PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Si i shpëtoi Kina hebrejtë nga terrori nazist?
2015-05-25 17:22:54 CRI Komenti juaj Printoni

Helen Bix ishte vetëm 4 vjeç kur familja e saj, për ti shpëtuar terrorit nazist në Gjermaninë e vitit 1939, kërkoi strehim si refugjate në Shangai të Kinës.

Atë kohë ky qytet i Kinës kishte një përzierje të madhe kulturash dhe gjuhësh dhe nuk mungonin epidemitë e shumta tropikale. Në vitin 1937 Beteja e Shangait ishte një nga momentet kulmore kundër pushtimit japonez. Qytetarët e thjeshtë vuanin të gjitha pasojat e Luftës së Dytë Botërore, pikërisht në kohën kur familja hebreje Bix u largua nga Europa. Tashmë zonja Bix 82 vjeçare jeton bashkë me të shoqin në jug të shtetit amerikan të Floridës. Ata janë pensionistë por më parë kanë patur një firmë të quajtur Beco, pasi kanë ruajtur emrin e dyqanit të vogët të rrobaqepësisë, që nëna e zonjës Bix kishte hapur në Shangai. Kjo zonjë e moshuar është intervistuar ditët e fundit nga Shangai Daily për të kujtuar vitet kur ajo dhe familja jetuan në Kinë. Zonja Bix me shumë emocion shprehet se ajo e vlerëson çdo ditë pasi qysh kur arritën ti shpëtonin terrorit nazist ndaj hebrejve ajo ka menduar se çdo ditë e jetës ka një kuptim të veçantë.

Familja Bix jetonte në Celle të Gjermanisë kur në vitin 1938, si pasojë e genocidit nazist ndaj hebrejve, kur njerku i saj u dërgua në një kamp nazist. Nëna e Helenës për ti shpëtuar zhdukjes në kampet e përqëndrimit të të shoqit i dha bakshish oficerëve nazistë dhe e shpëtoi nga, duke mundur të largoheshin të gjithë me anije drejt Shangait në vitin 1939.

Shangai-streha e hebrejve

Helena tashmë kujton se atë kohë Shangai konsiderohej si Parisi i Lindjes. Për shumë vjet ishte i panjohur fakti se gjatë Luftës së Dytë Botërore në Shangai jetuan 18 mijë hebrej të ardhur nga Gjermania, Austria, Çekosllovakia dhe Polonisë. Shangai në atë kohë shërbeu si një vendstrehim për refugjatët hebrej, që largoheshin nga Europa për shkak të Holokaustit, kjo dhe për faktin se atyre nuk u nevojitej vizë për të udhëtuar në Kinë. Jeta e tyre u vështirëaua për shkak të pushtuesve japonezë të qytetit . Mësohet se në vitin 1941 20 mijë hebrej nga Europa jetonin në Shangai.

Zonja Helena është e mendimit se nëse nuk do të kishte ardhur në Shangai, familja e saj nuk do të kishte mbijetuar ndaj shfarosjes naziste.

Në ato vite qyteti i Shangait ishte i ndarë në disa zona: pjesa ndërkombëtare nën kontrollin britaniko-amerikan dhe dhe i ashtuquajturi konçesion francez si dhe një zone e ndarë për banorët kinezë.

Helena Bix kujton se kur arritën në Shangai njerku i saj arriti të merrte me qira një apartament në konçesionin francez, ku do të jetonin prindërit, Helena dhe vëllai i saj 10 vjeçar.

Helena ka theksuar në intervistën e saj se e ëma u detyrua të shiste sendet me vlerë për të hapur një dyqan të vogël rrobaqepësie në Shangai. Ky biznes I vogël pati sukses dhe nëna e saj punësoi rrobaqepës kinezë. Pushtimi japonez I qytetit ndryshoi fatin e familjes së Helenës, pasi ata si dhe familje të tjera hebreje u detyruan të jetonin në të ashtuquajturën Geto e Shangait, një sipërfaqe prej 1.5 km katrorë në distriktin Hongkou

Kjo fotografi tregon geton e Shangait gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Pamja e sotme e zonës së Shangait ku në vitet 40-të të shekullit të kaluar ndodhej Getoja e hebrejve.

Helena kujton se si ishte jeta e tyre në geto, lufta për mbijetesë fizike dhe shpirtërore. Si pasojë e epidemive në qytet, njerku i Helenës vdiq nga tuberkulozi. Helena dhe i vëllai mezi arritën të mbijetonin nga malarja, që i kishte prekur. Ndonëse një vajzë e vogël ajo kujton se çdo mëngjes në rrugët e getos gjindeshin kufoma dhe ambjenti përreth ishte plot mikrobe dhe epidemi. Ndërsa sulmet ajrore të japonezëve për banorët autoktonë dhe ata të ardhur në Shangai ishin diçka normale.

Helena kujton se kur po mbaronte lufta u shtuan bombardimet në qytet. Edhe tani në një moshë të thyer ajo mban mend se si shkonte dhe kthehej nga shkolla me frikë nga bombardimet, pasi nga një çast në tjetrin mund të vdisje.

Në intervistën e zonjës Bix mësojmë se getoja e Shangait drejtohej nga një administrator japonez i cili vetëquhej "Mbreti I çifutëve" . Refugjatët hebrenj që jetonin në geto për të dalë jashtë saj duhet të pajiseshin me leje nga ky administrator, që i trajtonte sipas gjendjes së tij të humorit. Një nga kujtimet e trishtura të zonjës Brix është se një ditë ndërsa shkonte në shkollën ndërkombëtare ajo pa se si një ushtar japonez qëlloi me armë një njeri në rrugë. Ajo tregon se nuk e dinte përse ushtari japonez qëlloi për vdekje kalimtarin, por ndonëse kanë kaluar shumë vjet nuk mund ta harrojë atë mëngjes të përgjakur. Helena kujton sakrificat e mëdha të nënës së saj për të mbijetuar. Ajo kishte shitur disa sende me vlerë të nënës së saj për të mundur të çonte Helenën dhe të villain në shkollën hebreje në Shangai, ku merrnin edukim britanik.

Pas Luftës së Dytë Botërore në vitin 1948, Helena Bix shkoi në SHBA ku nisi studimet në Universitetin e Minesotës dhe ku u njoh me bashkëshortin e saj të ardhshëm. Çifti hapi një firmë manifakture të quajtur Beco, në kujtim të jetës së tyre në Shangai. Kujtimet e zonjës hebreje Bix për qytetin e Shangait dhe banorët e tij nuk shterruan kurrë. Ajo e ka vizituar dy here këtë qytet që e quan "shtëpia ime e dytë", në vitit 1981 dhe 1986.

Aktualisht në Shangai jetojnë dhe punojnë rreth 3 mijë hebrej, që merren me biznes apo studime.

(Eda Merepeza)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China