PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Shqiptarët e "Albanian Excellence"
2012-09-06 20:07:37 CRI komenti juaj Printoni

Shqiptarët e "Albanian Excellence"

Shqipëria njihet në botë me disa nga emrat që kanë lënë gjurmë, si humanistja Nënë Tereza, mjeku Ferid Murati, shkrimtari Ismail Kadare, sopranoja Inva Mula, apo edhe përfaqësuesit e një brezi të ri, si Eliza Dushku apo Rita Ora, të cilat shpeshherë i dëgjojmë të thonë me krenari se janë shqiptarë.

Gjatë dekadave të fundit, Shqipëria dhe shqiptarët janë perceptuar në vende të ndryshme të botës, kryesisht me një imazh negativ, pikësëpari për shkak të izolimit të gjatë gjatë sistemit komunist, por edhe gjatë tranzicionit kaotik e të tejzgjatur.

Me ardhjen e demokracisë, një numër i konsiderueshëm shqiptarësh lanë vendin e tyre, për një të ardhme më të mirë, për të nisur një jetë të re, në të katër anët e globit.

Shumë prej tyre arritën suksese në fushat ku veprojnë, duke tërhequr vëmendjen e mediave dhe publikut në Shqipëri, duke u shndërruar në mite dhe krenari për popullin shqiptar, por disa të tjerë, edhe pse ishin të suksesshëm në punën e tyre, edhe sot e kësaj dite vijojnë të kenë një profil të ulët.

Pikërisht tek kjo kategori e shqiptarëve, është fokusuar projekti i "Albanian Excellence" ( www.albanianexcellence.com ).

Sipas drejtuesve të tij, nisma përfshin në 80 përqind të historive kryesisht shqiptarë të ikur pas viteve '90 dhe që me punën e tyre kanë arritur të kenë një histori suksesi profesional, jetësor, dinjitoz në vendin ku jetojnë.

Ajo që të bën përshtypje është se ky projekt qëndron larg emrave mitike me të cilët shqiptarët janë mësuar, pasi kriter kryesor është evidentimi i historive të suksesit shqiptar në botë dhe historive njerëzore.

Sukseset e shqiptareve janë gjithpërfshirese ndaj edhe kriteret profesionale kanë lejuar të përfshihen persona nga të gjitha sferat e jetës, si mjekë, artistë, shkencëtarë, gazetarë, shkrimtarë, etj. Jashtë është lënë politika.

Për të folur më shumë rreth kësaj nisme, gazetari i Radios së Jashtme të Kinës, Ardi Pulaj bisedoi me presidenten e "Albanian Excellence", Flora Nikolla.

1 2 3
Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China