PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
"Baby pooling"-një dukuri e re në Kinë
2015-07-28 15:02:51 CRI Komenti juaj Printoni

Kanë ardhur pushimet verore dhe një pjesë e madhe e prindërve nuk dine si të organizojnë kalimin e kohës për fëmijët e tyre, ndërsa ata vetë shkojnë në punë. Por një ide shumë e dobishme i ka lindur kinezes Wang Yaping, mësuese e një shkolle fillore në qytetin Shijiazhuang, të provincës Hebei , e cila është nënë e dy fëmijëve. Ajo ka menduar që bashkë me miqtë dhe shoqërinë, që janë prindër si ajo të praktikojnë gjatë verës "baby pooling."

Kjo metodë konsiston në bashkimin e disa prindërve që dëshirojnë të krijojnë veprimtari të ndryshme për fëmijët gjatë pushimeve verore dhe për këtë organizohen sipas një programi të caktuar për ti shoqëruar fëmijët. Kjo metodë po funksionon me sukses prej vitesh në disa vende perëndimore, por tashmë është pare si një alternative mjaft e mirë edhe nga prindërit kinezë. Madje mësohet se numri i prindërve kinezë të përfshirë në veprimtarinë verore "baby pooling" sa vjen e rritet.

"Qëllimi ynë është që fëmijët të kalojnë sa më bukur pushimet verore. Vitin e kaluar e provova për here të pare "baby pooling", thotë Wang. Sipas saj praktikimi i kësaj metode me fëmijët në verë është mjaft e dobishme sepse duke patur vetëm një fëmijë shumica e prindërve kinezë preokupohen për kohën e lire të tyre gjatë verës, ndërsa vetë duhet të shkojnë në pune. Nën kujdesin e një prindi fëmijët luajnë së bashku, apo lexojnë e kryejnë veprimtari të shumta gjatë verës.

Sondazh për dukurinë e re

Sipas një vëzhgimi të kryer nga Instituti Kombëtar i Shkencave të Edukimit në vitin 2014 me 20 mijë prindër dhe 20 mijë nxënës të shkollave fillore në Pekin, por dhe në provincat Heilongjiang, Jiangxi dhe Shandong, mbi 70 % e prindërve janë pro zhvillimit të "baby pooling".

Por miratimi për këtë lloj veprimtarie verore nuk vjen vetëm nga ana e prindërve, të cilët e shohin si një mundësi të mirë për argëtimin e fëmijëve të tyre, por edhe nga ana e vetë fëmijëve.

Sipas mësueses Wang mënyra më e mirë e "baby pooling" është kur fëmijët i përkasin të njejtës grup-moshë pasi kështu e kanë më të lehtë për tu organizuar dhe për të realizuar veprimtari të ndryshme. Ajo shton se fëmijët mund ti përkasin të njejtin komunitet dhe se prindërit e tyre mund të jenë kolegë pune, apo miq në rrjetet e ndryshme sociale të Kinës si QQ ose WeChat . Wang thekson se kjo mënyrë e grupimit të fëmijëve është dhe me më shumë siguri, pasi prindërit e tyre njihen.

Pasi e përhapi këtë ide tek miqtë e saj të afërt që kishin fëmijë moshatarë me të sajët, mësuesja Wang krijoi grupin e saj "baby pooling". Para nisjes së veprimtarisë së grupit ajo hartoi planin dymujor të aktiviteteve, ku përfshiheshin detyra të ndryshme jashtë shkollore, lojra, si dhe veprimtari muzikore, sportive e plot të tjera me interes për fëmijët. Por sipas Wang edhe vetë prindërit, pasi e kanë pare këtë plan mund të shtojnë veprimtari të tjera që u duken me interes për kohën e lire gjatë pushimeve verore të fëmijëve të tyre.

Wang ka treguar për mediat kineze se nëpërmjet " baby pooling, fëmijët mësojnë sit ë komunikojnë, të jenë të edukuar dhe tolerantë me moshatarët e tyre.

Pro dhe kundër "baby pooling"

Ndërsa shumë prindër kinezë e mbështesin veprimtarinë "baby pooling" ka edhe të tjerë dyshues për sa i përket sigurisë së fëmijëve.

Sipas një nëne me emrin Chen "baby pooling" në disa raste mund të jetë e rrezikshme për fëmijët, pasi ka prindër që janë shumë mendjehapur lidhur me edukimin e fëmijëve. Ajo ka dyshime se jo të gjithë prindërit kujdesen njësoj për fëmijët dhe nuk mund të jetë e qetë të lerë dike, qoftë edhe të njohur të kujdeset për fëmijën e saj.

Megjithatë ato prindër që i bashkohen idesë së "baby pooling" fillimisht diskutojnë mes tyre për masat disiplinore që do të ndjekin fëmijët gjatë kësaj veprimtarie verore. Madje pasi kanë ndare turnet për të drejtuar veprimtarinë "baby pooling" prindërit shkëmbejnë me njeri–tjetrin kontaktet për raste e emergjencave, si telefona të mjekëve, në raste alergjish apo problemesh të tjera shëndetësore me të cilat përballen fëmijët gjatë verës.

Mendimi i ekspertit

Chen Minli, psikolog nga Wuhani, i specializuar për fëmijët thotë se metoda "baby pooling" është shumë më e mirë se sa lënia e fëmijës vetëm në shtëpi gjatë verës. Megjithatë psikologu këshillon se prindërit para se ta përfshijnë fëmijën dhe veten në një veprimtari të tillë duhet të kenë parasysh moshën e fëmijës, zhvillimin e tij fizik dhe mendor.

"Në moshën 3-5 vjeçare fëmijët janë në një faze kyçe të të mësuarit afatgjatë të tyre, kur ata mësojnë sit ë përshtaten me ambjentin rrethues", thotë psikologu Chen Minli . Ai thekson se pas kësaj moshe fëmijët kanë aftësinë të jenë të pavarur dhe mund të bëhen pjesë e grupit "baby pooling".

(Eda Merepeza)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China