v Protokolli mbi bashkėpunimin e uebsajtit nė gjuhėn shqipe tė CRI Oline me botėn e jashtmev Tėrmeti nė Wenchuan
SONDAZH OLIMPIK
ZONA E ANKETAVE
ENCIKLOPEDIA
China Radio International
Rreth Kinës
Nga Bota
   Politikë
   Ekonomi
   Kulturë
   Shkencë e Teknikë
   Sport

Fusha ekonomike

Muzika

Sport
Shkencė e Teknikė

Tregime dhe Legjenda Kineze
(GMT+08:00) 2008-02-18 10:29:33    
Reagime tė ndryshme pėr shpalljen e pavarėsisė sė Kosovės

cri

Sipas njoftimeve tė Radios sė Jashtme tė Kinės, mė 17 shkurt, Kuvendi i Kosovės miratoi deklaratėn e pavarėsisė, duke shpallur se Kosova u bė njė vend i pavarur sovran. Komuniteti ndėrkombėtar bėri reagime tė ndryshme pėr shpalljen e pavarėsisė sė Kosovės.


Me kėrkesėn e Rusisė dhe tė Serbisė, Kėshilli i Sigurimit i OKB-sė zhvilloi mė 17 shkurt njė mbledhje urgjente me dyer tė mbyllura. Pas mbledhjes, nė njė konferencė shtypi, pėrfaqėsuesi i Panamasė nė OKB Arias, vendi i tė cilit ėshtė kryetar i radhės i Kėshillit tė Sigurimit nė kėtė muaj, u bėri thirrje palėve tė ndryshme pėrkatėse qė tė pėrmbahen nė problemin e Kosovės pėr tė shmangur konfliktet e drejtpėrdrejta.


Pas kėsaj konference shtypi, sekretari i OKB-sė Ban Ki-moon publikoi njė deklaratė, ku u bėri thirrje palėve tė ndryshme tė zbatojnė premtimet e mėparshme, duke shmangur ēdo veprim dhe shprehje qė rrezikon paqen dhe sigurimin e Kosovės dhe tė rajonit pėrreth saj. Nė kėtė deklaratė theksohet se para marrjes sė urdhrit nga Kėshilli i Sigurimit i OKB-sė, misioni i posaēėm i OKB-sė nė Kosovė do tė vazhdojė ta konsiderojė rezolutėn nr. 1244 tė kėtij kėshilli si kornizėn e ligjshme tė detyrės sė tij dhe do tė vazhdojė zbatimin e kėsaj detyre sipas zhvillimit tė gjendjes.


Ministria e Punėve tė Jashtme e Rusisė bėri njė deklaratė, nė tė cilėn thuhet se shpallja e njėanshme e pavarėsisė sė Kosovės dėmton sovranitetin e Serbisė, Kartėn e OKB-sė, parimet dhe frymėn e rezolutės nr. 1244 tė Kėshillit tė Sigurimit. Deklarata kėrkon nga OKB-ja tė marrė masa pėr rifillimin e procesit tė zgjidhjes politike tė problemit tė Kosovės.
Ministri i Jashtėm i Rumanisė Cioroianu theksoi se Rumania nuk do tė ndryshojė qėndrimin e kundėrshtimit ndaj shpalljes sė njėanshme tė pavarėsisė sė Kosovės.


Departamenti amerikan i Shtetit u bėri thirrje palėve tė ndryshme pėrkatėse qė tė pėrmbahen pėr tė shmangur ndodhjen e veprimeve provokuese. Presidenti amerikan Bush u shpreh se SHBA-ja do tė vazhdojė bashkėpunimin me vendet aleate pėr tė siguruar qė tė mos ndodhin incidente tė dhunshme gjatė procesit tė pavarėsisė sė Kosovės.


Pėrfaqėsuesi i lartė i BE-sė pėr politikat e jashtme dhe tė sigurimit Solana bėri njė deklaratė, nė tė cilėn thuhet se stabiliteti nė Kosovė dhe nė rajonin e Ballkanit ėshtė i rėndėsishėm. Palėt e ndryshme pėrkatėse duhen tė ndėrmarrin veprime tė pėrgjegjshme. (Ēang Ēuo) (Artan)