v Protokolli mbi bashkėpunimin e uebsajtit nė gjuhėn shqipe tė CRI Oline me botėn e jashtmev Tėrmeti nė Wenchuan
SONDAZH OLIMPIK
ZONA E ANKETAVE
ENCIKLOPEDIA
China Radio International
Rreth Kinës
Nga Bota
   Politikë
   Ekonomi
   Kulturë
   Shkencë e Teknikë
   Sport

Fusha ekonomike

Muzika

Sport
Shkencė e Teknikė

Tregime dhe Legjenda Kineze
(GMT+08:00) 2008-03-18 21:23:11    
Drejtuesit e futbollit botėror vendosėn ta flakin Shqipėrinė nga harta ndėrkombėtare e kėtij sporti

cri

TIRANĖ ? Shqipėria del jashtė, Kosova bėhet gati tė hyjė. FIFA vendosi dje pėrjashtimin e futbollit shqiptar nga tė gjitha veprimtaritė ndėrkombėtare, ndėrsa mori vendim qė tė mbante nė vėzhgim (monitorim) futbollin nė Kosovė, nė varėsi tė gjendjes diplomatike. 14 marsi, ashtu siē parandjehej, doli njė ditė negative pėr topkėmbėn e kėtij vendi. "Sipas rekomandimit tė Komitetit Ekzekutiv tė FIFA-s, u vendos qė tė pėrjashtohej Federata Shqiptare e Futbollit pėr shkak tė ndėrhyrjeve tė rėnda politike", - shkruhej nė deklaratėn e dalė nė faqen zyrtare tė FIFA-s nė internet.

Pėr mė tepėr, administratės sė FIFA-s iu kėrkua qė tė vėzhgonte futbollin nė Kosovė, nė varėsi tė gjendjes diplomatike tė shtetit mė tė ri nė botė.

Pėrplasjet mes FIFA-UEFA-s dhe qeverisė shqiptare kanė traditė tė pasur, nisur mė 2005 kur u vendos tė bėhej njė auditim i fondeve nė FSHF. Pėrplasjet shkuan nė sallėn e gjyqit, ndėrsa auditimi nuk u bė. Nė fund tė vitit 2007 dhe fillim tė 2008-ės konflikti rinisi me akuzat e kryeministrit Berisha dhe ministrit Pango pėr FSHF-sė si bandė mafioze dhe kombėtaren se kishte shitur ndeshjet ndaj Bjellorusisė e Rumanisė. Madje Pango kėrkoi hetim tė UEFA-s pėr kėto ndeshje. Sėrish nė dyert e FSHF-sė shkoi njė ekip auditimi, si dhe Pango vonoi firmosjen e statutit tė Federatės.

FIFA dhe UEFA kėrcėnuan me pėrjashtim mė 21 shkurt dhe njė ditė mė parė Pango e firmosi statutin, por u vu re se kishte bėrė disa vėrejtje, tė cilat u quajtėn tė papranueshme nga organizmat ndėrkombėtarė tė futbollit. Ky nuk ėshtė njė precedent sepse edhe mė 1996 Shqipėria u pėrjashtua pėr pak kohė nga aktivitetet duke u ripranuar pasi qeveria shqiptare u tėrhoq.

Me kėtė vendim, rrezikohet fushata eliminatore e Botėrorit 2010 ku Shqipėria ėshtė nė grup me Portugalinė, Suedinė, Danimarkėn, Hungarinė e Maltėn si dhe pjesėmarrja e klubeve shqiptarė nė Ligėn e Kampionėve, Kupėn UEFA dhe atė Intertoto.

Korrieri.com