PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Restaurohet Qyteti i Ndaluar
2014-04-14 15:56:04 CRI Komenti juaj Printoni

Qyteti i Ndaluar, pallati i perandorëve kinezë të dinastive Ming dhe Qing, u ndërtua në vitet 1406 -1420 nga perandori Yongle. Pas 6 vjetësh do të festohet 600 vjetori i këtij pallati perandorak. Në vitin 1925 Qyteti i Ndaluar u kthye në muze, duke i treguar për here të pare publikut sekretet e tij, ndër të cilat: arkitekturën e mrekullueshme, koleksionet e pasura të pikturave dhe kaligrafisë, enët prej porcelain, orët, kostumet perandorake.

Por sa është numri i relikeve të ruajtura në këtë muze?. Deri para 2 vjetësh nuk kishte një shifër të saktë. Autoritetet kanë kryer një verifikim të plotë i cili zgjati 7 vjet dhe përfundimi ishte mbresëlënës:

1 milion e 807.588 Këto relike ndahen në 69 kategori.

Koleksionet e Qytetit të Ndaluar

Në një intervistë për Radion e Jashtme të Kinës (CRI) drejtori i Muzeut të Pallatit, Shan Jixiang ka thenë se "Qyteti i Ndaluar ruan koleksionin më të madh të pikturave dhe të kaligrafisë tradicionale kineze në botë. 126 mijë nga pikturat, kaligrafitë sio dhe koleksione në bronx dhe porcelan , përkatësisht në një numër prej 160 mijë dhe 370 mijë. Duhen përmendur këtu dhe një koleksion mjaft i pasur qendisjesh dhe pëlhurash me vlerë.

Në kohën e sundimit të dinastisë Qing, 3 punishte të qendisjes dhe të endjes së pëlhurave prodhonin për pallatin perandorak të Pekinit dhe ato ndodheshin në Ningbo, Hangzhou dhee Suzhou, ku 7000 qendistarë dhe endës punonin në to. Nga këto punime ruhen në muze 180 mijë copa të qëndisura dhe të endura".

Tekstet e shkruara të ruajtura në muze janë 600 mijë. Me këto shifra është e lehtë të thuhet se Qyteti i Ndaluar është një thesar kulturor dhe artistik, i ruajtur mjaft mire.

Siguria e Qytetit 600 vjeçar

Në vitin 2020 Qyteti i Ndaluar do të festojë 600 vjetorin e themelimit të tij. Pikërisht në vitin 2020 përfundojnë dhe dy projekte, i pari për restaurimin e përgjithshëm të Qytetit të Ndaluar i nisur që në vitin 2002 dhe i dyti është projekti "Siguria e Qytetit të Ndaluar", i miratuar nga Këshilli i Shtetit i Kinës në vitin 2013.Kur flasim për sigurinë e një pallati të tillë perandorak mennjëherë medojmë për ruajtjen e tij nga zjarret, vjedhjet, fenomenet natyrore.

Lidhur me sigurinë e Qytetit të Ndaluar, drejtori i tij Shan Jixiang shprehet se:" Na preokupon shumë çeshtja e zjarrit, pasi pjesa më e madhe e qytetit është prej druri. Për këtë qëllim, po vazhdojmë të përmirësojmë impiantet kundër zjarrit dhe të forcojmë instalimet anti-rrufe duke trajnuar vazhdimisht stafin e ruajtjes nga zjarri".

Duhet theksuar se që nga viti i kaluar ndalohet pirja e duhanit në brendësi të Qytetit të Ndaluar. Por siguria e këtij qyteti kaq të rëndësishëm, të pasur në histori e kulturë, nuk lidhet vetëm me zjarrin,por edhe me tërmetet, dëmtimin e koleksioneve apo dhe vjedhjet.

Aktualisht në brendësi të godinës së muzeut të pallatit ndodhen 3000 telekamera dhe mbi 10.000 dispozitivë alarmi.

Për të gjithë ata që dëshirojnë të vizitojnë qytetin e ndaluar, që nga 1 janari i këtij viti, muzeu është i mbyllur të hënën, me përjashtim të festave kombëtare. "Mbyllja një ditë në javë të hënën e muzeut të pallatit lidhet me një punë të madhe të personelit të tij. Pas mbylljes së orarit të vizitave në orën 17:30, personali largohet nga muzeu. Ndërsa të hënën kur muzeu është i mbyllur kryhen të gjitha punimet e mirëmbajtjes së tij, nga personeli.

Rijësitë e restaurimit

I ndërtuar në vitin 1420 nga perandori Yongle,qyteti i ndaluar në vitin 2020 feston 600 vjetorin e tij, vit në të cilin do të kenë përfunduar dy projekte të rëndësishme të tij,: njëri është "Qyteti i ndaluar i sigurtë" dhe tjetri , restuarimi i përgjithshëlm i ndërtesave të tij, nisur që në vitin 2002.

