PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Librari 24-orëshe
2014-04-14 14:12:49 CRI Komenti juaj Printoni

Tani në Kinë, popullariteti i mjeteve dhe i teknologjisë moderne të informacionit janë duke kërcënuar jetën e librarive fizike sepse krahas përhapjes së internetit, gjithnjë e më shumë njerëz po përdorin aparate elektronike si kompjuter, smartphone, Ipad etj., për të plotësuar kërkesën e marrjes së informacionit dhe të leximit. Për shembull, po të vizitoni uebsitin e "amazonit", mund të gjeni variatin digjital të çfarëdo lloji libri. Me një çmim 40% më të ulët, madje dhe më pak, mund ta shkarkoni dhe ta lexoni me pajisjet e sipërpërmendura. Përveç këtyre, shitja e librave prej letre në internet është bërë modë në Kinë. Dyqanet kibernetike që nuk kanë shpenzime për qira, as ujë, as energji dhe që u duhen vetëm shumë pak punëtorë kanë epërsi më të madhe nga çmimet. Në njoftimet mediake, të rinjtë po shfrytëzojnë librari fizike më shumë si një "dhomë e provës", ku ata shkojnë vetëm për të gjetur libra që u pëlqejnë, ndërsa porosine e bëjnë në internet për një kopje me ulje çmimi.

Sipas të dhënave statistikore përkatëse, në 10 vjetët e kaluara, mbi 50% e librarive private kineze u shpallën të falimentuara. Por, kur biznesmenët filluan të heqin dorë nga librarite fizike, duke krijuar dyqane në internet, kryemenaxheri i Sanliantaofen-it, Fan Xi'an nguli këmbë në metodën tradicionale, por me një ndryshim, hapje e librarisë së parë 24-orëshe në Pekin.

Në orën 10 të natës së 8 prillit, koha kur mbyllte libraria në 18 vjetet e mëparshëm, punonjësit e Sanliantaofenit nisën orarin e ri të punës. Me dhjetëra karrige, tetë tavolina katrore dhe llamba të ndezura, që nga kjo ditë, klientët mund të kalojnë këtu tërë natën. Dhe këtë natë, mbi 150 klientë blenë 14 mijë juanë(mbi 2400 $) libra. Një rezultat i tillë i kaloi parashikimet e z. Fan.

Arsyeja fillestare e hapjes së një librarie 24-orëshe vjen nga suksesi i librarisë tajvaneze "Eslite". "Kam qenë tre herë në Tajvan. Çdo herë, nuk mund të rrija pa vizituar 'Eslite' që është një simbol i kulturës së qytetit Taipei", tha Fan. Për të realizuar këtë ide, Fan dhe stafi i tij kishin mbledhur opinionet publike nëpërmjet një sondazhi. Sipas rezultateve, stilet e punës që po bëhen gjithnjë e më të lira në nje metropol si Pekini e zgjasin jetën e nates se njerëzve. Por, në krahasim me kafenete, kinemate dhe barët, libraria mund të ofrojë një zgjedhje tjetër jo thjesht për kalimin e kohës së lirë, por për pasurimin e botës shpirtërore.

Mirëpo, pasi formoi idenë, kosto-ja u bë pengesa më e madhe për z. Fan. Për të pritur klientë gjatë natës, libraria ka punësuar 14 punëtorë të rinj për të ofruar shërbimet. Plus shpenzimet për qira, energji elektrike, ujë, pajisjet e duhura etj., ishte e pamundur të realizohej hapja pa ndërprerje e librarisë.

Lajmi i mirë erdhi në vitin 2013, kur qeveria qendrore kineze e përfshiu "nxitjen e leximit" në raportin e punës. Vjet, bashkitë e 12 qyteteve kryesore të Kinës, si Pekin, Nankin, Hangzhou etj., secili propozoi jo më shumë se 5 librari të njohura, qoftë kombëtare apo private ndaj Ministrisë së Financave dhe Administratës Kombëtare të Shtypit për financim përkatës. Kështu që në gjashtmujorin e dytë të vitit 2013, 56 librari të zgjedhura, duke përfshirë Sanliantaofen, fituan 90 milionë juanë donacion ndihmë(mbi 14.5 milionë $) për të blerë pajisje, paguar qira dhe plotësuar mungesën e përkohshme të likuiditetit .

Në fillim të vitit 2014, Ministria e Financave, së bashku me Administratën Kombëtare e Tatimeve publikuan politikat e reja, duke hequr TVSH e shitjes së librave.

Sipas z. Li Xin, zv.kryemenaxher i Sanliantaofen-it, libraria e tij ka fituar 1 milionë juanë donacion në vit nga shteti. Plus tatimet e hequra, financimi mund të mbuloje koston e shtuar për hapjen e librarisë gjatë natës. "Këto ditë, shumë pronarë të librarive nga krahina të tjera na morën në telefon për të mësuar përvojat tona në ruajtjen e funksionit të librarive", u shpreh z. Li.

Megjithatë, është e lehtë për të thënë sesa per të vepruar. Faktikisht, Sanliantaofeni ka disa kushte të pakrahasuara me libraritë e tjera. Së pari, ajo është me famë për lexuesit kinezë dhe përfshihet në listën e financimit qeveritar. Së dyti, Pekini është qendër kulturore e vendit, ku banorët kanë interes dhe kërkesa për lexim. Së treti, Sanliantaofeni ka një pozitë të favorshme gjeografike, rreth të cilit ka dhjetëra linja autobusi, dy linja metroje dhe disa qendra kulturore e komerciale si teatër, mapo etj., që mund të sjellin mjaft klientë të mundshëm.

Prandaj, megjithëse libraria e parë 24 orëshe në Kinë u hap që në vitin 2012 në Shangai, pas dy vjetësh, në këtë metropol me më shumë se 23 milionë banorë, ajo është ende e vetmja librari me hapje pa ndërprerje. Pronari i një librarie private pekinase i tha gazetarit se për libraritë e vogla madje dhe të mesme, xhiroja e paktë në natë s'do të kompensojë dot koston e rrogës së punonjëve dhe as shpenzimet e tjera të shtuara.

Edhe Sanliantaofeni ka krijuar një "marrëdhënie strategjike" me një kafe të njohur në katin e dytë të godinës ku ndodhet për të përballuar presionet ekonomike. Tani të dyja pjesët e godinës janë lidhur me korridor. Lexuesit që vijnë në librari, mund të blejnë edhe kafe kurdo që duan dhe fitimet nga ky biznes i përkasin pjesërisht pronarit të librarisë.

Sipas studimeve shkencore, shfletimi i shpejtë i artikujve në aparate elektronike nuk favorizon kultivimin e zakonit të përqendrimit të vëmendjes së njerëzve, që janë duke lexuar fjalët në ekran. Mbase siç tha përgjegjësi i Sanliantaofenit, interesi ekonomik nuk është synimi thelbësor i hapjes së librarisë 24 orëshe as në Pekin apo në Shangai sepse edhe me subvencion dhe heqje të tatimeve, libraritë mund të mbulojnë vetëm kostot e shtuara, por jo të shtojnë fitimet neto.

Mund të themi se pronarët dhe qeveria tentojnë më shumë për krijimin e një atmosfere në favor të rigjallërimit të etjes së njerëzve për lexim në mënyrë më serioze. Menaxheri Li i tha gazetarit se në të ardhmen, me më shumë financim, në librarinë e tij do të zhvillohen aktivitete të ndryshme si ligjerata te dijetarëve, takim i lexuesve etj., për të tërhequr më shumë klientë, duke i shoqëruar të kalojnë natën me përsosjen e botës shpirtërore.

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China