v Protokolli mbi bashkėpunimin e uebsajtit nė gjuhėn shqipe tė CRI Oline me botėn e jashtmev Tėrmeti nė Wenchuan
SONDAZH OLIMPIK
ZONA E ANKETAVE
ENCIKLOPEDIA
China Radio International
Rreth Kinës
Nga Bota
   Politikë
   Ekonomi
   Kulturë
   Shkencë e Teknikë
   Sport

Fusha ekonomike

Muzika

Sport
Shkencė e Teknikė

Tregime dhe Legjenda Kineze
(GMT+08:00) 2008-02-19 11:25:30    
Komuniteti ndėrkombėtar reagoi nė mėnyra tė ndryshme pėr pavarėsinė e Kosovės

cri

Pasi Kuvendi i Kosovės shpalli mė 17 shkurt shkėputjen e Kosovės nga Republika e Serbisė dhe bėrjen e saj njė "shtet i pavarur sovran", komuniteti ndėrkombėtar ka vazhduar tė reagojė nė mėnyra tė ndryshme pėr kėtė. Mė 18 shkurt nė mbrėmje, Ministria e Punėve tė Jashtme e Serbisė u dėrgoi notė proteste vendeve qė njohėn pavarėsinė e Kosovės.

Sekretari i pėrgjithshėm i OKB-sė Ban Kimoon tha mė 17 shkurt se, sipas rezolutės nr. 1244, misioni i posaēėm i OKB-sė do tė vazhdojė tė administrojė Kosovėn. Mė 18 shkurt, Dhoma e Lartė dhe Dhoma e Ulėt e Parlamentit tė Rusisė miratuan deklaratėn e pėrbashkėt, ku dėnohet shpallja e njėanshme e pavarėsisė sė Kosovės dhe thuhet se ky veprim bie nė kundėrshtim me kriterin bazė tė normave ndėrkombėtare, qė tėrėsia territoriale e njė vendi nuk mund tė ndryshojė.

Mė 18 shkurt, nė mbledhjen e ministrave tė Jashtėm tė BE-sė qė u zhvillua nė Bruksel, u miratua njė rezolutė lidhur me problemin e pavarėsisė sė Kosovės, ku pranohet parimisht qė vendet anėtare mund tė vendosin vetė marrėdhėniet e tyre me Kosovėn. Pastaj, ministrat e Jashtėm tė Francės, Anglisė, Gjermanisė e Italisė shpallėn me radhė njohjen e pavarėsisė sė Kosovės. Krahas kėtyre, edhe Suedia, Belgjika e Irlanda u shprehėn se do ta njohin pavarėsinė e Kosovės nėpėrmjet rrugės diplomatike. Mirėpo Spanja, Qiproja, Greqia, Sllovakia e Rumania u shprehėn se nuk do ta njohin shpalljen e njėanshme tė pavarėsisė sė Kosovės.

Gjatė njė interviste mė 18 shkurt pėr median amerikane NBC, presidenti amerikan Xhorxh W. Bush tha se Kosova "tani ėshtė shtet i pavarur". Edhe Australia shprehu pėrkrahje pėr pavarėsinė e Kosovės. Organizata e Konferencės Islamike bėri njė deklaratė, duke shpallur pėrkrahjen pėr pavarėsinė e Kosovės.

Po mė 18 shkurt, Parlamenti i Serbisė zhvilloi njė seancė tė posaēme, ku me tė gjitha votat pro u miratua vendimi i qeverisė serbe pėr anulimin e shpalljes sė njėanshme tė pavarėsisė sė Kosovės. Kryeministri i Serbisė Koshtunica tha nė mbledhje se qeveria serbe ka marrė vendimin qė tė thėrrasė nė vend nė mėnyrė urgjente ambasadorin e Serbisė nė SHBA. Ai theksoi se kjo masė do tė zbatohet me tė gjitha vendet qė njohin pavarėsinė e Kosovės. Po kėtė ditė, mijėra njerėz zhvilluan demonstratė nė qendėr tė Beogradit. Edhe serbėt nė Kosovė zhvilluan demonstratė nė shenjė proteste kundėr pavarėsisė sė Kosovės. (Wang Lei) (Artan) (Zehng)