v Protokolli mbi bashkėpunimin e uebsajtit nė gjuhėn shqipe tė CRI Oline me botėn e jashtmev Tėrmeti nė Wenchuan
SONDAZH OLIMPIK
ZONA E ANKETAVE
ENCIKLOPEDIA
China Radio International
Rreth Kinës
Nga Bota
   Politikë
   Ekonomi
   Kulturë
   Shkencë e Teknikë
   Sport

Fusha ekonomike

Muzika

Sport
Shkencė e Teknikė

Tregime dhe Legjenda Kineze
(GMT+08:00) 2008-03-03 20:35:46    
Partizani vazhdon festėn, Lika frikė nga euforia

cri

Tirana-Partizani 1- 4. Rezultati i fiksuar dy ditė mė parė nė tabelėn elektronike tė stadiumit kombėtar "Qemal Stafa" nuk ka sjellė kurrė kaq shumė biseda dhe eufori. Tifozėt e Partizanit, skuadra, presidenti apo trajneri, kanė qenė nė eufori tė plotė. Madje, rezultatin 4-1 nuk e ka pritur askush pėr hir tė sė vėrtetės. Trajneri Lika dje ka dalė sėrish nė stėrvitje, duke nisur pėrgatitjet pėr ndeshjen e Kupės me Dinamon nė mesjavė, ndėrkohė qė tek futbollistėt ka mbizotėruar entuziazmi. Pikėrisht kjo ka qenė ajo qė ka qenė edhe frika e trajnerit tė kuq. "Duhet tė kemi kujdes nga euforia, pasi Tirana iku dhe ne kemi shumė punė", tha ai. Nė stėrvitje janė zbuluar edhe detaje tė tjera interesante, si ajo qė Gjergji Muzaka ka qenė nė fushė me 39, duke sakrifikuar jo pak. Pas njė mbrėmje tė tillė, tė gjithė ndjehen krenarė nė kampin e kuq. Presidenti Xhani ėshtė parė mė i gėzuar se kurrė nė fund tė ndeshjes, kur vrapoi pėr tek tifozėt duke gėzuar edhe ai vetė si njė lojtar. Mė pas, fjalėt mė tė mira pėr ekipin, duke mos harruar edhe arbitrat e ndeshjes. Jo sepse fitoi Partizani, por treshja e derbit ishte vėrtetė nė lartėsinė e situatės. Njė fitore e tillė nė derbi nė fakt, kishte vite qė nuk shihej dhe ėshtė kjo njė nga arsyet e gėzimit.

Tifozėt

Ata kanė qenė gjithnjė krenaria e Partizanit. Gjatė gjithė ditės tė shtunėn, ishin ndarė nė grupe pėr tė pėrgatitur secili nga njė gjė tė veēantė. Dhe ashtu ndodhi. Nė tribunėn karshi, aty ku rreth 4-5 mijė tifozė ulėrisnin si tė "marrė" pėr triumfin e ekipit tė tyre, dallohej demi qė kishte marrė pushtetin mbi zebrėn, shallat si nė "Anfield Road" e padyshim...thirrjet "Partizan...". Por, skuadra nė dalje ka kaluar para njė pankarte gjigande ku shkruhej "Ju nuk do tė jeni kurrė vetėm!". Natyrisht qė lidhet me Liverpulin. "Jemi 4 vetė qė e pėrgatitėm, u morėm gjithė ditėn me tė", rrėfen Mariglen Kadiu, njė nga autorėt e kėsaj parrulle. "Tani ajo do tė jetė pėrherė nė stadium. Unė, bashkė me shokėt e mi, Adrianin, Renaton e Minin, jemi edhe tifozė tė Liverpulit. Ėshtė kjo arsyeja pėrse zgjodhėm njė slogan tė tillė", thotė mė tej ai. Ndaj Tiranės, Ata, tifozėt e Partizanit, kishin kohė qė e prisnin njė triumf tė tillė. "Sot ėshtė dita jonė, kushedi sa kemi thirrur mbrėmė. Kishim kaq kohė qė e prisnim dhe mė nė fund jemi ngopur me njė fitore tė tillė", thonė ultrasėt e skuadrės sė kuqe. Tirana-Partizani megjithatė, do tė mbahet mend pėr shumė gjėra. Ndeshja, prodhoi futbollin e vėrtetė nė Shqipėri.

Marrė nga Balkanweb