PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Trajnerët e huaj të futbollit në Kinë
2015-12-21 11:47:10 CRI Komenti juaj Printoni

Në orën e parë të mësimit në një shkollë fillore të Pekinit, Jeff Young u habit kur takoi 50 nxënës që prisnin të nisnin stërvitjen.

Para ardhjes në Kinë, amerikani 36 vjeçari Young kishte patur përvojë trajnimi të fëmijëve në futboll, në Hollandë pas pajisjes me licensë nga UEFA.

"Në Europë klasat kanë një numër më të vogël nxënësish, por fëmijët si në Europë ashtu dhe në Kinë janë njësoj ", th Young.

Gjatë një periudhe 6 mujore Jeff Young dhe trajnerë të tjerë të huaj bashkëpunojnë me Kompaninë Sport 8, e cila merret me zhvillimin e futbollit, sipas sistemit hollandez të futbollit për të rinjtë. Në mbarë botën, sistemi hollandez është i njohur për "prodhimin" e shumë yjeve të futbollit ndërkombëtar, duke përfshirë edhe Wesley Sneijder, që mban fanellën nr.10 në skuadrën kombëtare hollandeze, tashmë një ndër ortakët e Sport 8.

Young është një ndër trajnerët ndërkombëtarë të futbollit që me ardhjen në Kinë, mes "etheve të vendësve për futboll", përsosin dhe karrierën e vet. Në tetor të këtij viti 5 trajnerë nga Argjentina, të ftuar nga Komisioni i Arsimit i Bashkisë së Pekinit u dërguan në shkollat e mesme dhe fillore për të ndihmuar në trajnimin e nxënësve dhe të mësuesve të tyre, në lëndën e edukimit fizik.

Për shumë dekada, trajnimi i futbollistëve të rinj ka qenë detyrë e administratës së sporteve në Kinë, por në vitin 2014, kjo detyrë i kaloi Ministrisë së Arsimit. Pas kësaj ka nisur lëvizja për përhapjen e futbollit ndër të rinjtë kinezë, pasi futbolli u shtua në lëndët e detyrueshme të edukimit fizik në shkolla. Në këtë njëjtën kohë më shumë trajnerë të huaj u punësuan në Kinë, ndërsa shumë mësues kinezë u dërguan për kualifikim jashtë vendit.

"Më pëlqen puna që bëj në Kinë sepse entuziasmi i fëmijëve është i rëndësishëm për futbollin. Ne po bëjmë shumë përpjekje për ta nxitur", tha Young.

Në maj ai vendosi të vinte në Kinë pasi ndoqi një program televiziv për planin e Sneijder për përhapjen e futbollit në këtë vend aziatik. Young sapo kishte përfunduar një kontratë trajnimi me një shkollë në Letoni. Pa e zgjatur Young dërgoi aplikimin në faqen e Twitter-it dhe të Facebookut të Sneijderit. Pas një interviste në Amsterdam, ai u bë një ndër 6 trajnerët e punësuar në Kinë, me kontratë afatgjatë. Të njejtën rrugë kanë ndjekur dhe kolegët e tij nga Gjermania dhe Hollanda.

Grupi i Young-ut fokusohet te nxitja e pasionit të nxënësve kinezë për futbollin. "Misioni ynë nuk është t'u tregojmë atyre çfarë të bëjnë, por t'u nxitim pasionin për këtë lojë", tha Young.

Bai Qiang është bashkëthemelues dhe drejtor ekzekutiv i Kompanisë "Sport 8". Sipas tij, në Kinë tani ka kërkesa të mëdha për trajnerë të huaj, pasi futbolli kinez është në nivel të ulët. Të përballur me mungesë besimi, prindërit dhe mësuesit kanë kërkuar ndihmën e trajnerëve të huaj të futbollit.

"Në shumë raste vumë re se nxënësit janë pasivë, madje dembelë përsa i përket stërvitjes fizike nga mësuesit kinezë. E kundërta ndodh kur ata drejtohen nga një trajner i huaj. Ndërsa vetë trajnerët, duke u ndjerë të adhuruar nga nxënësit dhe të respektuar nga prindërit e tyre, motivohen më shumë ", tha z. Bai.

Si reagojnë mësuesit kinezë të edukimit fizik ndaj kësaj lëvizje ?

Kur Che Ji, mësues 34 vjeçar i edukimit fizik mësoi se në shkollën fillore ku punon do të vinte një trajner i huaj, pati një ndjesi të çuditëshme. Che dyshonte se në ndikimin e trajnerëve të huaj, nxënësit do të diferenconin mësuesit vendës. "Disa mësues të huaj nuk kanë përgatitjen e duhur në mësimdhënie, pavarësisht se kanë një liçencë ndërkombëtare dhe flasin angisht, gjë që është e rrallë te mësuesit kinezë të edukimit fizik , tha Che.

Che është pekinas dhe ka luajtur si futbollist profesionist, i diplomuar nga Universiteti i Sporteve i Pekinit. Ai është edhe një ndër trajnerët kinezë të futbollit, që mund të përfitojnë nga plani kombëtar për zhvillimin e futbollit. Sipas këtij plani në 3 vjetët e ardhshëm, në Pekin do të hapen 200 shkolla futbolli, çka do të thotë se do të shtohet kërkesa për mësues të kualifikuar të edukimit fizik.

Che mendon se e reja që mund të sjellin në Kinë trajnerët e huaj të futbollit është " entuziasmi i lojës". Kjo filozofi është gjerësisht e përhapur në vendet perëndimore, ku nuk i kushtohet shumë vemendje rezultatit të garës. Sipas Che-së në Kinë nxënësit qysh në shkollën fillore përballen me objektivin për fitore në ndeshjen e futbollit, i cili krijon shumë presion te ata vetë dhe te trajnerët.

Për punësimin e trajnerëve të huaj në shkollat kineze, Guo Jianjun, ish-drejtor i Qendrës së Studimeve të Sporteve dhe Rinisë, pranë Institutit të Sporteve të Kinës u shpreh se roli i tyre është i kufizuar, sepse sistemi i huaj nuk mund të përdoret 100% në Kinë, për shkak se për kinezët paraqitja akademike është shumë më e rëndësishme se stërvitja.

"Për shembull, kur fëmijët mësojnë një mjeshtri të re si futbolli, ata duhet të përqendrohen për një kohë të gjatë te stërvitja. Por stërvitja kryhet zakonisht pas një dite të lodhshme mësimore. Prandaj, shumë trajnerë të huaj me të cilët kam bashkëpunuar ankohen se nxënësit nuk kanë kohë të përshtatshme për trajnim", tha z. Guo.

Futbolli është një disiplinë sportive që bazohet në teknikën e lojës dhe fuqinë fizike. Në vendet e huaja, nxënësit stërviten pas mësimit, por në Kinë nxënësit e kanë edhe pasditen të zënë me programin mësimor. Sipas tij, shumë prindër kinezë i dërgojnë fëmijët të luajnë futboll në kurse profesionale sepse kjo mjeshtëri mund të lehtësojë pranimin e tyre në shkollat e larta. "Njerëzit duhet të ndryshojnë konceptin e tyre për futbollin. Udhëheqësit kinezë i kanë kushtuar vëmendje të madhe zhvillimit të futbollit dhe janë të mendimit se përhapja e tij mund të ndikojë dhe në shëndetin e popullit", theksoi Guo Jianjun.

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China