PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Të reja nga përditshmëria në Kinë
2014-07-28 17:05:51 CRI Komenti juaj Printoni

Festivali i lotusit

Yuanmingyuan, I njohur si Pallati I Vjetër i Verës, festoi 19 vjetorin e Festivalit të Lotusit më 25 qershor. Gjatë dy muajve mbi 400 varietete të lotusit do të shfaqen në parkun prej 70 hektarësh. Festivali vjetor i Lotusit në Yuanmingyuan është një nga festivalet më të mëdha të këtij lloji dhe përbën një nga veprimtaritë më të njohura në jetën kulturore dhe turistike të Pekinit. Lotusi duket si një zambak uji , por emri i tij shkencor është "Nolumbo nucifera "Nelumbo nucifera. Në vendet aziatike lotusi ka emërtesa të shumta, si "Lotusi indian", "Lotusi i shenjtë", por gjithësesi është një bimë uji.

Në këtë periudhë të vitit lotusi është në kulmin e lulëzimit të tij. Kombinimi i ngjyrave të tij nga e gjelbra deri te pinku, apo roza e ndezur i mahnitin vizitorët e shumtë të Pallatit të Verës. Çdo të hënë në mëngjes, festivali i lotusit tërheq vizitorë të shumtë vendës dhe të huaj. Megjithatë në kuadër të kësaj veprimtarie ka dhe shumë argëtime të tjera, siç është konkursi i fotografisë, në qendër të të cilit janë fotot me lotus. Një tjetër veprimtari është ajo për kulturën e lotusit, ku tregohet se si gjatë sundimit të dinastisë kineze Qing perandorët me anë të varkave lundronin në liqenin e mbushur me lotuse, duke I admiruar ato.

Në edicionin e sivjetëm të kësaj veprimtarie, lule lotusi nga parqe të ndryshme të Pekinit do të marrin pjesë në konkursin e tyre të bukurisë. Kështu në këtë konkurs do të garojnë lotuse nga Beihai Park, një park I njohur I kryeqytetit kinez, por edhe nga Parku I bambusë së zezë, Parku Lotus Pond , Parku I liqenit të lotuseve Baiyang si dhe Parku Taoranting . Një juri e përbërë nga specialistë do të përzgjedhë lotusin më të bukur të këtij festivali.

Të gjitha lulet lotus do të mblidhen në Pallatin e veres në pavionin Hanqiu , ku do të pëzgjidhet fituesi.

Në kulturën kineze lulja e lotusit është më e preferuara ndër peoniat apo krizantemat. Në të kaluarën, artistët kinezë, kryesisht poetët dhe shkrimtarët e kishin cilësuar lotusin si symbol të virtytit. Lotusi është në qendër të shumë poemave dhe veprave në pikturë të autorëve kinezë.

Sipas organizatorëve festivali I Lotusit, kësaj luleje të rrallë virtut I bukurisë , dhe hijeshisë do të përfundojë më 31 gusht. Gjatë 2 muajve pekinasit, por edhe turistët e shumtë nga Kina dhe mbarë bota, që në sezonin veror janë të panumërt, do të kenë mundësi të shijojnë këtë festë sa artistike, aq dhe të rrallë.

Fushatë ndërgjegjësuese për respektimin e rregullave të trafikut

Qindra vullnetarë janë përfshirë në fushatën për disiplinimin e trafikut të iniciuar këto ditë në distriktin pekinas Chaoyang . Fushtata ka për qëllim uljen e shkeljeve të ndryshme në trafikun e kryeqytetit kinez Chaoyang, të fokusuar në kalimet e paligjshme në trafik, të kryera nga kalimtarët apo drejtuesit e mjeteve.

Kjo është një nismë e pushtetit vendor të këtij distrikti që synon ndërgjegjësimin e të gjithë qytetarëve për respektimin e rregullave të trafikut. Vullnetarët që po demonstrojnë në rrugët kryesore të distriktit janë te rinj studentë, nxënës por edhe pensionistë e qytetarë të shtresave të ndryshme, por të gjithë banorë të Pekinit.Në orët e pikut të trafikut kryesisht në 7-9 të mbërmjes apo 5-7 të pasdites këta vullnetarë ndihmojnë kalimtarët të ndjekin me përpikmëri shenjat e trafikut rrugor,ndër të cilat vijat e bardha, semaforët.Gjithashtu kjo fushatë synon sensibilizimin për një trafik të sigurtë në hapësirat publike siç janë qendrat tregtare pranë zonave të banuara, ku rreziku për shkelje të rregullave bëhet më i madh.

Sipas njoftimit të policisë rrugore të Pekinit, 7 ndërseksione rrugësh dhe 21 udhëkryqe të distriktit do të jenë në mbikqyrje gjatë fushatës. Kjo fushatë zhvillohet me moton "Premtoj se nuk do të hyj me të kuqe në semafor", të nisur që në prill të këtij viti. Njoftohet nga organizatorët e kësaj fushate se 8.123 qytetarë kanë kontribuar në 10.000 orë duke kryer shërbimin komunitar të respektimit të rregullare të qarkullimit rrugor. Një nga vullnetarët, zoti Tian thotë se shkeljet e rregullave të trafikut për fat të keq janë të shumta. Ai veçon si mjat të rrezikshme hyrjen e automjeteve ndërsa drita e kuqe e semaforit e ndalon qarkullimin.Ai shpreson se kjo fushatë sensibilizuese do të ndikojë sadopak në disiplinimin e trafikut në kryeqytetin e Kinës, i cili në çdo kohë të vitit është i mbipopulluar nga kalimtarët por dhe automjetet.

Kjo nuk është e para fushatë e këtij lloji në Kinë, pasi fushata të shumta organizohen jo vetëm për drejtuesit e automjeteve por edhe për kalimtarët, biçiklistët apo motorçiklistët. Sipas organizatorëve të fushatës aktuale, disiplina e përdorimit të drejtë të rrugës përbën një normë bazë shoqërore në çdo vend. Para një viti në Pekin por dhe disa qytete të tjera kineze u zhvillua një fushatë e ngjashme gjatë së cilës u vendosën dhe gjoba nga 5-50 yuan për shkelësit e rregullave.Fushata të tilla ndërgjegjësuese për rregullat e qarkullimit rrugor kanë ndikime të rëndësishme në komunitet, por veçanërisht tek të rinjtë, të cilët duke marrë pjesë masivisht në to mësojnë konkretisht këto rregulla. (Eda Merepeza)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China