PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Restorantet lulëzojnë nga porositë me internet
2014-04-21 19:03:53 CRI Komenti juaj Printoni

Njerëzit përdorin internetin për të paguar shpenzimet e ujit, të elektrikut, të gazit apo të bëjnë pazar online, por tani edhe restorantet kineze janë bërë "miq të ngushtë" të smartphonit të lidhur me internet.

Ditët e fundit, disa APP për porositjen e gjellëve në restorant po përhapen gjerësisht mes përdoruesve të smartphonit në qytetin Guangzhou të Kinës jugore. Me të instaluar programin, njerëzit mund të porositin gjellët parakohe në më shumë se 700 restorante vendore. Kështu që, kur arrijnë aty, gjellët mund të shërbehen menjëherë.

Në këtë platformë elektronike, klientët mund të bëjnë rezervimin e tryezës, zgjedhjen e menusë. Ata mund të hanë në restorant ose kudo pasi restorantet ofrojnë dhe shërbimet e shpërndarjes. Sipas një përgjegjësi të një APP-je, njerëzit mund të bëjnë porosi me celular gjatë rrugës ose para nisjes për në restorant. Në këtë mënyrë, ata kursejnë kohën e pritjes. Përveç kësaj, në periudhë festash ose në fundjavë restorantet ofrojnë ulje çmimesh për klientët që përdorin smartphone.

Përsa i përket pagesës, klientët nuk kanë nevojë të parapaguajnë ,pasi konfirmojnë porosinë, por duhet të rezervojnë një shumë të vogël parapagesë në internet. Nëse klientët nuk shkojnë për shkaqe emergjente, parapagesa shndërrohet automatikisht në kupon elektronik me të njëjtën vlerë, e vlefshme brenda një muaji në këtë restorant. APP-ja ka thjeshtuar procesin e bërjes së porosisë dhe parapëlqehet nga shumë të rinj kinezë.

Kjo medodë e re të biznesit quhet O2O(Online to Online)dhe nënkupton tërë procesin e konsumit që nis nga interneti dhe përfundon në internet. APP-të e restorantit u përkasin këtij lloj biznesi, ku klientët bëjnë zgjedhje në internet në fillim dhe pasi shijojnë ushqimin, paguajnë edhe nëpërmjet internetit. Si një platformë e përparuar këtu ofrohen të gjitha informacionet për çdo gjellë në më shumë se 700 restorante. Konsumatorët mund të bëjnë kërkim siç përdorin internetin në kompjuter për të gjetur adresën, mënyrën e vajtjes në restorantet me specialitetet që u pëlqejnë. Pastaj, vetëm shtypin ekranin e celularit me gisht dhe mund tu nisin porosinë e tyre.

Faktikisht, kjo metodë e re biznesi është jo vetëm me interes për konsumatorët, por edhe për zhvillimin e ekonomisë nëpërmjet ngritjes së efektivitetit dhe kursimit të kohës.Për restorantet, O2O sjell përfitime të dukshme dhe madje zgjidh edhe problemin e mungesës së kamerierëve.

Sipas z. Jiang Weiteng, pronar i një dyqani degë e hotpotit, klientët bëjnë porosi parakohe. Kështu që para ardhjes së tyre, kuzhinierët mund të kenë gati çdo lëndë të parë për gjellët e zgjedhura. Mirëpo, në të kaluarën, ata duhet të harxhonin shumë kohë për të pritur klientë të vendosnin për porosinë.

"Për çdo restorant, kostot më të larta vijnë nga qiratë dhe rrogat e punëtorëve. Tani të rinjtë nuk kanë shumë interes të punojnë si kamerier në restorant dhe ne po përballemi me vështirësi të mungesës së krahut të punës. Kurse, me anën e APP-së, kemi ngritur efektivitetin, por edhe kemi kursyer koston për burimet njerëzore", tha z. Jiang.

Guangzhou është një metropol me më shumë se 12 milionë banorë, të cilët njihen në vend madje dhe në botë për pasionin që kanë për ushqimin. Një popullsi aq e madhe,me dëshirë kaq të madhe për ushqim të shijshëm krijon "trafik të rënduar" në restorantet e zonës. Në të kaluarën, në kulmin e drekës ose të darkës, klientët duhet të thërrisnin me zë të lartë kamerierët për të bërë porosinë, për ndërrimin e pjatave madje edhe për të paguar. Ndërsa, para fluksit të konsumatorëve, kamerierët shumë të zënë vetëm përsëritnin "Më falni!. Një minutë, ju lutem". Përdorimi i APP-së ka thjeshtuar tërë procesin nga porosia deri te pagesa me anë të internetit. Për shkak të kursimit të kohës, restorantet tani mund të presin më shumë klientë.

Rritja e efektivitetit nuk është i vetmi favor prej përdorimit të APP-së. Sipas vëzhgimit të vetë restoranteve, kur njerëzit hanë më shpejt, harxhimi i tyre nuk ulet, por përkundrazi rritet. "Për shumë klientë që nuk kanë ide konkrete se çfarë do të hanë në restorantin tonë, mbase do të porositin vetëm gjellë të thjeshta në kohë të kufizuar. Por, ata shpesh zënë "kohën e artë" të orarit dhe tryezat më të mira. Kurse që nga prezantimi i APP-së për çdo gjellë të restorantit me foto dhe tekst, gjatë porosisë me smartphone, ata mund të zgjedhin më shumë për të provuar", tha z. Dong Jian, menaxher i një restoranti të njohur në Guangzhou.

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China