PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Studim mbi obezitetin në Kinë
2015-11-16 16:21:25 CRI Komenti juaj Printoni

Studim mbi obezitetin në Kinë

Obeziteti mund të jetë i lidhur dhe me vendin ku jetojmë. Në këtë përfundim kanë arritur studjuesit kinezë të Akademisë së Shkencave Sociale, sipas të cilëve kinezët që jetojnë në veri të vendit janë më obezë se ata në jug të vendit.

Rezultatet e këtij studimi u publikuan në fund të tetorit dhe sipas tyre tregojnë se mbi 35% e banorëve në veri të Kinës janë në dietë ose mbipeshë, me një tregues trupor (BMI) mbi 28. Ndërsa në jug të Kinës vetëm 27 % e njerëzve në dietë janë mbi peshë.

Studimi ka nxjerrë përfundimin se njerëzit që jetojnë në qytete të mëdha si Pekini apo Shangai kanë më shumë prirje për të shtuar në peshë, se sa ata që jetojnë në qytete më të vogla.

Arsyeja kryesore e kësaj "harte të mbipeshës" është ndryshimi i traditës së të ushqyerit dhe urbanizimi i shpejtë i qyteteve të mëdha të Kinës. Kët e deklaroi për mediat vendëse Wang Jingzhong, studjues pranë Instituti Kombëtar të Ushqimit dhe Shëndetit, të Qendrës Kineze të kontrollit dhe parandalimit të sëmundjeve.

 

Li Wenjing, është stjuardesë e lindur në Guangzhou, të provincës Guangdong, e cila për një periudhë 1 vjeçare ka punuar në Pekin. Ajo tregon se që nga fëmijëria ishte mësuar të hante më shumë zarzavate dhe perime.Ajo është e gjatë 1metër e 70 cm dhe pesha e saj ka qenë konstante 55 kg kur jetonte në Guangzhou. Por gjatë vitit që jetoi në Pekin Li shtoi 3 kg në peshë, gjë që nuk I kishte ndodhur më pare.

"Pavarësisht se nuk jam mbipeshë, kam frikë se do të vazhdoj të shtoj në peshë nëse do të jetoj ne Pekin," shprehet duke qeshur Li, ndërsa shton se në profesionin e saj nuk lejohet të jesh mbipeshë.

Ajo shpjegon se në menutë e restoranteve të kryeqytetit shumica e gatimeve janë të rënda. Li thotë se e mësuar me një dietë ushqimore bazuar në perime dhe zarzavate, për të të ushqyerit në kryeqytet I ka shkaktuar shtimin në peshë.

Duke punuar si stjuardesë Li ka raste që ha në mesnatë, por ajo thotë se kjo ndodhte kur jetonte në Guangdong por ajo nuk shtonte në peshë sepse ushqimi tradicional me bazë perimesh e mbante atë në formë të mirë trupore. Ndërsa tani në Pekin ajo shpesh ha fruta deti, dumplings ( një lloj tortelini kinez) si dhe gatime të tjera me bazë yndyre dhe mishi. Sipas Lisë ndikon në shtimin në peshë dhe ngrënia në Pekin e të ashtuquajturit "malatang" ushqime hotpot djegëse.

Shtimi në peshë nuk ndodh vetëm tek vendësit por edhe tek të huajt nga vende të ndryshme që jetojnë në Kinë.

46 vjeçari kanadez Chris Hawke, ka humbur 10 kg pasi është shpërngulur nga Pekini, në qytetin Dali, të provincës Yunnan.

Hawke tregon se ndonëse është vegjetarian gjatë jetës së tij në Pekin ai tregon se hante më shumë se sa në Dali, pasi këtu ai bën çdo ditë rrugën prej 7 km me biçikletë nga fshati ku jeton në qytet dhe gatuan shëndetshëm.

"Unë gatuaj vetë. Karakteristike të zones janë tofuja dhe noodles prej orizi.,"thotë Hawke, i cili mendon se ushqimi I gatuar nga vetë ai është më " imirë" se sa ai që hante në ristorante në Pekin, që kishte yndyrë. Ai shton se përveç ushqimit të shëndetshëm, duke jetuar në një qytet të vogël ai ka njël jetë me më shumë lëvizje dhe aktivitet sportiv.

