PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Festimi i vitit të ri tibetian-Losar
2015-03-02 10:40:45 CRI Komenti juaj Printoni

Festa e vitit të ri tibetian e njohur si "Losar" ka përkuar këtë vit me vitin e ri tradicional kinez, të quajtur "Festa e Pranverës". Rrugët e Lhasës, kreqendrës së Rajonit Autonom të Tibetit kanë qenë plot gjallëri gjatë javës së festës më popullore në vend. Festa e vitit të ri tibetian, Losar daton në vitin 100 p.e.s, kur sundonte mbreti i 9-të i Tibetit, Pude Gungyal. Festimet e vitit të ri tibetian zgjasin rreth 15 ditë. Reshjet e borës të rëna këtë dimër në Tibet nuk i kanë penguar banorët e tij të festojnë, madje qendrat e njohura tregtare të këtij rajoni si "Ramoche Road" dhe "Barkhor" kanë qenë të tejmbushura me klientë.

"Këtë vit shitjet në firmën time kanë qenë më të mëdha se vitin e kaluar. Me rastin e vitit të ri tibetian dhe Festës së Pranverës kanë ardhur shumë blerës në dyqanin tim" thotë njëri prej tregtarëve në qendrën Barkhor.

Madje ky tregtar tibetian thotë se ka patur aq shumë punë në dyqanin e tij këto ditë në prag të festave sa nuk ka arritur të përgatitet për Losar-in në familjen e tij.

Një problem ka qenë dhe trafiku i rënduar me rastin e festës. Një shofer autobusi ka thënë për median se rrugët e mbushura me kalimtarë dhe makinat e shumta e kanë vonuar disa herë në qarkullimin me autobus në rrugët e Lhasës.

Ndërsa 43 vjeçari Karma Sonam, pronar i një restoranti në Lhasa thotë se ka patur një rritje të madhe të klientëve në restorant në prag dhe gjatë festës së vitit të ri tibetian dhe Festës së Pranverës. Ai me kënaqësi tregon se ka patur aq shumë klientë sa stafi i kuzhinës dhe kamarierët nuk kanë patur kohë për të ngrënë për vete. Ai tregon se me rastin e vitit të ri bashkë me familjen ka vizituar qytetin Xigaze.

Zonja Sonam Droma është tibetiane e martuar me një burrë nga pakica Han. Ata bashkë me familjen dhe miqtë e kanë festuar Losar-in dhe Festën e Pranverës në natyrë, duke ndezur fishekzjarre, me këngë dhe valle të gëzuara. Ajo mendon se ky ka qenë festimi më i bukur familjar i vitit të ri tibetian dhe i Festës së Pranverës.

Gatimet tradicionale të Losarit

Një nga traditat tibetiane të Losar-it është të mos mungojë në tavolinë gatimi tradicional "guthuk" një lloj noodles, i cili shërbehet kudo. Nga pikpamja tradicionale "guthuk" përmban 9 përbërës ushqimorë ndër të cilët mish yak-u, djathë, patate të egër dhe të ëmbël të quajtur "toma", lakër, fasule ujë dhe kripë, shpjegon 13 vjeçarja tibetiane Chezin Lhamo, banore e Lhasës. Ndonëse e re në moshë ajo e di se secili përbërës i këtij gatimi tradicional ka domethënien e vet.

Në ditën e parë të javës së vitit të ri, banorët tibetianë të Lhasës gatuajnë një tjetër specialitet i njohur si "changku" që përbëhet nga djathë, sheqer i kuqërremtë, miell i skuquri zier në verë dhe ky lloj gatimi njihet si fatsjellës në traditën tibetiane. Madje "changku" shërbehet i shoqëruar me "chemar" një lloj tjetër ëmbëlsire e gatuar me miell dhe gjalpë.

Me rastin e vitit të ri tibetian shumë banorë të Lhasës bëjnë pelegrinazh në tempujt budistë të Jokhang-ut dhe Ramoche-s por sigurisht edhe në vendin e famshëm të rajonit autonom të Tibetit, Pallatin Potala.

(Eda Merepeza, Foto: China Daily)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China