PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
"Një brez, një rrugë " në aspektin social
2015-06-16 14:14:17 CRI Komenti juaj Printoni

Në median kineze ditët e fundit është publikuar një studim i profesorëve të Universitetit Tsingua të Pekinit për promovimin e nismës së Kinës "Një brez, një rrugë"

Në një fjalim të mbajtur në Universitetin e Seulit korrikun e kaluar, Presidenti kinez Xi Jinping vuri në dukje se zhvillimi i marrëdhënieve diplomatike duhet të bazohet në marrëdhëniet njerëzore. Kjo marrëdhënie ka rëndësi të madhe për nismën kineze "Një brez, një rrugë".

Në lashtësi Rruga e Mëndafshit u ka shërbyer qytetërimeve të Lindjes dhe Perëndimit, përmes shkëmbimeve tregtare por edhe atyre njerëzore, para luftrave që e bllokuan atë. Nisma "Një brez, një rrugë" synon rigjallërimin e Rrugës së Mëndafshit, hapjen e kanaleve të komunikimit përmes tokës dhe detit, për promovimin e besimit të ndërsjelltë politik, integrimin ekonomik dhe kulturor.

Marrëdhëniet mes popujve dhe ato diplomatike

Pavarësisht perspektivës së nismës "Një brez, një rrugë" ka mjaft opinione rreth zbatimit të saj, disa prej të cilave kërkojnë realizimin me kujdes të saj.

Koncepti "Një brez, një rrugë" lidhet më së shumti me marrëdhëniet ndërkombëtare. Duke iu referuar termit historik dhe kulturor të "Rrugës së mëndafshit" qeveria kineze propozon të shihen marrëdhëniet ndërkombëtare në një këndvështrim të ri, duke u mundësuar vendeve të tjera përgjatë Rrugës së Mëndafshit të krijojnë perspektiva të reja shkëmbimesh tregtare dhe njerëzore.

Për të promovuar nismën "Një brez, një rrugë" Kinës i duhet të thyejë barrierat psikologjike midis kombeve dhe popujve, duke përfshirë konfliktet etnike, përplasjet kulturore apo fetare si dhe konflikte të tjera. Historia e kolonizimit perëndimor në rajon është shembull se si imponohet në mënyrë të njëanëshme një kulturë apo qytetërim, duke ndeshur rezistencë të madhe. Duke patur poarasysh këtë mësim të historisë Kina e sjell nismën "Një brez, një rrugë" duke nxitur vendet e tjerë për dialog, bashkëpunim me interest ë ndërsjelltë si dhe shkëmbime njerëzore. Kështu nisma kineze "Një brez, një rrugë" ka një bazë sociale të shkëmbimeve mes popujve që synon krijimin e besimit reciprok, të mirëkuptimit dhe të fitimit të ndërsjelltë.

Mirëkuptimi afron popujt

Miliarda njerëz banojnë përgjatë Rrugës së Mëndafshit, të cilët u përkasin kulturave, traditave, kushteve sociale të ndryshme. Shumë prej tyre kanë përjetuar konflikte të përgjakëshme në rrugën e gjatë të historisë. Të synosh mirëkuptimin e këtyre popujve nuk është e lehtë por as e pamundur dhe kjo nismë e parasheh nevojën e një strategjie të fokusuar në tre parime bazë.

Pajtim etnik

Ekziston i ashtuquajturi "Hark i konfliktit" nga Lindja e Mesme e deri në Azinë Juglindore. Kjo zone është përfshirë nga ekstremizmi i dhunshëm, akte terrorizmi dhe fundamentalizëm fetar, por shumica e këtyre vendeve ndodhen përgjatë Rrugës së Mëndafshit. Diskutimet se si mund të zgjidhen çeshtje të ndryshme në këtë rajon janë në vazhdim dhe në këtë mënyrë do të shihet konkretisht se si nisma "Një brez, një rrugë" mund të nxitë bashkëveprimin e popujve dhe minoriteteve të këtij rajoni.

Dialogu fetar

Vendet përgjatë "Rrugës së Mëndafshit" kanë qenë të ndikuara shumë nga besimet e ndryshme fetare. Qytetërimi kinez është një shembull për këtë. Në epoka të ndryshme budizmi, islamizmi dhe krishtërimi kanë hyrë në Kinë duke u ndërthurur me kulturën vendëse dhe duke ndikuar në lindjen e konfucianizmit, kulturës Hui si dhe shkollës perëndimore. Pasuria e qytetërimit kinez është pjesë e këtyre ndikimeve. Nisma e re "Një brez, një rrugë" nuk mund të shmangë faktorët fetarë por duhet të nxitë dialogun ndërfetar në rajon.

Diplomacia publike

Nisma "Një brez, një rrugë" bazohet në bashkëpunimin midis vendeve të Azisë dhe atyre të Europës, por shpesh keqinterpretohet nga vende të tjera, sipas të cilave Kina po shtrin ndikimin dhe strategjinë e saj në rajon. Për këtë arësye Kina duhet të përdorë diplomacinë publike për të promovuar përfitimet e vendeve përgjatë Rrugës së Mëndafshit nga nisma "Një brez, një rrugë".

Ndërveprimi, kyç për marrëdhëniet njerëzore

Për një ndërveprim më të mirë të vendeve me kultura të ndryshme nisma "Një brez, një rrugë" ka nevojë për një network të shkëmbimeve shoqërore. Kina mund të ndërmarrë nismën për krijimin e një lidhjeje midis universiteteve për një bashkëpunim në nivel akademik, përmes shkëmbimeve kulturore, organizimit të veprimtarive kulturore dhe sportive, fuqizimin e miqësisë midis popujve。 Nisma "Një brez një rrugë" ka nevojë për ndërthurje të përpjekjeve të të gjithë anëtarëve të shoqërisë për përmirësimin e aftësive të Kinës për shtimin e miqësisë në komunitetin ndërkombëtar. Të synosh lidhjen mes popujve jo domosdoshmërisht do të thotë se Kina po u lutet të tjerëve të bëhen miq të saj. Përkundrazi Kina kërkon që të zhvillojë miqësinë me komunitetin ndërkombëtar ,bazuar në standarde dhe duke respektuar dallimet mes vendeve dhe popujve, theksohet në studimin e pedagogëve t[ Universitetit Tsinghua.

(Eda Merepeza)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China