Sipas kanadezit Hawke në jug të Kinës 3 stinë janë prqnverë dhe dimri zakonisht është i freskët, ndaj natyra I inkurajon njerëzit që banojnë në këto anë të jenë më aktivë, të lëvizin në ajër të pastër dhe të ushtrojnë sporte të ndryshme.

Ndryshimi i zakoneve të të ngrënit

Sipas një raporti të publikuar në websiten e People's Daily, në vitin 2014 të dhënat për industrinë e catering-ut në Kinë dhe frekuentimin e saj të madh nga përdoruesit online janë domethënëse për zakonet e reja të të ushqyerit të kinezëve.

Në studim renditen 10 gatimet e preferuara në veri dhe jug të Kinës. Në veri të vendit ushqimet e pëlqyera më shumë kanë përmbajtje mishi, apo yndyrnash. Kurse në jug preferohen më shumë supërat dhe perimet e zarzavatet e gatuara në avull.

Tan Guijun, drejtor i Departamentit të Ushqimit në Spitalin e pare të qytetit Tianjin thotë se ushqimet e përdorura në jug të Kinës janë shumë më të lehta se sa ato në veri të saj.

Ai shton se banorët në very të Kinës hanë ushqime me nivel të lartë yndyre, kolesteroli dhe kanë zakon të konsumojnë pije alkoolike, çka ndikon në shtimin në peshë.

Një raport i websitet douguo.com tregon se cilat janë qytetet kineze ku konsumohet më shumë alkool dhe në vend të pare është Shenyang në provincën Liaoning, ndërsa Pekini renditet në vend të 9-të. Ndërsa në listen e 10 vendeve ku konsumohet më shumë alkooli nga zona jugore përfshihen Luzhou, në provincën Sichuan, Guiyang në provincën Guizhou dhe Nanchang, në provincën Jiangxi.

Dietologu pekinas Shi Jie thotë se një gotë birrë prej 200 mililitra përmban 65 kalori dhe duhen 40 minuta për djegien e tyre.

Për të mos folur për rakinë kineze "baijiu" e cila është pija e preferuar në veri të vendit, që përmban 3 herë më shumë kalori se sa birra.

Gjithashtu sipas dietologut Shi një dallim thelbësor në të ushqyerit e banorëve në veri dhe jug të vendit e përbën fakti se në veri përdorin më shumë ushqime me bazë gruri, ndërsa në jug ushqime me bazë orizi.

Të mbipeshët e metropoleve

Në shumicën e metropoleve kineze si Pekin, Shangai dhe Nanjing mbi 40% e popullsisë janë në dietë ose mbipeshë, krahasuar me qytetet e vogla ku njerëzit në dietë apo mbipeshë zënë 27%. Këto shifra i raporton Akademia kineze e Shkencave Sociale.

Sipas studjuesve urbanizimi i shpejtë i Kinës ka sjellë rritjen e obezitetit tek qytetarët, për shkak se njerëzit në metropole qëndrojnë më shumë ulur, duke ngarë makina dhe kanë lidhje më të ngushtë me ushqimet kalorike.

Ata shtojnë se metropole si Pekini dhe Shangai kanë të njejtin nivel zhvillimi të jetesës dhe çeshtjet e mbipeshës te qytetarët e tyre nuk dallojnë.

Pavarësisht pozicionit gjeografik në veri apo jug të vendit metropolet kanë problem serioze me mbipeshën e banorëve të tyre.

Dietologët thonë se njerëzit në jug të Kinës e ruajnë me vendosmëri traditën ushqimore pa shumë mish dhe yndyrna, ndërsa për ata në veri të vendit këshillojnë që të hanë sa më pak ushqime në fast food, mish të kuq dhe gatime të yndyrshme.

Në Kinë thonë studjuesit e ushqimit, gjatë festave tradicionale si Viti i ri, Festa e mesvjeshtës e të tjera familjet mblidhen së bashku dhe ushqimi është ndër motivet kryesore të festimit. Sipas tyre në tryezat e festave gjysma e gatimeve duhet të jetë me zarzavate, ose të gatuara vetë ku të jetë kontrolluar niveli i yndyrnave, si dhe të shmangen drekat apo darkat në restorante. Ndërsa kanadezi Hawke thotë se nëse një njeri do të jetë i shëndetshëm, duke të jetë në lëvizje gjithë ditën dhe të mos konsumojë alkool.

(Eda Merepeza)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China