v Protokolli mbi bashkėpunimin e uebsajtit nė gjuhėn shqipe tė CRI Oline me botėn e jashtmev Tėrmeti nė Wenchuan
SONDAZH OLIMPIK
ZONA E ANKETAVE
ENCIKLOPEDIA
China Radio International
Rreth Kinës
Nga Bota
   Politikë
   Ekonomi
   Kulturë
   Shkencë e Teknikë
   Sport

Fusha ekonomike

Muzika

Sport
Shkencė e Teknikė

Tregime dhe Legjenda Kineze
(GMT+08:00) 2008-02-20 15:31:13    
Serbia vazhdon tė kundėrshtojė pavarėsinė e Kosovės

cri

Sipas njoftimeve tė Radios sė Jashtme tė Kinės, mė 19 shkurt Serbia vazhdoi t'i bėjė thirrje komunitetit ndėrkombėtar tė kundėrshtojė shpalljen e njėanshme tė pavarėsisė sė Kosovės dhe u bėri thirrje shtetasve tė vendit tė mos bėjnė protesta tė dhunshme. Nė tė njėjtėn kohė, komuniteti ndėrkombėtar vazhdon tė bėjė reagime tė ndryshme ndaj shpalljes sė njėanshme tė pavarėsisė sė Kosovės.

Mė 19 shkurt, presidenti i Serbisė Boris Tadiē tha se vetėm veprimet paqėsore dhe tė arsyeshme do ta ndihmojnė Serbinė tė mbrojė nė mėnyrė tė ligjshme Kosovėn. Ēdo veprim i nxituar do tė rrezikojė sigurinė e komunitetit serb tė Kosovės. Ai u bėri thirrje shtetasve tė mos ndėrmarrin asnjė veprim kėrcėnues dhune.

Po atė ditė, pėrfaqėsuesi i lartė i Bashkimit Evropian pėr punėt e jashtme dhe politikėn e sigurimit Havier Solana bėri njė vizitė nė Kosovė. Gjatė vizitės, ai tha se nėpėrmjet dėrgimit tė misionit tė vet nė Kosovė, Bashkimi Evropian vėrteton praninė e tij nė Kosovė.

Mė 19 shkurt, Ministria e Jashtme e Rusisė publikoi njė komunikatė, ku thuhet se mė 18 shkurt, me propozimin e palės amerikane, ministri i Jashtėm i Rusisė Sergei Lavrov bėri njė bisedė telefonike me sekretaren e Shtetit tė SHBA-sė Kondoleza Rajs. Pala ruse ka ritheksuar qėndrimin e saj se nuk pranon pavarėsinė e shpallur nė mėnyrė tė njėanshme nga Kosova.

Po atė ditė, zėdhėnėsi i Departamentit amerikan tė Shtetit Sean Mekormak u shpreh se pas shpalljes sė njėanshme tė pavarėsisė sė Kosovės, megjithėse Serbia ka tėrhequr ambasadorin e saj nė SHBA, ambasada e SHBA-sė nė Serbi vazhdon tė funksionojė. Ambasadori amerikan nė Serbi vazhdon tė qėndrojė nė Beograd. (Du) (Artan)