PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Kina dënon blerjen e ishujve Diaoyu nga Japonia
2012-09-14 19:20:35 CRI komenti juaj Printoni


Kina dënon blerjen e ishujve Diaoyu nga Japonia

Qeveria japoneze nënshkroi të martën kontratën me të ashtuquajturin pronar të ishujve Diaoyu të Kinës, të cilët në japonisht njihen si Senkaku. Pavarësisht kundërshtimit të Pekinit, fakteve historike që dëshmojnë se Diaoyu i përkasin Kinës, Japonia njoftoi se i bleu ishujt, duke sjellë reagime të ashpra në Kinë.

Ndaj veprimit të palës japoneze, që u konsiderua si i paligjshëm, presidenti kinez Hu Jintao theksoi se përsa i përket ishujve Diaoyu, qëndrimi i Kinës është konsistent dhe i qartë. Sipas tij, çdo veprim i palës japoneze për blerjen e ishujve është i paligjshëm, i pavlefshëm dhe Kina e kundërshton me vendosmëri një gjë të tillë. Hu Jintao tha se qëndrimi i qeverisë kineze për mbrojtjen e sovranitetit territorial është i palëkundur.

Kryeministri kinez Wen Jiabao deklaroi se ishujt Diaoyu janë pjesë territoriale e pandarë e Kinës dhe se në çështjet e sovranitetit dhe territoreve, qeveria dhe populli kinez nuk do të tërhiqen kurrë. Në deklaratë gjithashtu përcaktoheshin edhe kufijtë e ujrave territoriale të ishujve Diaoyu të Kinës. Wen Jiabao shtoi se ishujt Diaoyu do të jenë nën mbikqyrje të rreptë. Për këtë qëllim, anijet detare mbikqyrëse nr.46 dhe 49 mbërritën gjatë javës në zonën detare pranë ishujve Diaoyu.

Ushtria kineze gjithashtu kundërshtoi ashpër dhe protestoi ndaj veprimit të Japonisë. Udhëheqës të lartë të ushtrisë kineze thanë se po ndjekin nga afër situatën dhe shtuan se kanë të drejtat për të marrë masa të mëtejshme.

Revista amerikane "Forbes" analizoi se prirja japoneze me siguri do të dëmtojë seriozisht dhe për një kohë të gjatë marrëdhëniet me Kinën. Edhe tendenca e ardhshme e ekonomisë dhe e politikës së Japonisë nuk do të parashikohet lehtë.

"European Times" shkroi se ishujt Diaoyu po bëhen një vegël e politikanëve për të fituar zgjedhjet. Por kryeministri Noda duke sfiduar Kinën me ishujt Diao Yu, jo vetëm që nuk do të konsolidojë pushtetin politik, por do të shkaktojë më shumë trazira në politikën e vendit.

"Reuters" shkroi se, nga mosmarrëveshjet për ishujt Diaoyu midis Kinës dhe Japonisë mund të shihet se Tokio ka vendosur për keqësimin e marrëdhënieve me Kinë, ndërsa Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk janë të kënaqura me praktikën e Japonisë, pasi përkeqësimi i marrëdhënieve të Japonisë me fqinjin e saj, ndikojnë edhe në zhvillimin e SHBA-së. Nëse Japonia nuk tërhiqet menjëherë nga pozicioni i saj aktual, atëherë ekonomia e vendit do të përballet me bllokadë shumëkombëshe.

1 2 3
Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China