lind "kartëvizita" të ndryshme krijuese. Një "kartëvizitë" e veçantë krijuese mund të bëjë që gjeni i spikatur i krijueshmërisë së qytetit të formësohet dhe të nxitet më mirë.

2. Shërbimet krijuese për qytetarët

Njerëzit janë shpirti i një qyteti. Një qytet krijues është pa dyshim një qytet që i vë banorët e vet në vend të parë. Pikërisht mbi këtë bazë, shërbimi publik krijues është kyçi dhe prova për nivelin e risive të një qyteti. Ai mund të jetë një mikroblog që shërben si një dritare e punës së administratës, ku përdoruesve u drejtohen me "i dashur" ose "e dashur"; mund të jetë një muze arti ku edhe një lypës mund të hyjë; mund të jetë edhe një park me ujë të gjelbër dhe me qiell të kaltër ku njerëzit bëjnë gjimnastikën e mëngjesit. Qyteti e bën jetën më të bukur dhe risitë e bëjnë qytetin më njerëzor.

3. Lulëzimi i sektorëve krijues

Sektorët krijues janë një mbështetje e fuqishme ekonomike për zhvillimin e qytetit. Lulëzimi i këtyre sektorëve është një ndërthurje organike e imagjinatës kulturore dhe e forcës krijuese shkencore dhe tregon aftësinë për zhvillimin e trashëgimive kulturore të qytetit. Të tëra metropolet e mëdha ndërkombëtare kanë sektorë të zhvilluar krijues dhe më e rëndësishmja është se këta sektorë janë një mbështetje për risitë edhe në sektorë të tjerë.

4. Jeta e gëzueshme krijuese

Qyteti i mirë krijues tërheq si magnet ardhjen e talenteve dhe të krijuesve të pasurisë. Ai e pranon të ndryshmen dhe e toleron atë që mund të duket e çuditshme dhe e veçantë. Këtu talentet e ndryshme krijuese mund të gjejnë hapësirën e zhvillimit të lirë artistik. Këtu si mjeshtrit klasikë, ashtu edhe artistët e rrugës respektohen. Këtu krijimtaria është jo vetëm për përfitime ekonomike, por më shumë për cilësinë e kënaqshme të jetës.

Votimi në linke të tjera
Na kontaktoni
010-68892306
alb@cri.com.cn
http://weibo.com/chengshibang
Media bashkëpunuese


 
 
 

China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China