Restaurimi lejon jo vetëm jetëgjatësinë e ndërtimeve të lashta por dhe përdorimin e tyre në menyrë sa më të përshtatshme. "Në vitin 2002, përpara nisjes së prijektit, vetëm 30% e qytetit të ndaluar vizitohej nga publiku. Ndërsa aktualisht mbi 52% e tij vizitohet dhe pritet që kjo të rritet në 76% deri në vitin 2018. Kalimi nga 30% në 76% lejon përballimin e numrit të vizitorëve gjithmonë në rritje në Qytetin e Ndaluar.

Përshembull, "Neiwufu", Zyra e brendshme e Oborrit perandorak, ishte shkatërruar pjesërisht nga një zjarr gjatë sundimit të dinastisë Qing. Në vitet '80-'90 të shekullit të kaluar, u ndërtuan depo gjigande nëntokësore me tre kate ku ruhen 900 mijë vepra arti. Tashmë po kryhen punime për restaurimin tërësor të kësaj pjese të pallatit. Edhe depoja e madhe jugore e njohur si (Nandaku), e përbërë nga një sërë ndërtesash të vjetra në hyrjen jugore do të transformohet në një zone ekspozimi të muzeut, me 6200 mobilje të dinastive Ming dhe Qing.

Pritet të ndërtohet një seli e re në veri të Muzeut, kun ë një sipërfaqe prej 125 mijë metra katrorë do të ndërtohen zyra, për restaurimin e objekteve të muzeut. Drejtori Shan lidhur me këtë thotë

"Qëllimi yne është të krijojmë qendrën më të madhe të restaurimit të relikeve kulturore kineze në botë. Kemi 1 milion opbjekte për restaurim, ndërsa në nivel kombëtar janë dhjetra milion objekte.

Sipas këtij plani, Xiheyan, prej 260 metrash do të përdoret poër laboratorët e restaurimit.

Qendra e Qytetit të Ndaluar rrethohet nga mure të kuq me lartësi 8 metra, ndërsa në brendësi të kompleksit muret janë ngjyrë gri.

Funksionimi i Muzeut të Pallatit

Tashmë stafi i Qytetit të Ndaluar përbëhet nga 1450 punonjës, gjysma e të cilëve janë specialistë të restaurimit kurse pjesa tjetër administrate.

Në projektin e ri parashikohet që edhe Pallati i Qetësisë dhe Dashamirësisë (Cininggong) do të transformohet në një ekspozitë skultpturash. Në të ardhmen vizitorët do të kenë mundësi të vizitojnë këto skulptura. Për çdo vizitor të Pekinit, Qyteti i Ndaluar është një vend për tu vizituar . Nëse i referohemi statistikave që na ofron vetë muzeu ai është viyituar në vitin 2002 nga 7,3 milion vizitorë, ndërsa në 2013 numri i vizituesve të tij arriti në 14,5 milion. Në 2 tetor të vitit të kaluar, që përkon me javën e pushimit me rastin e festës kombëtare të Kinës,Qyteti i Ndaluar priti në ambjentet e tij 182 mijë vizitorë.

Objektivi i administrates së muzeut të pallatit është shndërrimi i tij në një muze të nivelit botëror, siç është Luvri në Francë,apo muzeu Metropolitan në Nju Jork.

Tashmë shumë punime kanë përfunduar dhe janë përmirësuar shërbimet e biletarisë. Vihet re se nuk ka më rradhë të gjata pranë sporteleve të biletave, brenda ambjenteve të muzeut janë vendosur struktura të posaçme për personat me aftësi të kufizuara, si dhe janë shtuar stola për të pushuar vizitorët e moshave të ndryshme. Në muze ka guida elektronike në disa gjuhë të huaja për vizitorët e huaj, madje dhe disa guida në dialektet e gjuhës kineze, gjë që është vlerësuar shumë nga vizitorët e muzeut. Vitet e fundit Qyteti i Ndaluar ka shtuar bashkëpunimin me muze të tjerë në botë. Janë organizuar seminare dhe ekspozita të artit kinez dhe ka patur shkëmbime experience mes tyre.

Në muze gjithashtu është krijuar qendra e informacionit të Shoqatës Ndërkombëtare të Muzeve, i vetmi në botë jashtë Francës.

Për vizitorët e muzeut është normale që pas vizitës të blesh suvenire, por ato ishin të kushtueshme në përgjithësi. Ndaj suveniret e Qytetit të Ndaluar, ndër të cilat blloqe të vegjël me pamje të muzeut, mbajtëse telefonash celularë, bluza me stampa nga pamja e muzeut, kukulla të vogla prej porcelani me veshje perandorake, tashmë pëlqehen shumë nga vizitorët e shumtë të tij dhe tregtohen me çmime të arsyeshme. Qyteti i Ndaluar është një nga mrekullitë e arkitekturës botërore, por brenda tij ruhen vlera të kulturës dhe artit 5 mijëvjeçar kinez, ndaj çdo vizitor do të magjepset nga ky qytet unik në botë. (Eda Merepeza)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China